Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivo Hadxhimishev – talenti të ruash përjetimet dhe njerëzit

Foto: BGNES
“Kam fotografuar në shumë vende të mbarë botës. Dhe është më kollaj të them ku nuk kamë bërë fotografi” – kështu fotografi i njohur bullgar Ivo Haxhimishev tregon për punën e vet gjatë viteve. Që të bëjë fotografitë e veta ai ka udhëtuar deri te këndet më të largëta të Bullgarisë dhe të botës. Krahas kësaj gjatë udhëtimeve ai ka pasur përjetime preokupuese dhe ka takuar njerëz me fate interesante. Në fund të viteve 70-të të shekullit të kaluar rastësisht vizitoi Madagaskarin. Duke udhëtuar në pjesën veriore të ishullit, në sajë të llullave dhe duhanit, që pi, nisi një bisedë me pronarin e hotelit, në të cilin kalonte pushimet. Prej tij ai mësoi, se duhani në ishull për herë të parë u mboll nga stërgjyshi i bashkëshortes– bullgari Dimitër Ivanov. Ditën tjetër Haxhimishevi shikonte albumin familjar të këtij bashkatdhetari tanë, që në të kaluarën, duke bredhur tërë Afrikën, arriti deri te brigjet e Madagaskarit me anije franceze. Ky njeri kureshtar ishte aq i varfër, që iu shpresonte vetëm torbës plotë farëra duhani, që mbante me vete. Mirëpo, ishte e domosdoshme të kalojnë pesë vite, përderisa i lejuan të mbjellë bimën, e cila më vonë vite me radhë u siguronte njerëzve vendas bukën e gojës. Histori të tilla kureshtare jetike nga vise më të pabesueshme fotografi mund të tregojë pa fund, duke filluar me Siberinë deri te Afrika, duke kaluar përmes Ishujve Aran të Irlandës deri te dy Amerikat.

© Foto: Ivo Haxhimishev

Ishujt Aran

Aktualisht fotografi Ivo Haxhimishev punon mbi një projekt të madh për qytetërimet në Ballkan. Në shtatë vendet e përfshira në projekt autori kërkon paralelet dhe pikëtakimet midis popujve dhe kombeve. Lidhur me punën e vet Ivo Haxhimishevi tregon:

“Popujt ballkanikë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Prandaj duhet të kërkojmë lidhjet tona të lashta. Vetëm në këtë mënyrë do të fillojmë të jetojmë më mirë. Përderisa udhëtove në Shqipëri, në Malin e Zi, në Turqi, Rumani, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari, zbulova, se rajoni, që popullojmë është një parajsë. Dhe në se do të krahasojmë këtë këndë të botës me skajet më të largëta të gjerësive të tjera gjeografike, do të bindemi, se popullojmë viset më piktoreske të planetit Tokë. Për sa i përket historisë, për shembull në Rumani fotografova monumente nga qytetërimet e dakëve, ndërsa në Bullgari – të trakëve. Për disa prej këtyre përmendoreve njeriu ka ndenjen, se ato sikur u krijuan nga një dorë, nga një mjeshtër. Dhe kur vihen pranë njeri tjetrit ato monumente, secili mund ta shikojë tiparet e tyre të përbashkëta. Ideja e projektit është, që shkencëtarët e këtyre 7 vendeve ballkanike, të komentojnë reliktet e paraqitura në këtë studim.”

© Foto: Ivo Haxhimishev

Një vajzë karakaçane

Ivo Haxhimishevi mbaroi fotografinë në Kolegjin Britanik “Bournemouth and Pool Gollege of Arts”. Ai është anëtar jetësor i Asociacionit Mbretëror Fotografik në Angli. Është kryetar i Lidhjes së Fotografëve Bullgarë. Ekspozita e tij e parë u rregullua menjëherë pas mbarimit të kolegjit. Veprat e prezantuara në të ishin fotografi të intelektualëve të njohur dhe të ndershëm bullgarë. Sot Ivo Haxhimishevi është një mjeshtër i respektuar i portreteve. Megjithëqë ky është një fakt i padiskutueshëm, fotografi është tepër kritik ndaj vetes dhe thotë, se atij i bëhet gjithnjë e më të vështirë të fotografojë portrete interesante. Para dy vjetësh ishte njeri nga përgatitësit e ekspozitës me fotografi nga Lufta Çlirimtare Ruso-Turke nga vitet 1877-1878. Kohët e fundit fotografi Ivo Haxhimishev kishte fat të njihet me një arkiv, në të cilin ruhen afro 24 negative mbi pllaka prej qelqi. Për punën e fotografëve të parë, Ivo Haxhimishevi thotë:

“Në atë kohë njerëzit kishin një qëndrim krejt të ndryshëm ndaj kohës. Ata punuan me aparatura primitive në shikim të parë, por në fakt ato ishin impiante të përsosura optike. Ata njerëz ishin me ndërgjegjen, se kjo është mënyra të mbeten për brezat ngjarjet e kohës dhe kështu të lënë pas vetes një gjurmë. Është një akt krejt i ndryshëm, kur sot duke qëndruar para miqve i fotografojmë me celularët. Mund të them, se sa më shumë depërtoj në historinë e fotografisë, aq më shumë zbuloj, se njerëzit nuk e kanë zhvilluar këtë krijimtari. Megjithëqë fotografia në plan teknik ka avancuar shumë, mund të them, se cilësia e fotografive dhe e krijimit të tyre është ulur shumë. Po e them këtë, me ndërgjegjen e plotë, se megjithëqë tani në sajë të kamerave të përsosura shifrore mund të arrihet niveli i pastërtisë së fotografisë që para 100 vjetëve. Në të njëjtën kohë, nuk kemi asnjë garanci, se mbajtësit digjital të informacionit do të rikrijojnë ato pamje të pastra edhe pas 100 vjetëve. Një fakt është, se arkivat me fjalime mbajtura në Kombet e Bashkuara regjistroheshin mbi pllaka prej metali dhe edhe më sot ato mund të rikrijohen. Dhe negativi mbi pllaka prej qelqi është pikërisht ky mbajtës i informacionit në fotografi. Fotografët në atë kohë punuan pa të mendojnë, si fotografia të bëhet më e lirë. Ndërsa fotografët në shekullin e XXI prodhojmë dhe punojmë me produkte të lira dhe jo të mira. Materialet fotografike shumë shpejtë prishen dhe duhet të hidhen. Në të kaluarën menduan për mënyrën më të mirë dhe më të gjatë të ruajtjes së pamjes. Prandaj edhe më sot ne mund t’i kënaqemi fotografitë e stërgjyshërve tanë, që kanë arritur te ne.”

Para tri dekadash Ivo Haxhimishevi zbuloi afro 400 negative mbi pllaka prej qelqi në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” në kryeqytet. Doli që ato negative ruajnë kujtesën vizuale të teatrit që nga viti 1920 e deri në vitin 1950. Negativat ishin me cilësi shumë të larta dhe prej tyre u nxorën fotografi të bukura. Tani historianët dhe kritikë teatrorë duhet të shprehen mbi cilësinë e këtyre fotografive. Në sajë të tyre do të pasurohet historia e teatrit. Në fakt mbarë puna e fotografit Ivo Haxhimishev iu nënshtrohet dëshirës së tij të rikrijojë kohën dhe njerëzit e saj. Dhe për të nuk ka rëndësi kush do të fotografojë banorët e ndonjë fshati të largët kufitar, fëmijë, të moshuar të etnoseve të ndryshe, ose mjeshtër të pendës si Dora Gabe, Elisaveta Bagrjana, Pavell Vezhinov, Valeri Petrov, ose piktorin Deçko Uzunov, regjisorët Vëllo Radev dhe Rangell Vëllçanov, artistët legjendarë Apostoll Karamitev dhe Nevena Kokanova.... Lidhur me këtë fotografi Ivo Haxhimishev shpjegon:

“Ekspozitat e mia janë kryesisht dokumentare. Ato janë të orientuara te publiku i gjerë. Para dy vjetëve studentë bullgarë nga Harvardi kërkuan nga unë fotografi. Ata kishin ide, që në aeroportin e Bostonit, atje ku mbërrijnë të gjithë udhëtarët në një mur të madh të rregullohet një foto-ekspozitë. Dhe kjo më solli një kënaqësi të vërtetë. Tani një profesor nga Akademia Mjekësore, më drejtoi lutjeje që ekspozita kushtuar Luftës Çlirimtare Ruso-Turke të rregullohet edhe në qytetin Pordom të Bulgarisë Veriore. Pikërisht aty ishte shtabi i trupave ruse dhe rumune gjatë rrethimit të qytetit Plleven. Në këtë vendbanim nuk ka edhe galeri, por banorët do të rregullojnë ekspozitën në shkollë, ku mësojnë afri 400 fëmijë nga mbarë Bullgaria Veriore. Personalisht unë e preferoj ato vende për rregullimin e ekspozitave, se sa galeritë e mëdha private.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD