Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku natyror Stranxha

Para 15 vjetësh pjesa bullgare e malit Stranxha u shpall park natyror.
Foto: www.strandja.bg
Stranxha është një mal shumë i bukur, jo shumë i lartë. Ai gjendet në këndin jugperëndimor të Bullgarisë, të formuar nga kufiri ynë me Turqinë dhe bregu i Detit të Zi. Sipas vullnetit të historisë të trazirë ballkanike sot mali është ndarë midis Bullgarisë dhe Turqisë.

Para 15 vjetësh pjesa bullgare e malit u shpall park natyror. Ky është territori më i madh i mbrojtur te ne. Ai përfshin 1 për qind prej sipërfaqes së vendit. Në të përfshihet dhe rezervati më i vjetër bullgar – Sillkosia, i shpallur rezervat në vitin 1936, ku vëzhgohet dukuria “inversion bimor”. Zakonisht ahët jetojnë në terrenet më të ftohta në një nivel më të lartë mbi det, kurse lisat gjenden në rajonet më të ulëta. Në Sillkosia është e kundërta. Nga tërë Evropa vetëm në këtë rezervat mund të shihet mushmolla e egër, kurse që në fund të dimrit – gjatë shkurtit dhe marsit, livadhet këtu janë plotë me aguliçe dhe çiklamina .
Në parkun natyror Stranxha është ruajtur një bimësi që nga epoka e terciarit, si për shembull rodendroja e Stranxhës (në mes), e cila është emblema e parkut.

Këto janë vetëm pjesë e çudirave të malit Stranxha. Ai është vendi i vetëm në Kontinentin e vjetër, ku madje gjatë dimrit nën dëborë mund të shihni shkurre gjithmonë të gjelbra. Ja se si e shpjegoi dukurinë para mikrofonit të Radio Bullgarisë drejtori i parkut Stefan Zllatarov:

“Në parkun natyror Stranxha është ruajtur një bimësi që nga epoka e terciarit, e cila në pjesën tjetër të Evropës është zhdukur gjatë akullimeve të fundit para më shumë se një milion vjetësh. Bëhet fjalë për shkurre gjithmonë të gjelbra. Jashtë Stranxhës bimësi të tillë ka në lindje, në bregun jugor të Detit të Zi dhe arrin gjer tek Kaukazi. Është e njohur edhe me emrin Bimësi Kolhide për shkak të gjendjes gjeografike atje të Kolhidës antike.”

Rodendroja e Stranxhës është emblema e parkut. Shkurret e saj me gjethe gjithmonë të gjelbra dhe lule ngjyrë vjollce, vere dhe portokalle i bëjnë pyjet e malit Stranxha jashtëzakonisht të bukura në fund të pranverës. Stranxha dallohet edhe për pyjet e saj të virgjëra shekullore me diametër të disa pemëve deri në 2 metra. Ato janë pyje relikte, me origjinë që nga epokat e largëta gjeologjike.

“Këto janë kryesisht pyje prej lisash, sqaron zoti Zllatarov. – Këtu ndodhet një prej
masiveve më të mëdha të lisit në Evropë, i gërshetuar me lisin e lindjes, i cili gjithashtu është relikt nga epoka e terciarit. Lisi i Stranxhës është stërgjyshi i të gjithë lisave evropianë. Pas epokës së terciarit ai e vë fillimin e të gjitha llojeve të tjera të lisave në Evropë.”

Studimet e zhvilluara kohët e fundit të ADN-së së lakuriqeve të natës të Stranxhës treguan se ato gjithashtu janë stërgjyshërit e lakuriqeve të natës sot. Nga kafshët e rralla në Evropë në parkun natyror Sranxha gjenden vidra dhe macja e egër. Në fillim të shekullit të kaluar këtu ka jetuar dhe rrëqebulli. Sidomos e madhe është shumëllojshmëria e rrëshqanorëve, breshkave dhe e pakurrizorëve të tjerë, si dhe e zogjve. Jashtëzakonisht e madhe është shumëllojshmëria e florës së lartë. 113 prej bimëve të parkut janë shkruar në Librin e Kuq të llojeve të kërcënuara te ne. Tërë territori i parkut është përfshirë sot në rrjetin evropian “Natura 2000”

Parku natyror Stranxha është unikal edhe me trashëgiminë e tij historiko kulturore. Vetëm në këtë krahinë të Bullgarisë janë akoma të gjalla vallet e nestinarëve mbi prush. Sipas Stefan Zllatarovit kjo valle e ka rrënjat e saj në kulturën e trakëve gjatë kohërave të lashta.

“Kur shpërndahej Perandoria Romake në Ballkan dhe barbarët asgjësonin fushat e saj, vetëm në pyjet e dendura të Stranxhës mbijetoi një popullsi e lashtë trake, me rituale të saj, të cilat më vonë u trashëguan nga sllavët dhe bullgarët e vjetër. Kështu qe përveç florës dhe faunës origjinale, këtu ka dhe një folklor origjinal, është i mendimit drejtori i parkut. Shembulli më i përshtatshëm për këtë janë lojat e nestinarëve, të cilat janë lidhur drejtpërsëdrejti me jetën e fiseve të lashta trake dhe me fenë e tyre – Orfizmi.

Sipas zotit Zllatarov trakët e lashtë kanë qenë adhurues i zjarrit dhe i diellit. Këtë e vërtetojnë dhe të ashtuquajturat rrethe diellore, të gdhendura në shumë shkëmbinj në Stranxha, të lidhura me pritjen rituale të diellit në ditën e barasnatës së pranverës. Në këtë ritual të lashtë ndaj zjarrit dhe diellit ndoshta fshihen rrënjat e valleve të sotme mbi prush, të praktikuara vetëm nga popullsia e Stranxhës.

Pas të gjitha fjalëve të bukura të thëna për këtë mal të bukur dhe mistik është i pakuptueshëm fakti se 15 vjet pas shpalljes së parkut natyror territor të mbrojtur ende nuk ka plan për administrimin e tij. Në të duhet të ketë rregulla të qarta se ku dhe çfarë veprimtarish ekonomike mund të zhvillohen. Apetitet për ndërtime në rripin e bregut tani për tani e vështirësojnë miratimin e këtij plani. Diçka më tepër, gjatë vitit 2006 një proces i nisur nga bashkia Carevo arriti të shpallë të parëndësishme vetë shpalljen e parkut territor të mbrojtur. Në sajë të protestave të shumta nga ana e qytetarëve dhe ekologëve, pas një viti Parlamenti e rimëkëmbi statusin e parkut. Beteja u fitua, por jo dhe lufta – thotë Katerina Rakovska nga koalicioni i organizatave ekologjike dhe civile. “Që të ketë natyrë në Bullgari”.

“Atëherë ishim shumë të lumtur dhe mendonim se e kemi fituar luftën – thotë ajo. – Mirëpo pasi bashkia Carevo nuk arriti ta asgjësojë parkun në mënyrë juridike, ajo ka një plan tjetër për likuidimin e tij – nëpërmjet planit të saj të ri arkitekturor, i cili parashikon ndërtime të mëdha në breg. Sipas vlerësimit ekologjik të ekspertëve realizimi i këtij plani do të asgjësojë 1/3 prej habitateve të llojeve të rralla të kafshëve. Megjithë këtë vlerësim shqetësues Ministria Bullgare e Mjedisit Rrethues dhe Ujërave i dha “dritë jeshile” planit arkitekturor të bashkisë së Carevec. Ne, kuptohet, e apeluam vendimin dhe aktualisht po zhvillohen procese. Ndërkohë i dërguam Komisionit Evropian një ankesë, pasi u shteruan të gjitha mundësitë në nivel kombëtar.”

Komisioni Evropian ka filluar një procedurë paralajmëruese penale kundër Bullgarisë sa i përket kësaj çështjeje. Sipas standardeve të BE-së madje 1 për qind humbje prej shumëllojshmërisë biologjike konsiderohet e rëndësishme, kurse në rastin konkret bëhet fjalë për 30 për qind. Këto janë kryesisht sipërfaqe me bar afër bregut - habitate të llojeve të ndryshme të rrëshqanorëve dhe shpendëve, të cilat ushqehen nëpërmjet insekteve, të cilat jetojnë atje. Do të ketë akoma një raund të fundit – miratimi më në fund i planit për administrimin e vetë parkut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD