Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Kvaratskhelia nga Gjeorgjia: Paqja është një bekim që nuk duhet ta marrim si të mirëqenë

Foto: BNR Varna

Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në librin e saj autobiografik "Çanta e zezë prej kanavacë" gjeorgjiania Ekaterina Kvaratskhelia. Ajo është vetëm 13-vjeçare në kohën e luftës civile në Gjeorgji nga viti 1991 deri më 1993. I duhet të rritet shumë shpejt dhe të kujdeset për motrën e saj më të vogël, Sofinë, atëherë gjashtë vjeçe. Të dyja shpëtojnë për pak nga bombardimet në qytetin e tyre të lindjes, Sukhum. Rruga i çon fillimisht në kryeqytetin Tbilisi, e prej andej drejt Bullgarisë në vitin 1993. Prej gati 30 vitesh Katja jeton në Varna, ku përfundon arsimin e lartë në Universitetin Ekonomik të kryeqytetit tonë detar. Sot është një zonjë biznesi e suksesshme, ndan kohën mes kompanive private që ajo drejton, përkthimeve nga dhe në gjuhën gjeorgjiane dhe kujdesit për tre fëmijët e saj. Thotë se libri i saj është tregim për rrugën e gjatë nga ferri i luftës në Gjeorgji drejt shtëpisë së re, drejt jetës së re në Bullgari. 



Analogjia mes ngjarjeve të sotme në Ukrainë dhe historisë së Gjeorgjisë është e pashmangshme: 

"Botimi i librit lidhet me luftën në Ukrainë. E kam shkruar prej shumë kohësh. I kisha premtuar edhe gjyshes, që një ditë do ta botoj, por lufta në Ukrainë më shtyu ta bëj këtë, sepse kur shikoja çfarë ndodhte, për mua kjo ishte një déjà-vu e vërtetë. Nuk shoh ndonjë ndryshim mes asaj kohe dhe sot, ndoshta vetëm që tani ka zë, informacioni përhapet shpejt, kurse atëherë askush nuk e dinte çfarë ndodhte në Sukhum. Më e keqja në çdo luftë është se vuan njeriu i thjeshtë, banorët e vendbanimeve. Njerëz që detyrohen të luftojnë, përfshirë edhe babain tim – vullnetarë dhe njerëz që janë thirrur me fletëthirrje, të cilët janë detyruar të luftojnë. Vuajnë dhe mbi të gjitha fëmijët, të cilët shohin këtë tmerr" – nuk harron të kujtojë Ekaterina. 

Pasi e sheh se lufta nuk do të ketë përfundimin e ëndërruar, babai i saj gjen mënyrë për të shpëtuar familjen e vet dhe arratisja e tyre i çon në Bullgari. "Pas shumë pune dhe kontakteve, ai arriti të ndërtojë një biznes të suksesshëm në fushën e telekomunikacionit, ishte edhe garues në rally dhe solli shumë fitore në Bullgari" – thotë bashkëbiseduesja jonë. Por kujtimet për luftën nuk zbehen kurrë: 



"Motra ime i mban mend të gjitha nga kjo luftë, pavarësisht se ishte vetëm 6 vjeç. Kur vendosa ta përfundoj librin, meqë nuk merrem me art, ndërsa ajo është në këtë fushë, e luta të vizatonte disa skena në të me laps. Po mendoja nëse duhet t’i tregoja për kohën në bunker, apo në aeroport, por ajo më tha që edhe ajo i mban mend. Skena, në të cilën jemi në aeroport, është më e rëndë për të gjithë ne, ndaj ajo më tha që emocionalisht, nuk mund ta vizatonte. Atëherë kërkuam ndihmën e një piktoreje nga Tërgovishte, e cila e vizatoi atë që ishte përshkruar me fjalët tona." 

Puna si përkthyese e lidh Ekaterina Kvaratskhelian me shumë bashkëkombës të saj në Bullgari, disa prej të cilëve kanë ardhur gjithashtu këtu si pasojë e luftës në atdheun e tyre. Kanë madje edhe një media të vetën – radio gjeorgjiane në Bllagoevgrad, ku Katja ka qenë e ftuar për një intervistë me rastin e librit të saj. 

Gjeorgjiania shpreson që historia e saj të arrijë tek shumë njerëz. Ajo dëshiron që të rinjtë, pavarësisht botës digjitale në të cilën jetojnë, të dinë që rreth tyre ka njerëz që kanë jetuar në vende me kërcënim real për jetën e tyre. Ajo pranon se 90% të tirazhit ka arritur t’ua dhurojë vetë personalisht atyre që dëshirojnë ta lexojnë. Në çdo kopje ajo lë të njëjtin mesazh për lexuesin – "Me dëshirë për paqe!", sepse e di që ky bekim nuk është i mirëqenë. 

Foto: BNR Varna, arkivi personal

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozitë për BNR në Burgas – Radioja, përmes së cilës kalon e gjithë jeta shoqërore dhe kulturore e vendit tonë gjatë 90 viteve të fundit

Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..

botuar më 25-05-18 7.00.PD

Shkolla Bullgare e së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel po përgatitet për 24 Majin

Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..

botuar më 25-05-16 6.55.PD

Agjencia sociologjike "Mjara": 63% e bullgarëve mbështesin idenë e një referendumi për euron

Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..

botuar më 25-05-14 5.08.MD