Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Deri në të hënën GERB do të kthejë mandatin për formimin e qeverisë

Daniell Mitov
Снимка: BGNES

Në qoftë se “Bullgaria Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë” nuk duan të bisedojnë me GERB për qeverinë e propozuar nga ne dhe për prioritetet e ardhshme të qeverisjes do ta kthejmë mandatin. Këtë e deklaroi para bTV kandidati i GERB për kryeministër Daniell Mitov. Ai vuri në dukje se dyshon se do të ketë bisedime me dy formacionet, për shkak të pozitave të shpallura prej tyre se nuk do të përkrahin një kabinet të propozuar nga GERB.

“Në rast qeverisjeje për të cilën qytetarët bullgarë nuk kanë votuar, domethënë në qoftë se nuk ka lider, i cili të marrë përgjegjësinë si kryeministër, atëherë do të ketë veprime të prapaskenës”. Mitov dha si shembull qeveritë me në krye Ljuben Berov dhe Pllamen Oresharski.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна