Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Eurodeputetë bullgarë ankohen për qeverinë e përkohshme

Снимка: europarl.europa.eu

6 eurodeputetë nga GERB/​​SDS u dërguan një letër kolegëve të tyre në Parlamentin Evropian dhe Komisionerëve Evropianë. Ata theksojnë se qeveria e përkohshme e Bullgarisë vepron si ekipi zgjedhor i Presidentit Rumen Radev.

“Metodat e përdorura janë të njëjta me ato të policisë komuniste kur shtypnin kundërshtarët e tyre politikë”, theksojnë të gjashtë eurodeputetë. Shprehja e Ministrit të Brendshëm Bojko Rashkov “ish njerëz” u përdor nga regjimi komunist për të treguar kundërshtarët e tij që u dërguan në kampe ose për vdekje.

Eurodeputetët janë të shqetësuar për shefen e kabinetit të ministrit Elena Fiçerova. Ata theksojnë se Fiçerova është e lidhur me oligarkun e lojërave të fatit Vasill Bozhkov dhe mendojnë se varësitë midis Bozhkovit dhe kabinetit janë të mundshme.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени