Para disa ditësh stacioni më i ri i metrosë së Sofjes – Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” agoi me një ekspozitë të pazakonshme me titullin “Kujt i është e dashur Rila?” Ajo përfshin mbi 40 fotografi, të cilat zbulojnë bukurinë e pakrahasueshme të malit, në kontrast me plehrat e hedhur dhe plagët e hapura nga ndërtimet e shumta. Kjo është shfaqja e parë kulturore në stacionin e metrosë dhe realizohet me partneritetin e Bashkisë së Kryeqytetit. Mik i posaçëm i hapjes ishte ambasadori i Irlandës në Bullgari, zoti Geoffrey Keating. Ai shprehu mbështetjen e tij për ruajtjen e malit të Rilës si një pjesë e trashëgimisë natyrore të botës. Ekspozita e fotografive do të mbetet në stacionin e metrosë një muaj. Ajo është një pjesë e nismave të ndryshme që kanë për qëllim të provokojnë më shumë përgjegjësi për ruajtjen e natyrës unike të Rilës, thonë organizatorët nga shoqata “Qytetarët për Rilën”.
Ekspozita “Kujt i është e dashur Rila?” është një pjesë e muajit që do t’i kushtohet malit më të lartë në Ballkan. Aktivitetet kulturore të fushatës për ruajtjen e pasurive natyrore të Rilës do të vazhdojnë deri më 20 nëntor. Ekspozita përfshin fotografi nga marshimi i organizuar gjatë kësaj vere me moton “E dua Rilën dhe eci më këmbë”. Fotografitë tregojnë, se mënyra më adekuate për të komunikuar me malin është ecja më këmbë, thotë Vera Petkançin nga shoqata “Qytetarët për Rilën”. Është zgjedhur dhe një sesion fotografish me peizazhe nga Rila, të cilët ndikojnë në mënyrë estetike. Ka dhe fotografi që tregojnë shkelje në rajonin e të shtatë liqeneve të Rilës, të cilat janë mbledhur me konkurs.
“Konkursi quhej “Marrëzi pranë liqenit” – rrëfen Vera Petkançin. – Ideja ishte të mbledhim fotografi nga rajoni i liqeneve pas vënies në eksploatim të teleferikut. Një nga fotografitë më shokuese është ajo që tregon vargun e njerëzve që presin për teleferikun. Distanca që kalohet më këmbë midis dy shtëpive turistike – “Pionerska” dhe “Të shtatë liqenet”, është një orë e gjysmë, kurse njerëzit prisnin mbi dy orë për teleferikun. Shumica e këtyre njerëzve janë të rinj, të shëndoshë dhe më mirë për ta është të lëvizen më këmbë dhe të ndiejnë bukurinë e malit. Tani, kur ka shumë mundësi të shkosh në mal, e pyes veten në se do të arrijmë t’i arsimojmë të gjithë njerëzit si të sillen në mënyrë adekuate në mal.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..