Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhe liqeni i qytetit Bellogradçik Rabisha ka një përbindësh të fshehtë

“Vëllai” bullgar i Nesit jeton në rrethet e shkëmbinjve të qytetit Bellogradçik, të cilët vet për nga vetja e vet janë një fenomen natyror të veshur në fshehtësira dhe legjenda të ndryshme.
Foto: Veneta Pavllova
Përbindëshi mitik Nesi, i cili ka populluar ujërat e liqenit skocez Lloh Nes ka dhe një vëlla bullgar - janë të bindur banuesit e fshatit veriperëndimor Rabisha. Sipas tyre thellësitë e liqenit të afërt janë të populluara nga një qenie enigmatike me përmasa të papara, mbase e mbetur nga kohërat parahistorike. Pellgu ujor shpërndahet në rajonin e shkëmbinjve të Bellogradçikut, të cilët vet për nga vetja e tyre janë një fenomen natyror unikal të veshur me fshehtësi dhe legjenda.

Hijet me madhësi të një nëndetëseje, të cilat kalojnë nëpër fundin e liqenit, një derdhje e papritur e ujit, të shoqëruar me britma dhe klithma gjysmë njerëzore dhe gjysmë kafshësh-këto dhe dukuri të tjera të pashpjegueshme ndezin fantazinë e peshkatarëve nga fshati i afërt Rabisha. Disa prej tyre janë gati të betohen se janë ndeshur “sy më sy” me kafshën ujore. Thashethemet për takime të ngjashme tërheqin vëmendjen jo vetëm të turistëve, por dhe të mediave. Kohët e fundit një gazetë e përditshme shpalli dekoratë për fatlumët të cilët mundin të fotografojnë përbindëshin nga Rabisha. Interesantja është se, shtëpia e tij në fakt është liqeni më i lashtë dhe më i madh tektonik (formuar si rezultat i tërmetit) në territorin e Bullgarisë. Duke gjykuar nga fosilet e zbuluara përreth, shkencëtarët supozojnë se, dikur pellgu ujor së bashku me shpallën e afërt “Magura” kanë qenë fundi i një deti të ngrohtë. Dhe diçka tjetër kureshtare - Rabisha është një liqen i mbyllur, i brendshëm, me fjalë të tjera ujërat të cilat mblidhen në të nuk derdhen në rrugë të natyrshme drejt fushave dhe rrafshinave përreth. Ky mjedis i mbyllur, sipas disave, i siguron përbindëshit izolimin kaq të domosdoshëm për të nga bota rrethuese, duke u kthyer në diçka si “kapsulë e kohës”. Vet liqeni është në moshë midis 3 e gjysmë dhe 4 milionë viteve, aq sa është dhe Lloh Nes në Skoci” - pohon kryetari i baskisë i qytetit Bellogradçik Emill Cankov. Legjendat për përbindëshin e liqenit ushqehen dhe nga një gojëdhënë të vjetër. Sipas saj akoma që në kohërat shumë të lashta në ujërat e tij ka jetuar i ashtuquajturi “dem ujor”, i cili ka sulmuar kopetë e njerëzve. Që të mund të zbusin përbindëshin, vendasit kanë qenë të detyruar çdo vit ti japin si flijim nga një vajzë. Në fund fare ka mbetur vajza më e bukur e fshatit. Por kur e ka parë “demi ujor” është dashuruar pas saj dhe ka lutur motrën e saj - magjistricën Thatësi, ta bëjë të pavdekshme, që të mund të martohet me të.

© Foto: Veneta Nikollova

Shpella “Magura”, e cila i përngjan një katedrale nëntokësore.

“Ai që do të mësojë më tepër për fshehtësitë e liqenit dhe për Nesin bullgar mund të urdhërojë në Bashkinë e qytetit Bellogradçik - thotë Emill Cankov. Për banuesin e liqenit skocez Llox Nes ekzistojnë legjenda të shumta, por legjenda për përbindëshin e Rabishit akoma është e panjohur nëpër botë. Kurse ajo është më tepër se 150 vjeçare dhe transmetohet brez pas brezi. Vet liqeni i cili nuk ka shterur prej milionë viteve, akoma nuk është studiuar në mënyrë të mjaftueshme nga shkencëtarët dhe është shumë interesant. Peshkatarët e fshatit pohojnë se, në të takohen përfaqësues të mëdhenj të botës së peshqve, duke i përngjarë me një gjatësi prej 5 metrave dhe peshë rreth 350 kilogramë.”

© Foto: Veneta Nikollova


Nga bashkia po përpunojnë një atraksion turistik, lidhur me misterin rreth Rabishës. Nga vera e ardhshme në bregun e liqenit do të zhvillohet një spektakël, i cili do të gjallëroi legjendat për përbindëshin. Një vëmendje të posaçme i kushtohet shpellës së afërt “Magura” - një nga më të mëdhenjtë në Bullgari, të njohur më tepër me pikturuarat e veta unikale murale që datojnë që përpara më shumë se 8 mijë vjetëve. Me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian në afërsi do të krijohen makete në një përmasë reale të njerëzve parahistorik-bashkëmoshatarë të përbindëshit nga Rabisha, si dhe të kafshëve të ndryshme, të cilët kanë jetuar nëpër këto troje që përpara milionë viteve. Në këtë mënyrë, secili i cili e viziton liqenin dhe shpellën mbi të, do të zhytet në atmosferën e fshehtë të një bote të humbur prej kohe.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..

botuar më 25-10-05 7.10.PD

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD