Kryeqyteti bullgar u gdhi me reshje të dendura bore dhe mbulesë dëbore të grumbulluar.
Aeroporti i Sofjes funksionon normalisht në kushtet e dimrit, njoftuan për BTA nga qendra e shtypit e aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu kryhen procedura kundër akullimit të avionëve.
Peizazhi është gjithashtu dimëror në shumë pjesë të Bullgarisë.
Sipërfaqet rrugore në pjesën më të madhe të vendit janë të lagështa, ndërsa në disa rajone reshjet janë nga shiu.
Në zonat me reshje bore dhe në vendet e larta, rrugët janë trajtuar për qarkullim në kushte dimërore, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Drejtoritë rrugore të rretheve janë të gatshme të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përpunimin e rrugëve në zonat e larta malore dhe qafat ku ka kushte për rrëshqitje dhe akull, bëhet e ditur nga njoftimi.
Apeli ndaj drejtuesve të automjeteve është që të dalin në rrugë me makina të përgatitura për kushtet e dimrit, të lëvizin me vëmendje të shtuar dhe shpejtësi të përshtatshme, duke mbajtur distancën e kërkuar dhe të mos bëjnë manovra të papritura.
Të gjithë qytetarët dhe kompanitë e transportit mund të marrin informacion për gjendjen aktuale rrugore dhe mirëmbajtjen dimërore të rrjetit kombëtar nga faqja e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore - www.api.bg, si dhe në çdo kohë të ditës duke telefonuar në tel. 0700 130 20.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAZhytuni në historinë, arkitekturën dhe bukurinë natyrore të Bullgarisë me miniaturat në muzeun në ajër të hapur "Park Mini Bullgaria" në qytetin e Veliko Tërnovos . Pallati dhe Kopshti Botanik në qytetin e Ballçikut Manastiri..
Më pak se dy orë rrugë në veriperëndim të Sofjes, njeriu gjendet në një vend ku koha sikur ndalet – në bjeshkët malore të Malit Stara Pllanina përreth qytetit Vraca, të quajtura bullgarisht Vraçanski Ballkan. Gjethnaja e dendur, majat shkëmbore..
Nëse dëshironi një shëtitje të këndshme jo shumë larg Sofjes, mund të vizitoni një nga qytetet më me dielli në Bullgari – Pazarxhik. Vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti dhe rreth tridhjetë minuta nga qyteti i dytë më i madh në vend,..