Para shpalljes së sanksioneve kundër oligarkëve Vasill Bozhkov dhe Deljan Peevski, ambasadorja amerikane Hero Mustafa pati takime me ambasadorë të shumtë në Sofje nga vendet aleate, presidentin bullgar, zyrtarë të qeverisë, drejtues të partive të ndryshme, përfshirë Bojko Borisovin dhe aktivistë nga sektori civil.
Këtë e njoftoi Mustafa në një takim me gazetarë bullgarë, në të cilin morri pjesë gjithashtu Paul Ahern, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Financave në Uashington.
“Ne nuk jemi takuar me Kryeprokurorin Geshev. Nuk është ende në axhendën tonë”, tha Mustafa. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t'i sigurojnë të gjitha informacionet në dispozicion prokurorisë bullgare, Ahern tha se institucioni do të ketë qasje vetëm në njoftimin zyrtar. “Përmes bashkëpunimit dypalësh, ne do të jemi të lumtur të punojmë me juridiksione të huaja aq sa kemi mundësi”, shpjegoi ai.