Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjerimi i Sofjes – thikë me dy presa

Zhvillimi kaotik i Sofjes në vitet e tranzicionit çoi edhe deri në rritje të jashtëzakonshme të trafikut automobilistik.
Foto: BGNES
“Rritet, por nuk vjetron” – kjo është motoja e qytetit më të madh bullgar nga viti 1911. Autor i saj është Haralambi Taçev – piktori i parë bullgar – dekorator dhe përfaqësues i secesionit. Me siguri duke e krijuar këtë moto zoti Taçev nuk e ka parashikuar se numri i njerëzve në Sofje do të tejkalojë një milion e gjysmë dhe se të gjithë ata do të lodhen çdo ditë nga zhurma dhe gazet e rreth një milion automobilash. 98 vjet më vonë kjo është fakt.

Në vigjilje të Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke gjatë vitit 1878 Sofja ka pasur popullsi prej rreth 20 mijë vetash, gjatë viteve 20 të shekullit të XX popullsia e saj ka rritur pesë herë, kurse në mesin e viteve 30 banorët e saj kanë qenë 300 000. Megjithë kufizimin e shpërnguljes në Sofje në periudhën e regjimit komunist (1944 – 1989), kryeqyteti nuk ndalon të zgjerohet dhe në mesin e viteve 80 të shekullit të XX popullsia e saj është rreth 1 100 000. Pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989 kufizimet për banim në Sofje hiqen dhe kështu kryeqyteti bëhet vendi më tërheqës, në të cilin fillojnë të mbërrijnë njerëz nga të gjitha pikat e Bullgarisë. Në territorin e Sofjes u përqendruan kompanitë më të mëdha bullgare dhe të huaja, të cilat tërhoqën njerëz nga rajonet me papunësi më të lartë, prej 50–70 për qind. Evelina Ivanova është një prej tyre:

“Po banoj dhe punoj në Sofje tashmë pesë vjet. Kam lindur në Samokov (55 kilometra larg Sofjes), por atje gjetja dhe pagimi i punës është një çështje e vështirë. Kryeqytetasit janë kundër këtij migracioni të pandërprerë, por çdo njeri kërkon mënyra për nxjerrjen e bukës së gojës.”

Sipas statistikës zyrtare sot në Sofje banojnë rreth 1 300 000 veta. Problemi është mungesa e regjistrimit të detyrueshëm të adresës. Në fakt numri real i popullsisë në Sofje është nga 1 600 000 deri më 1 800 000 veta, gjë që përbën afro ¼ prej popullsisë së vendit (sipas Institutit Statistikor Bullgar gjatë vitit 2008 popullsia në Bullgari është pak mbi 7 600 000 veta). Mirëpo zgjerimi i çdo një vendbanimi kërkon resurse suplementare dhe sigurimi i tyre çon deri në ndikime të dëmshme mbi mjedisin rrethues. Po rritet sasia e mbeturinave shtëpiake, ndotet toka, uji dhe ajri. Kontrollimi i keq i ndërtimit të banesave të reja gjatë viteve të tranzicionit tashmë asgjësoi një pjesë të konsiderueshme të territoreve të gjelbra në Sofje. Vëzhgohet prapambetje e urbanizimit të komplekseve të mëdha të banesave, kurse godinat e vjetra prej paneli tashmë nuk u përgjigjen kërkesave normale për komfort dhe efikasitet energjetik.

“Unë banoj në lagjen “Mlladost” – një prej komplekseve të para me banesa prej paneli në Sofje – tregon Maria Vasileva. – Përparësia e apartamentit tim është se ndodhet në katin e shtatë dhe nga atje shtrihet një pamje e mrekullueshme drejt tërë malit Vitosha. Mirëpo për llogari të kësaj rreth pallatit nuk ka asnjë metër katror vend të lirë. Një ditë shkova në Vitosha për të shëtitur ndër natyrë, por edhe atje, afër teleferikut livadhet e dikurshme nuk ekzistojnë, për shkak të ndërtimeve të shumta.”

Zhvillimi kaotik i Sofjes në vitet e tranzicionit çoi edhe deri në rritje të jashtëzakonshme të trafikut automobilistik. Përdorimi i veturës personale është një prej mënyrave kryesore të lëvizjes në qytet.

“Ky mbipopullim i Sofjes ka pasoja katastrofike – thotë Petër Trajkov – 68 vjeçar. – Tashmë nuk ka aspak garanci se do të arrish nga një pikë e Sofjes deri në një tjetër në orën e domosdoshme. Nuk e di se si kjo mund të ndryshohet.”

Sipas planit të urbanizimit të Sofjes, korrigjimet e të cilit u miratuan para pak kohe, deri në vitin 2030 në qytet do të ndërtohen artere të mëdha rrugore, komplekse për dëfrime, biznes parqe, salla sportive dhe rreth 255 mijë banesa të reja. E gjithë kjo, sipas Spiridon Ganevit, kryetar i Lidhjes së Arkitektëve në Bullgari, do të çojë deri në probleme serioze sociale dhe të urbanizimit, sepse:

“Ardhësit e rinj u mungon sedra e qytetarëve të këtij qyteti, ku ata kanë lindur dhe po banojnë. Aktualisht Sofja konsiderohet si një vend për punë dhe fitime, ku ¼ prej popullsisë bullgare mund të gjejë punë. Është vërtetë se Sofja është bërë një qytet më modern, por shpirti i saj po zhduket.”

Sipas projektuesve, të cilët kanë përpunuar planin e ri të urbanizimit të Sofjes, gjatë 20 viteve të ardhshme popullsia me qëndrim të përhershëm në qytet do të tejkalojë 1 600 000 veta, kurse numri i atyre që udhëtojnë çdo ditë deri në kryeqytet, do të arrijë 70 000. Për nevojat e sofjanasve të rinj do të ketë nevojë për 7 500 mjekë, 1 900 dentistë dhe afro 10 000 shtretër të rinj në spitale. Zgjerimi i qytetit do të imponojë hapjen e akoma 185 kopshteve për fëmijë, si dhe të akoma rreth 30 – 35 shkollave – kanë llogaritur specialistët. Mungesa e vendeve në kopshtet e fëmijëve në bashki është një problem i madh në Sofje edhe tani. Zgjidhja e tij është e vështirë jo vetëm për shkak të mungesës së financimit, por edhe për shkak të mungesës së terreneve bashkiake, mbi të cilat të ndërtohen kopshtet e reja të fëmijëve, shpjegon Irina Savina, zëvendëskryetare e Bashkisë së Sofjes në degën “Investime dhe ndërtim”.

“Terrenet e lira në bashki nuk janë shumë, sepse para më shumë se 15 vitesh një pjesë e madhe prej tyre u privatizuan, kurse ato të lira u shitën për ndërtimin e komplekseve të mëdha të dyqaneve dhe të godinave të tjera. Shumë prej godinave u kthyen për shkak të restitucionit. Për fat të keq bashkia nuk disponon shumë godina të veta. Madje ka administrata rajonale, të cilat janë vendosur në konvikte, ose godina private, kurse bashkia paguan qira. Kështu qe, që të rritet numri i vendeve të lira në kopshtet e fëmijëve, ne përpiqemi të zgjerojmë në mënyrë maksimale godinat e tyre.”

Mungesa e vendeve në kopshtet e fëmijëve, infrastruktura e keqe rrugore, transporti i keq, ndotja e ajrit dhe automobilat e shumtë – këto janë pasoja të zgjerimit të kryeqytetit. Ato mund të përballohen shumë vështirë edhe për shkak të buxhetit modest të bashkisë. Për vitin 2009 ai kap shumën 1 mlrd. leva (rreth 500 mln. euro). Po të bëjmë një krahasim, kryeqyteti austriak Vjenë, e cila mund të krahasohet me Sofjen për nga territori dhe për nga numri i popullsisë, gjatë vitit 2009 ka disponuar rreth 10 mlrd. euro.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD