Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpikësit bullgarë në Vitin evropian të krijimtarisë dhe inovacioneve

Një banesë në formë gjysmë sfere, këpucë mbi jastëkun ajror dhe një rrëshqitëse nënujore - ato janë vetëm një pjesë prej ideve më kureshtare inovacioni të prezantuara nga shpikësit bullgarë në ekspozitën e parë kombëtare të shpikjeve dhe inovacioneve “BullInvent 09” në Sofje.
Foto: Rumjana Cvetkova

Një banesë në formë gjysmë sfere, këpucë mbi jastëkun ajror dhe një rrëshqitëse nënujore - ato janë vetëm një pjesë prej ideve më kureshtare inovacioni të prezantuara nga shpikësit bullgarë në ekspozitën e parë kombëtare të shpikjeve dhe inovacioneve “BullInvent 09” në Sofje. Në Shtëpinë Kombëtare të Teknikës 20 shpikës bullgarë prezantojnë idetë e tyre më të reja në fushën e kimisë, industrisë së ndërtimit të makinave, ndërtimit, mjekësisë dhe në sfera të tjera. Veprimtaria u organizua nga Bashkimi i Shpikësve në Bullgari me përkrahjen e Federatës së Bashkimeve Teknike Shkencore dhe Dikasterit të Patentave. Ekspozita i kushtohet Vitit të krijimtarisë dhe inovacioneve, shpallur nga BE-ja. Qëllimi është të popullarizohen shpikjet bullgare dhe të provokohet interesi i biznesit ndaj inovacioneve.

Sipas të dhënave të Dikasterit të Patentave çdo vit në të shtrohen afro 220 kërkesa për patente të inovacioneve. Në të kaluarën jo të largët kërkesat ishin dhjetëra më shumë. Sipas kryesekretarit të Bashkimi të Shpikësve, prona intelektuale në Bullgari është e mbrojtur mirë. Legjislacioni bullgar është modern dhe iu përgjigjet standardeve evropiane. Problemi përqendrohet në transferimin e një ideje në një produkt teknologjik për shkak të interesit të dobët nga ana e biznesit. Inxhinieri Milen Deçkov gjithashtu kërkon investitor për shpikjen e vet – një banesë në formë gjysmë sfere, me gjithë që kjo banesë është më e lirë se sa ndërtimi tradicional. Krahas kësaj kjo lloji banese është ekologjike, iu përshtatet ambientit rrethues dhe kursen energji. Ajo mund të transferohet nga një vend në ndonjë vend tjetër. Sipas shpikësit forma jo tradicionale e sferës garanton, që nëpërmjet një sipërfaqe minimale të mbulohet një vëllim maksimal. Forma e sferës pastron gjeopatologjinë e sipërfaqes tokësore.

Më shumë për përparësitë e kësaj shtëpie atraktive sjell autori Milen Deçkov: “Kjo shtëpi iu përgjigjet kërkesave për mbrojtje sizmike. Nuk ekziston frika, se diçka do të rrëzohet mbi njeriun. 50 për qind nga jeta e njeriut kalon në banesë, kështu që shtëpia në formë sfere mund të ndihmojë për uljen e stresit. Rryma elektrike e banesës mund të sigurohet nëpërmjet sistemeve fotovoltaike. Në të mund të përdoren edhe instilacione të gatshme për pastrimin e ujit, domethënë nuk është e domosdoshme një infrastrukturë në formën klasike. Komforti sigurohet nga interieri i brendshëm, i cili plotësisht është prej druri. Konstruksioni i jashtëm është me një mbulesë prej plastike qelqi. Shtëpia prodhohet në uzinë dhe vendoset atje ku dëshiron pronari.”

Në ekspozitë mund të shihen edhe novitete interesante në fushën e turizmit. Të tilla janë idetë e shpikësit të ri Martin Nikollov, i cili prezanton një projekt i rrëshqitëses nënujore dhe i anijes me motor me një aparat nënujor për shëtitje turistike në det dhe për vëzhgime nënujore. Saja nënujore përbën një kabine për 4 veta me formë hidrodinamike punuar nga një materiali i tejdukshëm. Ajo tërhiqet nga një motobarke dhe ka mundësi që turistët të ngjiten në të pa impiante suplementare. Si barkat e zakonshme ajo lundron mbi sipërfaqen ujore, por me arritjen e një shpejtësie të caktuar, mbi krahët nënujorë fillon të ushtrojë forcën e domosdoshme hidrodinamike, në sajë të së cilës ajo zhytet nën ujin. Për ngasjen e motobarkës nuk janë të domosdoshme aftësi speciale. Krahas kësaj ajo është shumë e sigurt, edhe në rast avarie, vetë dal në sipërfaqen ujore.

Nikollaj Arnautski shpiki një paketim të ri – shishe me një kapak special me kontejner. Ky inovacion mund të gjejë një aplikim të gjerë në industrinë ushqimore, për shembull në mbushjen e shisheve me çaj prej barna. Përparësia e kapakut është, se në sajë të tij ruhen lëndët e dobishme të barnave, pa shfrytëzimin e konservues. Për shpikjen e vet Nikollaj Arnautski tregon: “Substanca aktive biologjike përmbahet në kapakun special, të veçuar nga uji, kur bëhet fjalë për çaj prej barna. Lidhja bëhet në momentin e konsumimit. Kjo ndihmon për zgjatjen e afatit të skadimit. Kjo teknologji mund të aplikohet në farmaceutikën, kur duhet të lidhet një antibiotik me ujin, që të bëhet suspenzion i gatshëm. Kapaku mund të gjejë aplikim edhe në kiminë jetike, kur për shembull një rrëshirë epokside duhet të lidhet me një sasi të caktuar ngurtës dhe kjo duhet të bëhet në momentin e përdorimit, jo para kësaj.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Kvaratskhelia nga Gjeorgjia: Paqja është një bekim që nuk duhet ta marrim si të mirëqenë

Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..

botuar më 25-05-18 9.00.PD

Ekspozitë për BNR në Burgas – Radioja, përmes së cilës kalon e gjithë jeta shoqërore dhe kulturore e vendit tonë gjatë 90 viteve të fundit

Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..

botuar më 25-05-18 7.00.PD

Shkolla Bullgare e së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel po përgatitet për 24 Majin

Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..

botuar më 25-05-16 6.55.PD