Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata e sivjetshme “Bebe e vitit”

Vasilena Andreeva u zgjodh për Bebe 2010
Foto: BTA
Fushata “Bebe e vitit”, organizuar për herë të njëmbëdhjetë me radhë nga revista “9 muaj”, përfundoi. Pas shortit të hedhur mes tri foshnjave, për Bebe 2010 u zgjodh Vasilena Andreeva. Vasilena ka lindur në orën 00.01 më një janar në Spitalin Universitar në Pleven. Zonjusha e re është e gjatë 53 centimetra dhe peshon 4.250 kg. Dy foshnjat e tjera janë gjithashtu vajza. Mirëpo, për dallim nga ky vit bebja e vitit 2009 ishte djalë – Martin Gjulevi nga Svilenggradi, i lindur në orën 23.59 më 31 dhjetor. Gjithsej për dy ditët e fushatës më 31 dhjetor dhe 1 janar kanë lindur 283 foshnja, që është me rreth 20 më shumë në krahasim me fushatën e vitit të kaluar. “Numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura gjatë vitit 2009 është 79 951 – me 2 239 më shumë sesa gjatë vitit 2008, thotë Ralica Rajkova nga revista “9 muaj” dhe shton:

“Pritjet tona u justifikuan. Më se gjysma e pavijoneve të maternitetit në spitale konstatojnë rritje të lindjeve në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me 3 – 4 vitet e kaluara. 28 për qind prej pavijoneve kanë ruajtur përqindjen e lindjes dhe vetëm 20 për qind prej pavijoneve konstatojnë ulje të vogël të lindjeve. Në fakt problemi i këtyre 20 për qind pavijonesh është mungesa e personelit dhe e kushteve të mira, që i detyron nënat e ardhshme të kërkojnë spitale të tjera, ku të lindin dhe të ndjekin shtatzënësinë e tyre. Ky është një prej problemeve të nënave të reja, të cilat banojnë në qytetet e vogla dhe fshatra.

Urimet e shoqërisë bullgare ndaj foshnjës së fundit, të lindur gjatë vitit 2009, do të shprehen nga kampionia olimpike e kanotazhit nga Pekini Rumjana Nejkova. Kjo do të ndodhet në një ceremoni, e cila do të zhvillohet në qytetin e lindjes të Martinit, kurse familja e tij do të marrë shumë dhurata dhe një medaljon nderi nga revista “9 muaj”. Foshnja e vitit 2010 Vasilena gjithashtu do të marrë urime dhe dhurata, si dhe akoma një befasim. Për se është fjala?

“Ky është i ashtuquajturi tregimtar përrallash. Që nga koha e lashtë njerëzit u tregojnë fëmijëve të tyre përralla, në të cilat është mbledhur urtësia e brezave. – tregoi doktorja Antonia Grigorova, kryeredaktore e revistës “9 muaj”. - Sipas psikologëve gjatë rritjes së tyre fëmijët bazohen në një shkallë të madhe pikërisht mbi përvojën e këtyre përrallave dhe legjendave. Ata duan të ngjajnë me protagonistët e dashur. Shumë prej problemeve, me të cilat fëmijët ndeshen në jetë, i detyrohen pikërisht përleshjes midis realitetit dhe pritjeve përrallore. Prandaj është e rëndësishme që përrallat të cilat ua lexojmë fëmijëve tanë t’i përgjigjen realitetit. U bëmë ftesë miqve të konkursit “Bebe e vitit” dhe të revistës “9 muaj” për shkrimin e përrallave bashkëkohore me protagonistë modernë. Mendojmë se të gjithë ne nevojitemi pikërisht për një gjë të tillë – të shkruajmë një përrallë personale dhe të shënojmë mënyrat e zgjidhjes së mirë të problemeve në jetë. Çdonjëri është i ftuar për të shkruar përrallë për beben e vitit. Më të mirat prej tyre do të botohen dhe do t’i dhurohen fëmijës së nominuar dhe fëmijëve të Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD