Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndihmë për bamirësinë në Bullgari

Elica Barakova - drejtoreshë ekzekutive e fondacionit “Ndihmë për bamirësinë në Bullgari”
Foto: Millka Dimitrova
Bullgari është i prirë t’u ndihmojë atyre që kanë nevojë. Me mjete të dhuruara janë të realizuara një sërë qëllimesh fisnike si për shembull ndihmë të fëmijëve jetimë ose njerëzve me të meta, mjekim të të sëmurëve, integrim të fëmijëve me të meta e kështu me radhë. Fondacione të ndryshme mbledhin mjete për kauza të llojllojshme.

“Ndihmë për bamirësinë në Bullgari” është një nga fondacionet, që inkurajon mirëbërësin. Projekti më i madh i këtij fondacioni është “Sa më shumë, aq më tepër”. Ideja është të inkurajohet dhurëtia jo vetëm e firmave dhe punëdhënësve, por edhe e vet nëpunësve. Elica Barakova drejtoreshë ekzekutive e fondacionit tregon:

“Emëruam projektin tonë “Sa më shumë, aq më tepër”, sepse në kuadrin e tij nuk mblidhen mjete për ndonjë kauzë të caktuar. Në fakt në të grumbullohen mjete sipas preferencave të dhuruesve. Ato kanë të bëjnë me realizimin e projekteve sociale dhe ekologjike, dhurime për kulturën, arsimin dhe për sferat e ndryshme të jetës. Sa më shumë bëhen dhuruesit, aq më shumë bëhen edhe fushat, të cilave u ndihmojmë. Mbrojmë konceptin, se dhurëtia duhet të jetë një proces i pandërprerë, pjesë e jetës sonë të përditshme.”

Megjithëqë gjatë vitit 2009 biznesi bullgar ishte i detyruar të adaptohet me kushtet e krizës financiare dhe si rezultat u imponua një shkurtim i shpenzimeve dhe i nëpunësve, procesi i dhurëtisë nuk u ndërpre. Përkundrazi ka raste, kur shumat u shtuan. Gjatë vitit 2009 u evidentua një kufizim i shumave të dhuruara nga firma dhe organizata, por si shpërblim u shtua numri i dhuruesve individual. Shumat mujore të mbledhura gjatë vitit 2009 siguruan mjete për mjekimin e 25 fëmijëve, bursa për 117 fëmijëve dh të rinjve me një prindër ose jetimë. Me mjetet e mbledhura u blenë libra shkollorë për dy jetimore, u siguruan mjete për krijimin e një atelieje për zhvillimin e aftësive te njerëzit me të meta. Ndër kauzat e shumta janë edhe shkollat e qeneve – shoqërues të të verbërve.

Sipas drejtoreshës së fondacionit, me rëndësi më të madhe në këtë lloji dhurëtie është roli i punëdhënësit. Ai duhet të inkurajojë nëpunësit të dhurojnë mjete nga rrogat mujore. Punëdhënësi duhet ta informojë për mundësinë e dhurimit të shumave të vogla për kauza sociale. Pas kësaj secili merr vet vendimin. Fondacioni boton listë me emrat e fëmijëve dhe studentëve, për të cilët siguron mjete për bursë ose shuma për mjekim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD