Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Proceset demografike në Bullgari gjatë vitit 2009

Doc. Jordan Kalçev: “Gjatë të 5-6 vjetëve të fundit vërehet një tendencë e vazhdueshme e rritjes së lindshmërisë”
Foto: Darina Grigorova
Lindshmëria tashmë nuk është problemi demografik kryesor i vendit tonë. Këtë e tha për Radio Bullgarinë doc. Jordan Kalçev nga dega “Statistika demografike” e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS). Krahas rritjes së mortalitetit, problemi kryesor i shtetit është plakja e popullsisë. Procesi i plakjes është më i fortë në fshatra, ku mosha mesatare tejkalon 45 vjeç, ndërsa në qytete është 40 vjeç. Tendenca është që këta tregues të thellohen gjatë viteve të ardhshme, tregon studimi i IKS-së për proceset demografike në Bullgari gjatë vitit 2009. Njerëzit e aftë për punë janë 63% të tërë popullsisë. Sipas të dhënave të institutit gjatë vitit 2001 raporti midis njerëzve në pension dhe të rinjve që kërkojnë punë është 100 kundrejt 124. Gjatë vitit 2008 raporti midis pensionistëve dhe të rinjve është 100 kundrejt 91, kurse gjatë 2009-ës – 100 kundrejt 82.

Sipas studimeve statistikore të fundit gjatë vitit 2009 afro 19 000 veta janë larguar nga vendi. “Rreth 3 300 veta kanë ardhur për të banuar në Bullgari – thotë docent Kalçev. – Në këtë numër ka dhe karakteristika demografike që kanë të bëjnë me seksin. Është karakteristike se tek emigracioni numri i grave është më i madh se sa te imigracioni. Atje pjesa relative e grave është më e vogël që do të thotë se shumica e njerëzve që kthehen në Bullgari janë burra. Te 50% të emigrantëve kjo është e lidhur me punën e tyre, ndërsa te 15% - me arsimin. Në parim gratë e reja më shpesh përfshihen në këto flukse të migrimit më tepër për të vazhduar arsimin.”

Të lindurit në fund të viteve 90 të shekullit XX janë shumë pak, shpjegon doc. Kalçev. Gjatë të 5-6 vjetëve që vijojnë ata duhet të rinojnë resurset punonjëse të shtetit, kurse ato janë shumë të kufizuara. Kjo do të ndikojë dhe në lindshmëri, sepse gratë në moshë pjellore do të jenë më pak. Pastaj mund të presim një përmirësim të treguesve, domethënë pas vitit 2015-2020.

“Gjatë vitit 2009 lindshmëria vazhdoi të rritet – thotë doc. Jordan Kalçev. – Kemi regjistruar mbi 80 000 fëmijë me banim në Bullgari. Ka një pjesë që linden jashtë shtetit, por ata kthehen më vonë për të banuar tek ne. Të lindurit gjatë vitit 2009 janë 76 000. Në krahasim me vitin 2008 ata janë me 3 000 më shumë. Gjatë të 5-6 vjetëve të fundit vërehet një tendencë e vazhdueshme e rritjes së lindshmërisë. Lidhja midis faktorëve ekonomikë dhe tendencave demografike është e ndërlikuar. Efektet e saj në popullsi do të shfaqen gjatë viteve të ardhshme. Kuptohet, kjo varet dhe nga vazhdueshmëria e krizës. Mendoj se ajo mund të ketë njëfarë ndikimi, por tendenca e përgjithshme është që vendi të mbetet stabil në një plan social, politik dhe ekonomik. Kriza nuk do të shkaktojë një ulje të madhe të lindshmërisë, në dallim nga periudha nga viti 1990 deri në 1997, kur kishte një faktor shumë të fortë psikologjik. Atëherë njerëzit nuk besonin në potencialin demokratik të vendit. Por gjatë të dhjetë vjetëve të fundit ka një stabilizim, njerëzit janë më të qetë. Prandaj mendoj se kriza nuk do të ketë një ndikim të madh në lindshmëri.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD