Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rasti bullgar” në sfondin e mozaikut demografik evropian

Një nga çështjet më aktuale bashkëkohore në shtetet e Evropës është vjetërsimi i popullsisë së tyre. Prognozat tregojnë kategorikisht një “perëndim demografik” të kontinentit të vjetër. Proceset e shpejta të urbanizimit, zhvillimi i teknologjive, ndryshimi i sistemit të vlerave të njerëzve gradualisht çojnë në transformimin e tërësishëm të shoqërive evropiane. Vazhdimisht rritet numri i grave punonjëse që dëshirojnë të bëjnë karrierë dhe jo të mbyllen në shtëpi për të rritur fëmijët. Rritet dhe numri i divorceve. Evropianët bashkëkohorë gjithnjë e më shumë kërkojnë realizim jashtë familjes.

Ku është Bullgaria në këtë pikturë demografike?

Një përgjigje jep studimi i docentes Natalia Bekjarova nga Akademia Ushtarake “Georgi Rakovski” me titullin “Rasti bullgar” në sfondin e mozaikut demografik evropian”. Në fillim të vitit 2008 popullsia e Bashkimit Evropian është 497 500 000 veta. Por statistika dallon në pikëpamje demografike dy “Evropa”. Në zonën me natalitet të ulët dhe pakësim të theksuar të popullsisë janë vendet e Mesdheut dhe Evropës Qendrore dhe Lindore. Shembujt më tregues për krizën demografike janë vendet në tranzicion – Letonia, Lituania, Estonia, Hungaria, Rumania, Polonia dhe Bullgaria. Në grupin e vendeve evropiane që regjistrojnë rritje më të madhe të popullsisë në krye janë Irlanda dhe Qiproja. Pastaj renditen Italia, Britania e Madhe dhe Franca. Ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE rekordin e mban Turqia me rritje të popullsisë 900 mijë veta për vit. Po të vazhdojë kjo tendencë, pas gjysmë shekulli ky vend do të dyfishojë popullsinë e tij.

Rritja e numrit të popullsisë së Evropës do të vazhdojë deri në vitin 2025. Gjatë çerek shekullit të ardhshëm popullsia e Evropës do të pakësohet katastrofikisht. Për këtë paralajmërojnë nga Instituti Evropian për Politikë Familjare.

“Ne jemi ndër vendet që gjenden në një krizë të rëndë demografike – thotë docent Bekjarova. – Situata në Bullgari karakterizohet me disa veçori. Në vend të parë ka një natalitet të përgjithshëm të ulët, por ai është i lartë te shtresat margjinale. Në Bullgari ende është i lartë mortaliteti i fëmijëve. Është e lartë dhe mosha mesatare e popullsisë. Ne, bullgarët, jemi ndër njerëzit më të vjetër në Evropë. Mosha jonë mesatare është 41 vjeç e 7 muaj, duke marrë parasysh faktin se rreth nesh ndodhen vende me popullsi të re. Për shembull turqit janë me moshë mesatare 27-28 vjeç, rumunët – 30-35 vjeç. Nuk është e favorshme dhe struktura e popullsisë bullgare nga pikëpamja e grupeve të moshave. Në moshë të aftë për punë janë 14,5% të tërë popullsisë, kurse grupi i moshës mbi 65 vjeç tashmë është 22-23%. Kjo është një perspektivë demografike shumë e keqe. Sipas të dhënave për vitin 2007 100 veta punonjës mbajnë 82 pensionistë, ndërsa në shumë vende evropianoperëndimore 4 veta punonjës mbajnë 1 pensionist. Kjo do të thotë se fondet sociale tek ne në të ardhmen e afërt do të vështirësohen shumë. Ka të dhëna që tregojnë se në mes të shekullit 100 veta punonjës tek ne do të mbajnë 110 pensionistë. Ky është një problem shumë serioz.”

Nataliteti në Bullgari është shumë i ulët, megjithëse për vitin 2008 të dhënat janë më optimiste, vazhdon Natalia Bekjarova. Për herë të parë gjatë të 15 vjetëve të fundit nataliteti arrin 10,2 për mijë. Problemi është se koeficienti i mortalitetit është mbi 14 për mijë, që do të thotë se në vend ka një shtim negativ të popullsisë. Statistika tregon se numri i popullsisë në Bullgari pakësohet çdo vit mesatarisht me 33 mijë veta. Shumë i lartë është dhe mortaliteti i fëmijëve në sfondin e vendeve të zhvilluara nga BE-ja, sepse tek ne lindin më shumë shtresat margjinale, ku kultura e jetesës është shumë e ulët.

Çfarë mund të presim në të ardhmen?

“Përvijohet një pakësim i kombësisë bullgare në sfondin e pakësimit të përgjithshëm të popullsisë në vend. Bën përshtypje se bullgarët lindin dy herë më pak në krahasim me turqit bullgarë për shembull, kurse romët në Bullgari lindin tri herë më shumë se familjet bullgare. Kjo do të çojë në pakësim të kombësisë bullgare. Gjatë të 20 vjetëve të ardhshëm ajo do të jetë 60% të tërë popullsisë. Aktualisht kombësia bullgare është mbi 80% të tërë popullsisë së vendit.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD