Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në listën e pesë vendeve anëtare të BE-së me financa më stabile

Analisti ekonomik Lëçezar Bogdanov nga Industry Watch
Foto: BGNES
Në raportin e fundit të Komisionit Evropian kushtuar politikës fiskale të vendeve anëtare të BE-së Bullgaria është në grupin e pesë shteteve me financa më stabile publike. KE vë në dukje faktin, se krahas Danimarkës, Finlandës, Suedisë dhe Estonisë radhitet dhe Bullgaria, pozicionet fiskale të së cilës janë shumë të qëndrueshme.

Për shkak të krizës në BE vihet re një keqësim i financave shtetërore dhe qëllimi i raportit është të tregojë vendet, buxhetet e të cilave fshehin rrezik për zhvillimin e ardhshëm të ekonomive të tyre për shkak të shpenzimeve të mëdha. Është alarmant dhe fakti, se me gjithë kufizimet e ndërmarra, deficitet buxhetore të shumë vendeve evropiane pritet të rriten mbi 6%. Gjatë viteve të fundit Bullgaria kishte jo deficit por tepricë në buxhet prej 3%. Tani qeveria ka ambicien vitin 2009 ta përfundojë me një saldo të balancuar duke respektuar proverbin e vjetër bullgar “të shtrijë këmbët sa ke jorganin”. Kështu shpenzimet nuk do të tejkalojnë të ardhurat.

Hyrja e Bullgarisë në grupin e pesë vendeve të para për nga stabiliteti financiar do të rrisë si imazhin e saj ashtu dhe vlerësimin e kredisë.

“Më e rëndësishme është se vënia e vendit tonë në grupin e më të mirëve për nga këto kritere pasqyron realitetin – komentoi raportin e KE-së analisti ekonomik Lëçezar Bogdanov nga Industry Watch. Gjatë viteve të fundit, ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, Bullgaria me të vërtetë kishte një politikë shumë të balancuar fiskale. Dhe në fund të fundit kjo dha rezultate, dhe një prej tyre është se kriza reflekton në vendin tonë me një barë relativisht më të vogël.”

Kërkesat për hyrjen në zonën e euros lejojnë deficit deri në 3% në buxhetin e shtetit, kurse ne disa vite me radhë kemi tepricë mbi 3% në buxhet.

“Në praktikë kemi kursyer më shumë se sa ka qenë e nevojshme. Bullgaria arriti të zhvillojë një reformë fiskale, drejtuar te ulja e kuotave fiskale dhe njëkohësisht me këtë tregoi, se mund të ketë financa të qëndrueshme publike me tepricë buxhetore jo me deficit siç ndodhi në mjaftë vende të tjera evropiane.”

Ambicia e qeverisë të përpilojë një buxhet të balancuar për këtë dhe për vitin e ardhshëm, përveç angazhimit politik ka për qëllim dhe hyrjen e Bullgarisë në zonën e euros.

“Kjo është një objektivë e rëndësishme strategjike, ndoshta më e rëndësishmja mbasi tashmë kemi përmbushur objektivat e tjera afatgjata të vendit siç është anëtarësimi në NATO-në dhe në BE. Kështu qe ia vlen të tregohen këto përpjekje” – thotë analisti Lëçezar Bogdanov.

Ndryshe nga Belgjika, borxhi i jashtëm i së cilës është mbi 100% prej Produktit të brendshëm bruto dhe fsheh rrezik për ekonominë e vendit, Bullgaria ka një borxh shumë të vogël të jashtëm prej 15 % nga Produkti i brendshëm bruto. A jemi në grupin e më të mirëve edhe për nga ky tregues?

“Në praktikë, po të pranojmë, se qeveria ka dhe një rezervë fiskale, e cila është investuar në tregjet ndërkombëtare, mund të themi, se shteti nuk ka borxh të jashtëm publik. Dhe ky ishte një sukses i madh i disa qeverive të radhës, të cilat e shlyenin pjesërisht borxhin e jashtëm. Aktualisht kemi në pozita shumë të mira në krahasim me disa vende të tjera në Evropë, si Greqia ose Italia për shembull, ku raportet janë të tmerrshme. Do të thosha se mjaft vende anëtare të zonës së euros tashmë nuk u përgjigjen kritereve për anëtarësi, por vazhdojnë të bëjnë pjesë në këtë zonë vetëm për shkak se nuk ka mekanizëm politik për përjashtimin e një shteti nga zona e euros. Në këtë kuptim Bullgaria meriton më shumë se gjysma prej vendeve të zonës së euros të jetë në të.”

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD