Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investitor i vitit 2009

Foto: BTA
Edhe sivjet Agjencia bullgare e investimeve përsëri dekori investitorë bullgarë e të huaj me çmimin për kontribut të konsiderueshëm në ekonominë. Dekoratën – një statujëzë të punuar nga skulptori Sejfetin Sheqerov e morën 7 kompani në kategori të ndryshme. “12 muajit e fundit ishin të vështirë për tërë botën, përfshirë dhe për Bullgarinë. Ndaj duhet akoma më shumë të theksohet kontributi i investitorëve në ekonominë” – tha drejtori ekzekutiv i Agjencisë së investimeve Stojan Stalev. Investitorët janë vlerësuar sipas investimit të realizuar gjatë 12 muajve të fundit, sipas vendeve të punës të hapura prej tyre, sipas investimeve në sektorët me prioritet dhe prodhimit ekologjik.

“Dua të nënvizoj, se bile në këtë vit të vështirë për Bullgarinë vendi vazhdon të ketë kushte shumë të mira për investime – theksoi Stojan Stalev. – Të tilla janë tatimet e ulëta, korniza liberale juridike, buxheti i balancuar. Ato e bëjnë Bullgarinë një vend shumë tërheqës për investime edhe në infrastrukturën, dhe kjo gjë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo që duhet ta kryejmë është ti bëjmë më transparente tatimet në shkallë lokale dhe të vazhdojmë ti ulim barrierat administrative përpara biznesit.”

Një prej çmimeve i u dha Shoqërisë aksionare “Elacite –Med”, një kompani për nxjerrjen dhe pasurimin e bakrit. Gjatë vitit kjo kompani ka investuar në një instalim për thyerjen e xeherorit, i cili kursen transportimin e tij. Me realizimin e projektit kursehet dhe nafta, që është një prej ndotësve ekologjikë. “Me këtë investim do të ulim deri në minimum gazet e serrës që janë shkaku kryesor për ndryshimet e klimës” – theksoi drejtori ekzekutiv i Shoqërisë aksionare “Elacite –Med” inxhinier Dobri Cvetkov. Me statujëzën e Sejfetin Shqerovit u dekorua dhe forma “Tehnogips” për prodhimin e gips-kartonit.

Sipas ministrit të zhvillimit regjional Rosen Plevneliev: “Në botë ka vetëm tre prodhues të gips-kartonit dhe të fletave prej tij. Dhe ja se tani një shoqëri bullgare ka guxuar të ndërtojë një fabrikë jashtëzakonisht moderne në Bullgari dhe të shesë produkte të cilësisë botërore në tregjet evropiane.” – tha ministri duke dorëzuar çmimin.

Me çmimin e Agjencisë së investimeve u dekorua edhe shoqëria AES (Ej i Es Geo Energji) për ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë elektrike nga era. Për investime në sektorin energjetik dekorata i u dha edhe firmës “ABB-Automejshën” për investimin e afro 15 milionë eurosh në një uzinë të re të prodhimit të aparaturave të tensionit të ulët dhe të lartë, në të cilin shoqëria ka hapur 200 vende të reja të punës. Kjo është uzinë e tretë e koncernit ABB në Bullgari. Menaxheri i ABB-së për Bullgarinë Piter Simon nënvizoi: “Shpresojmë, se mund të investojmë akoma më shumë. Dhe duhet t’ju sigurojë se e bëjmë këtë sepse kushtet dhe korniza ligjore në Bullgari janë shumë të favorshme për investitorët.”

Me çmimin “Investitor i vitit” u dekoruan gjithashtu firma “Iksetik” nga Plovdivi, filial i firmës gjermane “Iksetik”, për investim në një uzinë të teknikës hidraulike, firma bullgare “Rolplast” qe merret me prodhimin e dritareve dhe dyerve prej plastmase dhe firma “Enel-Marica Iztok-3” për rehabilitimin dhe modernizimin e këtij termocentrali për 700 milionë euro, 160 milionë prej të cilave janë investuar në projekte ekologjike.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD