Këshilli Publik i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ bën thirrje për vendosjen e moratoriumit mbi uljen e fondeve për median. “Insistojmë që subvencionimi buxhetor të rikthehet në shumën e tij fillestare”, shkruajnë anëtarët e këshillit në një letër drejtuar Presidentit, Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Këshillit i Mediave Elektronike. Gjatë dy muajve të fundit me vendim të qeverisë në dorëheqje subvencionimi i radios publike u ul dy herë me afro 1 milion leva gjithsej. Drejtori i Përgjithshëm Andon Balltakov tashmë nguli këmbë që fondet të rikthehen dhe theksoi, se përndryshe kostot operative do të duhet të zvogëlohen. “Zbatimi normal i misionit publik të radios është i kërcënuar”, shtoi ai.
Në një intervistë për BNR, gazetarja Svetlla Petrova nga Këshilli Publik i BNR shprehu qëndrimin se shkurtimi i radhës i buxhetit të medias është “një aksion ndëshkimi ndaj BNR sepse ajo sillet si një media e pavarur që i shërben shoqërisë dhe jo disa qarqeve të korporatave dhe të pushtetit të tanishëm”.