Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të drejtat e njeriut në Bullgari

Kryetar i Komitetit bullgar të Helsinkit Krasimir Kënev.
Foto: BGNES
Të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë dhe të barabartë për nga dinjiteti dhe të drejtat. Nën këtë moto në gjithë botën shënohet Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Qëllimi është t’i jepet fund diskriminimit ndaj të ndryshmëve prej nesh, diskriminim i cili vazhdon të ekzistojë në shumë pika të botës. Po thuaj gjysma prej evropianëve pohojnë, se nuk dinë çfarë janë të drejtat e tyre në rast se bëhen viktimë të diskriminimit ose dhunës. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit të bërë gjatë këtij viti nga Evrobarometri.

Më 10 dhjetor të vitit 1948 të provokuar nga kujtimi për egërsirat e Luftës së Dytë Botërore, Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi Deklaratën e Përgjithshme për të drejtat e njeriut. Dy vjet më vonë organizata botërore e shpalli datën 10 dhjetor Ditë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në Kushtetutën e miratuar në vitin 1991 Bullgaria ka përfshirë standardet më të rëndësishme evropiane në këtë sferë. Përveç kësaj vendi ynë ka ratifikuar të gjitha konventat kryesore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Sa i njohin bullgarët të drejtat e tyre?

“Bullgarët i njohin të drejtat e tyre në shkallë të ndryshme dhe kjo varet nga gjendja e tyre shoqërore dhe arsimi – tha për Radio Bullgarinë Krasimir Kënev, kryetar i Komitetit bullgar të Helsinkit. Disa bullgarë i njohin mirë, sepse kanë vuajtur më shumë, por të gjithë dinë, se shteti duhet të mbrojë jetën dhe pronën e tyre, se kanë të drejtën të lirisë së fjalës, të lirisë së ushtrimit të fesë. Këto të drejta bazë në përgjithësi njihen mirë në shoqërinë tonë. Por kur bëhet fjala për disa të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, ato njihen më pak. Ndoshta një prej problemeve më serioze me të drejtat e njeriut në shoqërinë tonë është, se kur bëhet fjala për të drejtat tona, ne jemi të gatshëm të luftojmë për to, por kur bëhet fjalë për njerëz, që janë hedhur poshtë nga shoqëria, dhe të cilët vështirë luftojnë për të drejtat e tyre, në këto raste sikur mungon ndjenja e solidaritetit.

Shumë bullgarë kërkojnë ndihmën e Komitetit bullgar të Helsinkit në rastet, kur janë prekur të drejtat e tyre. “Kemi punuar për raste që kanë të bëjnë me të gjitha të drejtat e njeriut, por rastet më të shpeshta janë për proceset e pa drejta gjyqësore”, shpjegon Krasimir Kënevi. Gjithnjë e më shumë bashkatdhetarë tanë kërkojnë ndihmë nga Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Statistika tregon, se nga viti 2000 deri në vitin 2007 Bullgaria ka paguar afro 1 milionë euro dëmshpërblim për çështjet gjyqësore për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Çfarë janë rastet më të shpeshta të shkeljes së të drejtave të njeriut në Bullgari?
“Sistemi bullgar i drejtësisë ka një sërë problemesh dhe ai gjeneron shumë shkelje të të drejtave të njeriut – tha gjithashtu Krasimir Kënev. Nëse gjykojmë nga çështjet në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, më shumë janë problemet e lidhura me drejtësinë e procesit dhe afatin e zgjatjes së tij. Ka njerëz që janë të pambrojtur ndaj dhunës në familje dhe në komunitet. Gjithashtu ka raste të cenimit të së drejtës së ushtrimit të fesë në disa komunitete, të shkeljes të së drejtës së tubimeve paqësore etj. Mbi të gjitha këto çështje një sërë organesh ndërkombëtare tashmë kanë shpallur vendimet e tyre ndaj Bullgarisë.”

Vit të dytë të radhës Komiteti bullgar i Helsinkit shënon Ditën ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut me një ceremoni zyrtare, në të cilën jepet çmimi “Njeriu i vitit” për kontribut në sferën e të drejtave të njeriut. “Dëshira jonë është të vazhdojmë këtë iniciativë edhe gjatë viteve të ardhshme që të tregojmë para shoqërisë bullgare, se mes nesh ka personalitete dhe organizata të cilat japin kontributin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha për Radio Bullgarinë Krasimuir Kënev.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD