Kampingu “Gradina” /”Kopshti”/ është i pari në bregdetin tonë pranë Detit të Zi, i cili do të hapë sot, më 1 maj, stinën turistike. Këtë e bëri të ditur për BNR menaxherja e kampingut, e cila vuri në dukje se tashmë janë bërë rezervimet e para për festat e Pashkëve.
Kampingu “Gradina” ndodhet rreth 30 kilometra larg Burgasit dhe është më i madhi në bregdetin tonë.