Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza çon deri në ulje të korrupsionit

Rusllan Stefanov - analizator ekonomik nga Qendra për studim të demokracisë: “Studimet tona shënuan se shoku i parë prej kufizimit të ekonomisë ka çuar deri në ulje të korrupsionit dhe deri në kufizim të ekonomisë informale.”
Foto: www.csd.bg
Dhënia e ryshfeteve në plan ndërkombëtar ka arritur deri në 300 miliardë dollarë, shënon një raport, drejtuar organizatës joqeveritare “Transperancy International” për vitin e kaluar. Korrupsioni i bën projektet më të shtrenjta me më shumë se 10 për qind dhe më të prekur nga kjo janë konsumatorët. Për nga përhapja e korrupsionit Bullgaria radhitet në vendin e 72-të nga gjithsej 180 shtete, në të cilat janë zhvilluar këto studime. Bullgarët shënojnë se ai është një dukuri e zakonshme dhe shumë shpesh duhet të japin ryshfete. “Sipas një studimi të Eurobarometër Bullgaria nuk është ndër vendet më të korruptuara në BE – thotë Rusllan Stefanov, analizator ekonomik nga Qendra për studim të demokracisë. - Problemi është serioz për tërë Evropën Juglindore, ku institucionet nuk janë shumë stabile dhe nuk ka infrastrukturë të mirë tregu.” Këto ditë doli një informacion të Dhomës Ekonomike Bullgare, se përmasa e ryshfeteve te prokurimet publike ka arritur një miliard euro. Humbjet janë shumë të mëdha, sepse ryshfeti çon deri në moszbatim të kontratave dhe cilësi më të ulët të shërbimeve. Arrihet deri në paradokse, sipas të cilave shumë vite ndërtojmë rrugë ose magjistrale, të cilat nuk përfundohen.

Cilat janë shkaqet për korrupsionin te ne?

“Nga njëra anë kjo është mungesa e përgatitjes nga ana e administratës sa i përket përgatitjes dhe zbatimit të prokurimeve publike – shpjegon Rusllan Stefanov. – Në vend të dytë është krijuar një mjedis, në të cilin nuk ka dënime për fajtorët, një mjedis i cili praktikisht ekziston tashmë 20 vjet. Njerëz të veçantë, të cilët janë lidhur drejtpërsëdrejti me klasën politike, nuk marrin çfarëdo që të jetë ndëshkim për veprimet, ose mosveprimet e tyre, me të cilat kanë shkaktuar një ose tjetër dëm. Kjo mungesë ndëshkimi çon deri në përhapje të korrupsionit. Njerëzit fillojnë të mendojnë se të gjithë janë të korruptuar dhe nuk u besojnë institucioneve. Kjo nga ana e vet shkakton përhapje të radhës të korrupsionit suplementar.”

Si ndikon mbi korrupsion kriza ekonomike?

“Në fund të vitit 2009 dhe në fillim të vitit 2010 regjistruam ulje të korrupsionit – thotë analizatori – Faktori i parë është ndërrimi i qeverisë. Shkaku është i qartë. Vijnë pushtetarë të rinj, menaxherë të rinj, njerëzit nga eshaloni i dytë dhe nga ai i tretë duhet të riorientohen nëse do të ketë revizion të udhëheqjes së kaluar. Faktori i dytë është se qeveria e re deklaroi si prioritet të saj kryesor shkurtimin e administratës dhe kërkimin e përgjegjësisë nga nëpunësit e korruptuar. Një shkurtim i tillë vërtetë u realizua, domethënë vërtetë u pa se si disa njerëz largohen nga ministria ose agjencitë. Kishte shumë aksione, në të cilat u arrestuan nëpunës të ministrive. Dhe në vend të tretë, domethënë momenti kyç është koincidimi i dy faktorëve të parë me krizën. Në qoftë se kjo kishte ndodhur para dy vjetësh, kur në ekonomi kishte uri për krahë pune, kjo nuk do të çonte deri në frikë në administratë. Por në rastin konkret ka rrezik real se së pari mund të humbësh punën e vet, së dyti – mund të mos gjesh punë te re dhe së treti – mund të të dënojnë. Domethënë këta tre faktorë janë një motiv serioz për ndërprerjen, ose të paktën për zvogëlimin e korrupsionit.”

Mirëpo analizatorët e huaj thonë se kriza financiare ka rritur korrupsionin në plan evropian dhe botëror.

“Ne gjithashtu e morëm parasysh këtë teori se kriza e rrit korrupsion dhe abuzimet në plan botëror – komentoi Rusllan Stefanov. – Mirëpo, në fakt kjo që ndodhet është pikërisht e kundërta. Tani filloi zbulimi i abuzimeve, të cilat kanë ekzistuar në kohën kur ekonomia ka punuar shumë mirë, domethënë gjatë pesë viteve të kaluara. Fakti se këto abuzime janë zbuluar tani nuk do të thotë rritje të korrupsionit. Përkundrazi, unë mendoj se nën presionin e krizës korrupsioni po kufizohet. Ky është efekti i parë i stresit, se mund të humbësh vendin e punës, se po kërkohet fajtori për krizën. Tashmë në plan afatgjatë situata është tjetër. Studimet tona shënuan se shoku i parë prej kufizimit të ekonomisë ka çuar deri në ulje të korrupsionit dhe deri në kufizim të ekonomisë informale.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD