Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov: Katër nga çdo 100 njerëz të infektuar me Covid-19 vdesin

Ministi dr.Stojço Kacarov
Снимка: BGNES

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Stojço Katsarov, justifikoi futjen e masave të reja kundër epidemisë me vdekshmërinë e lartë nga koronavirusi dhe numrin në rritje të shtretërve të zënë spitalorë. "Katër nga çdo 100 njerëz të infektuar me Covid-19 vdesin," tha ai për bTV. Sipas tij, kufizimet, të cilat hyjnë në fuqi më 7 shtator, janë sa më të matura dhe në të njëjtën kohë efektive. Ai shtoi se shumica e masave mund të hiqen nëse stafi dhe vizitorët e një restoranti kanë një certifikatë të gjelbër. Po mendohet gjithashtu mbi një "detyrim për t'u mbrojtur për profesione të caktuara", të tilla si personeli i azileve dhe spitaleve. Sipas ministrit, nuk bëhet fjalë për vaksinim të detyrueshëm, por për një test të rregullt ose një certifikatë që vërteton kalimin e sëmundjes, ose imunizimin.


БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна