Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zogjtë shtegtarë sjellin pranverën

\r\nEdhe më sot e kësaj dite për bullgarët lejleku mbetet simbol dhe paralajmërues i pranverës.
Foto: Veneta Nikollova
Për bullgarët pranvera vjen me luleborat e para, me burbuqet e luleve, me gonxhet e pemëve dhe me cicërimën e ëmbël të zogjve. Gjatë pranverës në Bullgari vijnë shumë zogj shtegtarë nga Afrika, që të bëjnë këtu foletë e tyre dhe të rritin të vegjlit. Ndër larminë e madhe zogjsh, që vijnë me pranverën, ka disa shpendë tepër të rëndësishëm për kulturën tradicionale bullgare.

Edhe më sot e kësaj dite për bullgarët zogjtë simbol dhe paralajmërues të pranverës mbeten lejleku dhe dallëndyshja. Ardhja e tyre përbën një shenje për heqjen e verojkave. Ka një këngë fëmijësh, në të cilën drejtohen përshëndetje ndaj lejlekëve dhe urime ndaj fëmijëve për shëndet. Shpendi i bukur i bardhë dhe i zi, me sqep dhe këmbë të kuqe, me qafë të gjatë përmendet edhe në namatisjet rituale të festës pranverore me emrin Bllagoveç. Kjo festë popullore kojincidon me kremten kishtare të Ungjillëzimit të Hyjlindëses më 25 mars. Atë ditë njerëzit thirrin lejlekët të vijnë, që të trembin dhe të dëbojnë gjarpërinjtë dhe zhapinjtë. Sipas besimeve popullore zvarranikët zgjohen nga rrezet e para të diellit dhe nga ngrohtësia pranveror. Për bullgarët është një kënaqësi e veçantë, kur lejlekët bëjnë foletë e tyre në kambanoret e kishave, ose në kominat e shtëpive. Besohet se kjo është një shenje e mirë për njerëzit.

Dallëndyshet gjithashtu kanë vendin e vet në këngët popullore bullgare. Në folklorin bullgar ato përshkruhen si zogj që fluturojnë shpejtë dhe me zhdërvjelltësi, që cicërojnë me zëra të holla, të dridhura dhe të këndshme. Në fakt me ato veti të veta të përshkruara në folklorin bullgar dallëndyshet përbëjnë një përshkrim poetik të vajzave të reja të pamartuara – të shkathët, syzeza, gojëmbla. Sipas besimeve më të lashta dallëndyshja është një krijesë hyjnore, simbol i dritës dhe i diellit, i lumturisë dhe i mirësisë.

Ka edhe një shpend tjetër shtegtar, i cili gjithashtu përshkruhet në folklorin bullgar. Kjo është kojrrila, pamja e së cilës gjithashtu lidhet me shumë rituale popullore dhe figura poetike. Besohet, se kojrrilat shikojnë dhe dinë gjithçka, sepse vijnë nga larg dhe me të fluturuar kalojnë mbi shumë troje. Me hijeshinë dhe elegancën e vet, kojrrilat gjithashtu janë simbol i joshjes dhe bukurisë prej vajze. Dikur, në të kaluarën vashat vënin pupla kojrrile në flokët e tyre, me shpresën, se ato do të mbrojnë nga sy të këqija, nga magji dhe nga vështrime ziliqare. Në listën e krahasimeve poetike të vajzave gjeniu popullor ka përfshirë edhe një shpend tjetër. Kjo është mjellma e bardhë. Shpesh herë fytyra e vashës krahasohet me bardhësinë e mjellmës, ndërsa qafa e saj përshkruhet si qafë mjellme. Me këtë shpend e krahasojnë edhe nuset e reja, të cilat shfaqin shkathtësinë e vet në shtëpinë e re. Në një këngë tregohet, si nusja e re zbulon fytyrën e bardhë mjellme, përvesh mëngët e bardha, që kujtojnë krahët e mjellmës dhe nisë të brumosë bukën.

Lajmëtari kryesor i pranverës në folklorin bullgar është një zog i vogël. Kjo është qyqja. “O, moj qyqe, ti zog behari, të mos je ti zogu, që cicëron gjatë verës në pyjet e malit, ndërsa gjatë dimrit në fushën me bore.” Kështu në mënyrë përkëdhelëse, vasha i drejton pyetje qyqes. Mirë po, bashkë me lajmin e mirë për ardhjen e pranverës, ngandonjëherë konsiderohet se qyqja me zërin e vet të përvajshëm sjell edhe njoftime për sëmundje, luftëra, vdekje, për shtojzovalle fatzi, të cilat bredhin pyjeve gjatë verës.

Në subjektet folklorike shpesh herë haset edhe bilbili. Në një këngë kaçakësh tregohet si pasi pylli filloi të gjelbërohet një bilbil erdhi te kaçaku i ri Stojan. Ai ishte i shtrirë i sëmurë nën një pemë larg fshatit të lindjes. Rreth e rrotull nuk kishte kush t’i ndihmonte këtij trimi sypatrembur. Në sqep zogu i vogël i sillte atij uji dhe me krahët e vet i bënte atij hije. Në një këngë tjetër popullore bullgare kushtuar kaçakëve prapë zbulohet lidhja midis njeriut dhe natyrës. Vojvoda e çetës së kreshnikëve i drejton pyetje bilbilit: “Pse, moj, zog, bilbil zogu, e nisish këngët para zbardhjes së ditës dhe me cicërimin e ëmbël na zgjosh nga gjymi para agimit të diellit?” Ndërsa bilbili i përgjigj, se 9 vjet me radhë nuk arrin të bëjë folenë e vet dhe të rritë të vegjël, sepse kaçakët endin nëpër pyll andej-këndej. Shpesh herë në folklorin bullgar bilbili mishëron vajzat zëëmbël. Kështu që kjo këngë dhe vet bilbili me fjalët e vet vjen të sugjerojë, se kreshnikët gjithashtu nuk arrijnë të thurin fole dhe të bëjnë familje të veta.

Gjeniu popullor bullgar ka krijuar shumë përralla mësimdhënëse, në të cilat subjekti kryesor është ndonjë zog shtegtar. Kur dielli pranveror filloi të ndriçojë, vreshtari nisi të krasitë hardhinë. Ai e thirri mëllenjën për ta ndihmuar: “Hajde, mullizeza, eja me mua të krasitim hardhitë”. “O, vreshtari im, nuk mund të vij tani, po e bëj folenë” – kështu me keqardhje iu përgjigj mëllenja. Çdo herë, kur fshatari niste të punojë në vreshtin, ftonte mullizezën ta ndihmojë atë. Mirëpo, zogu gjithnjë përgjigjej, se nuk mund të shkonte, sepse është shumë i zënë – herë se i ngroh vezët, herë se i mëson të vegjlit të fluturojnë. Mirë po, kur gjatë vjeshtës kokrrat e rrushit u poqën dhe u mbushën me lëngë të ëmbël, mëllenja vet i propozoi vreshtarit së bashku me të vegjlit të shkojnë të vjelin rrushin. Atëherë fshatari i kujtoi mullizezën proverbin se “Ai që nuk punon, nuk duhet të ha”.

Bota e pasur dhe e larmishme e zogjve dhe shpendëve është lidhur tepër ngushtë me kulturën tradicionale bullgare. Sikur nëpërmjet këtyre krijesave me pupla, njerëzit arrinin të njohin më mirë veten dhe natyrën, dhe të ndjejnë më fortë lidhjen e tyre me botën përreth.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD