Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapat e mi drejt Sofjes sime

Pllakati i nismës së UNICEF-it “Bashki - mik i fëmijës”
Foto: arkiv
Le të ketë më shumë fëmijë të lumtur në Sofje. Kjo ishte ideja e 100 nxënësve nga disa shkolla të kryeqytetit, të cilët morën pjesë në një diskutim me temë “Hapat e mi drejt Sofjes sime”, organizuar nga UNICEF Bullgaria. Rasti konkret ishte përvjetori i 20 i krijimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijës, si edhe shpallja e 13 bashkive “mik të fëmijës”, ndër të cilat është dhe Sofja.

Hollësi për nismës na tregon Cveta Brestniçka, kryetare e Asociacionit të Prindërve, partner i UNICEF Bullgarisë: “Shpallja e bashkive “mik të fëmijës” është një nismë e UNICEF-it, e cila ka për qëllim të ndihmojë bashkitë të krijojnë politikat e tyre vendore ashtu që të vënë fëmijët në qendër të vëmendjes, sepse të gjithë ne jemi të bindur se në se fëmijët jetojnë mirë, kjo do të thotë se të gjithë ne jetojmë mirë. Nisma e sotme është hapësira e parë e hapur për fëmijë. Ajo titullohet “Hapat e mi drejt Sofjes sime”. Ideja është që t’u japim mundësi fëmijëve të shprehin mendimin e tyre në çfarë qytet dëshirojnë të jetojnë dhe si vetë ata mund të kontribuojnë që të bëhet kryeqyteti një vend më i mirë për të banuar.”

Me ndihmën e lodrave fëmijët prezantuan idetë e tyre se si duhet të duket Sofja. Të gjithë ishin unanimë se duhet të ketë më shumë parqe. Ndër idetë më origjinale ishte krijimi i stemës së Sofjes me lule afër aeroportit që të mundë të shihet nga avionët. Sipas fëmijëve Sofja do të bëhet një vend më i mirë për të banuar, po të ketë më shumë mundësi për krijimtari në qytet, i ashtuquajturi “art i rrugës”. Prandaj ata propozuan të krijohen mure të posaçme për grafiti, të cilat të bojatisen çdo javë, si edhe të ndërtohen skena dhe pajisje të posaçme për gara. Ndotja e qytetit është ndër problemet kryesore, janë kategorikë vogëlushët. Prandaj ata i këshilluan nëpunësit në bashki:

“Të mbledhin plehrat. Dhe njerëzit të mos i hedhin më gjithkund – thotë Antoni, nxënës në klasën e shtatë. – Që të mos ketë ndotje, duhet të ketë gjoba. Dhe sa më shpejt të riparohen rrugët që të mos ketë aq shumë aksidente.”

Biljana dhe Mihaela, gjithashtu në klasën e shtatë, thonë se fëmijët mund të bëjnë shumë për qytetin. “Fëmijët janë e vetmja shpresë e Sofjes, sepse kanë imagjinatë të pasur dhe mund të bëjnë gjithçka”, mendon Biljana. Ja se çfarë tregoi ajo për idenë e tyre:

“Ne dëshirojmë të bëjmë më shumë sheshe lojërash për fëmijë që të mos mbeten fëmijët tërë ditën në shtëpi dhe të luajnë me kompjuterët. Më mirë të shkojnë jashtë në ndonjë vend të bukur dhe të zbaviten me miqtë. Dëshirojmë të ketë dhe shumë lule. Por më e rëndësishmja është që të ketë vende ku të luajnë fëmijët. Sepse për fat të keq në Sofje ato nuk janë shumë. Për shembull në lagjen tonë ka sheshe lojërash për fëmijë, por ato janë shumë të vjetra dhe askush nuk dëshiron t’i rinovojë.”

Të gjitha propozimet që u formuluan gjatë takimit fëmijët ia dorëzuan kryetares së re të bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova. Ajo i mori me fjalët: “I përkrah idetë tuaja dhe ju premtoj se do të bëjë gjithçka të mundur që të bëhen realitet.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD