Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

UEFA dhe FIFA pyesin se si Borisllav Mihajllov u kthye në krye të Bashkimit Bullgar të Futbollit

Borisllav Mihajllov
Снимка: BGNES

Selitë e futbollit botëror dhe të atij evropian FIFA dhe UEFA kërkuan një shpjegim nga Bashkimi Bullgar i Futbollit, se si kryetari i dorëhequr Borisllav Mihajllov u kthye në postin e tij para zhvillimit të kongresit të jashtëzakonshëm të Bashkimit të miratuar nga Cyrihu. "Ne po ju shkruajmë në sfondin e lajmeve të fundit se Mihajllov e ka tërhequr dorëheqjen si president i Bashkimit Bullgar të Futbollit, të cilën ai e kishte paraqitur në tetor 2019, dhe tani, pas miratimit nga komiteti ekzekutiv, e ka zënë përsëri postin. Në veçanti, ju lutemi të sqaroni se cilat janë dispozitat e Statutit të Bashkimit Bullgar të Futbollit ose të legjislacionit përkatës kombëtar në bazë të të cilave komiteti ekzekutiv pretendon se ka vendosur të miratojë dorëheqjen e tërhequr ", thuhet në pyetje.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна