Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbështet anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në fund të javës së kaluar Komisioni Evropian publikoi raportet për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për periudhën tetor 2008 – shtator 2009 lidhur me anëtarësimin e tyre në BE. Zgjerimi i BE-së, veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor, është shumë i rëndësishëm për Bullgarinë si një vend nga ky rajon, komentoi për Radio Bullgarinë eurodeputeti nga Partia e Socialistëve Evropianë, Kristain Vigenin. Sipas tij raportet pasqyrojnë përparimin e çdo një vendi kandidat që zhvillon bisedime për anëtarësim, si edhe të vendeve që do të përfshihen në këtë proces në të ardhmen.

“Vlerësimi i KE-së për Kroacinë është se bisedimet për anëtarësim mund të përfundojnë që sivjet, pasi u arrit marrëveshje për konfliktin kufitar të vendit me Slloveninë, dhe mund të nënshkruhet marrëveshje për anëtarësim në BE – nënvizoi zoti Vigenin. – Data konkrete e anëtarësimit është herët të jepet, por është fakt se Kroacia është në një fazë të përparuar. Për ne është shumë e rëndësishme perspektiva evropiane e Maqedonisë. Në raportin e KE-së ajo merr rekomandim për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE. Pra, tashmë 4 vjet Maqedonia ka statutin e një vendi kandidat dhe 4 vjet ajo nuk fillon bisedime. Tani KE-ja rekomandon pikërisht këtë. Dhe Këshilli Evropian duhet të marrë vendim se kur të fillojnë bisedimet. Problemi kryesor i Maqedonisë është konflikti me Greqinë për emrin e vendit. Por le të shpresojmë se perspektiva e Maqedonisë bëhet më e favorshme. Pa hyrë në detaje, mund të them se procesi shkon në drejtim pozitiv. Megjithë vështirësitë, sot zgjerimi i BE-së është më i afërt se sa para një viti. Dhe një vlerësim që unë dhashë në seancën e komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian është se këtej e tutje ky proces duhet të zhvillohet me një sukses më të madh. Sepse kur Marrëveshja e Lisbonës do të ratifikohet, BE-ja do të ketë zhdërvjelltësinë e nevojshme dhe aftësinë të integrojë anëtarë të rinj. Kriza institucionale që e pamë gjatë disa viteve të fundit ishte një pengesë e madhe për vendet kandidate, sepse ato nuk ishin të sigurta se, megjithëse bëjnë përpjekje të mëdha, një ditë do të bëhen pjesë e BE-së. Kjo pengesë nuk ekziston më. Nga ana tjetër kjo duhet të jetë një stimul për vendet kandidate të punojnë edhe më aktivisht. Është e dukshme se procesi përparon.”

A mbështet Bullgaria secilin prej këtyre vendeve?

“Pozita zyrtare e Bullgarisë gjithmonë ka qenë në mbështetje të anëtarësimit të këtyre vendeve në BE – tha zoti Vigenin. – Veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë fqinjat tona, nuk ka pasur hezitime. I vetmi vend që zhvillon bisedime për anëtarësim dhe perspektiva e tij evropiane pranohet me ndjenja të përziera, përfshi dhe në Bullgari, është Turqia. Por nuk kam dëgjuar për ndrysim të pozitës bullgare se në qoftë se Turqia zbaton kriteret e BE-së, ajo duhet të anëtarësohet. Ky është një angazhim i BE-së, duke filluar bisedimet për anëtarësim të Turqisë. Por Turqia duhet të kuptojë se duhet të zbatojë çdo një kriter që të ketë një rrugëdalje pozitive nga bisedimet. Procesi zhvillohet ngadalë, por ka përparim. Një nga kritikat ndaj Turqisë është se ende nuk janë normalizuar marrëdhëniet me Qipron, e cila gjithashtu është anëtare e BE-së. Mungesa e përparimit në këtë drejtim me siguri bllokon tërë procesin. Ka dhe probleme të tjera. Një hap që pritet prej shumë kohe është normalizimi i marrëdhënieve me Armeninë. Gëzohemi se u bë fakt pikërisht para raportit të KE-së. Ky është një plus për Turqinë, por gjithashtu një sinjal se kur dëshiron, mund të zbatojë atë që kërkohet për të përparuar në procesin e bisedimeve me BE.”

A ka instrumente konkrete, me të cilat Bullgaria mund të ndihmojë për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit të tyre në BE?

“Jashtë instrumenteve zyrtare, Bullgaria mund të ndihmojë nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh. Ne mund të ndihmojmë me përvojën tonë, sepse Bullgaria ishte vendi i fundit që, bashkë me Rumaninë, u bë anëtar i BE-së. Institucionet tona e dinë më mirë se çfarë janë vështirësitë dhe çfarë probleme duhet të kapërcehen. Dhe ne në të vërtetë mund t’i ndihmojmë fqinjët tonë të mos bëjnë të njëjtat gabime si ne. Në këtë drejtim kishte kontakte në nivel dypalësh. Parlamentet gjithashtu janë shumë të rëndësishme, sepse ato miratojnë ligjet e lidhura me përgatitjen për anëtarësim në BE.”

Qeveria e re deklaroi se Bullgaria ka dëshirë të marrë resorin e komisionerit evropian për zgjerim. A është real ky resor për ne?

“Më duket se po, veçanërisht në se kandidati për komisioner evropian është ministrja e jashtme Rumjana Zheleva – u përgjigj Kristian Vigenin. – Ne kemi shumë argumente për këtë resor. Unë veçanërisht e mbështes idenë që Bullgaria të marrë resorin e zgjerimit, ndërsa për resorët e tjerë, për të cilat u bënë deklarata, nuk mendoj se me këtë kandidat do të mund të luftojmë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD