Qyteti piktoresk Elena ndodhet në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina, në të ashtuquajturin Ballkani i Elenës, rreth 40 kilometra larg nga kryeqyteti mesjetar i Bullgarisë –Veliko Tërnovo.
Është një destinacion i domosdoshëm për vizitorët e pasionuar pas historisë bullgare, të cilët dëshirojnë të shëtisin nëpër rrugicat me kalldrëm dhe të mrekullohen nga arkitektura e saj e bukur e periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare.
Një nga ndërtesat më emblematike është ajo e shkollës së parë klasike në Bullgari për përgatitjen e mësuesve. Një nga nxënësit e parë të saj ishte poeti i shquar Petko Sllavejkov.
Kjo shkollë u themeluar në vitin 1843 nga Ivan Momçillov.
Kisha më e vjetër në qytetin Elena është “Shën Nikolla”, për të cilën ekzistojnë dokumente të shkruara që datojnë nga viti 1518. Në vitin 1800 ajo u shkatërrua nga osmanët, por u rindërtua përsëri vetëm për 40 ditë në vitin 1804.
Pranë saj ndodhet kisha madhështore “Fjetja e Hyjlindëses”, e ndërtuar tërësisht prej guri në vitin 1838.
Kulla e kambanores u ndërtua më vonë, në vitin 1912.
Një tjetër atraksion i njohur në Elena është Kulla e Sahatit, e ndërtuar në vitin 1812 nga një mjeshtër i panjohur dhe që ngrihet në një lartësi prej 12.5 metrash.
Menjëherë pranë saj ndodhet edhe monumenti i gazetarit amerikan Januarius MacGahan, i cili luajti një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e mizorive gjatë shtypjes së Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 dhe ishte një mbrojtës i zjarrtë i kauzës kombëtare bullgare.
Një fakt interesant është se në Elena ndodhet edhe një Muze i Paleontologjisë, që është pjesë e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ai është i vendosur në Shtëpinë e Popnikollovit – një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit, që daton nga periudha e Rilindjes Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Rosica Petkova
Zhytuni në historinë, arkitekturën dhe bukurinë natyrore të Bullgarisë me miniaturat në muzeun në ajër të hapur "Park Mini Bullgaria" në qytetin e Veliko Tërnovos . Pallati dhe Kopshti Botanik në qytetin e Ballçikut Manastiri..
Më pak se dy orë rrugë në veriperëndim të Sofjes, njeriu gjendet në një vend ku koha sikur ndalet – në bjeshkët malore të Malit Stara Pllanina përreth qytetit Vraca, të quajtura bullgarisht Vraçanski Ballkan. Gjethnaja e dendur, majat shkëmbore..
Nëse dëshironi një shëtitje të këndshme jo shumë larg Sofjes, mund të vizitoni një nga qytetet më me dielli në Bullgari – Pazarxhik. Vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti dhe rreth tridhjetë minuta nga qyteti i dytë më i madh në vend,..