Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Një galeri në Sofje transmeton live nga Parisi projektin e fundit të Christo

Christo
Снимка: BGNES

Galeria Vivacom Art Hall në Sofje do të transmetojë live nga Parisi një nga ngjarjet kulturore më të shumëpritura në Evropë - hapja zyrtare e projektit të fundit të Christos "Paketimi i Harkut të Triumfit".

"Do të jetë si i gjallë, do të ringjallet nga era dhe do të pasqyrojë dritën. Palosjet do të lëvizin, sipërfaqja e monumentit do të bëhet sensuale," tha artisti me origjinë bullgare duke e prezantuar instalimin e vet. Në vitin 1961, Christo mbërriti në Paris dhe që nga ai moment ndjeu një tërheqje të fortë ndaj Harkut të Triumfit. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, projekti i tij u përfundua dhe monumenti u mbështjell me 25 000 metra katror pëlhurë të riciklueshme të polipropilenit në ngjyrë blu argjendi dhe me 3000 metra katrorë litar të kuq.

Instalimi i përkohshëm i artit i Christos do të mund të shihet deri më 3 tetor të këtij viti.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна