Që nga 1 tetori që të hyni në Britaninë e Madhe duhet të dispononi pasaportë. Vendi nuk do të njohë më kartat bullgare të identitetit. Ndryshimi është pjesë e rregullave të reja të imigracionit të vendosura pas Brexit. Një përjashtim deri në vitin 2025 do të bëhet vetëm për bullgarët që janë me qëndrim të përhershëm në Ishull dhe disponojnë statusin e qëndrimit afatgjatë. Autoritetet britanike këshillojnë që të udhëtohet me pasaporta ndërkombëtare sepse kjo i lehtëson kontrollet kufitare.
320 370 shtetas bullgarë kanë aplikuar për statusin e qëndrimit afatgjatë në Britaninë e Madhe. Deri më tani, 292 550 bullgarë kanë marrë një leje qëndrimi.