Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialitete të reja universitare dhe perspektivë evropiane për të rinjtë bullgarë në Besarabi

Foto: Universiteti i Taraklisë

Nga viti i ri akademik, universiteti në qytetin moldavian Taraklia do të trajnojë zyrtarisht studentë si degë e Universitetit të qytetit Ruse "Angell Kënçev". Me këtë bashkim të të dy institucioneve arsimore, bullgarët etnikë në Moldavi do të kenë qasje më të lehtë në një gamë më të gjerë specialitetesh dhe, më e rëndësishmja – diplomat do të njihen në të gjithë territorin e Bashkimit Evropian.

"Aktualisht është në proces pranimi i studentëve dhe interesi mes komunitetit bullgar është mjaft i madh, sepse ka specialitete të reja – menaxhim biznesi, shkenca kompjuterike, inxhinieri bujqësore dhe automobilistike. Përveç kësaj, mbeten edhe specialitetet që ishin fokusi kryesor i Universitetit të Taraklisë – pedagogji parashkollore dhe fillore, pedagogji muzikore, gjuhë bullgare dhe gjuhë e huaj. Deri tani kemi regjistruar më shumë se 80 veta në programet bachelor dhe rreth 20 – në programet master" – tregoi për Radio Bullgaria drejtori administrativ i institucionit arsimor, Aleksandër Borimeçkov.

Aleksandër Borimeçkov

Universiteti në qytetin moldavian të banuar kryesisht nga bullgarë etnikë ka mundësi të pranojë 120 studentë në programet bachelor dhe 30 në ato master. Gjithashtu parashikohen 5 vende për doktoraturë, por për to do të kenë përparësi pedagogët që kanë punuar deri tani në institucionin moldavian të arsimit të lartë, të cilët nuk kanë tituj shkencorë. "Dëshirojmë që ata të bëhen doktorë këtu, në Tarakli, dhe të japin mësim për studentët e ardhshëm" – na thotë Borimeçkov me bindjen se institucioni do të ruajë stafin pedagogjik nga ish-Universiteti i Taraklisë, por gjithashtu do të tërheqë edhe lektorë të ftuar nga Universiteti në Ruse, veçanërisht për tre specialitetet e reja inxhinierike, për të cilat mungojnë pedagogë në Tarakli. Ata, megjithatë, do të duhet të udhëtojnë, sepse mësimi në Filialin e Universitetit "Angell Kënçev" në Moldavi do të jetë tërësisht me prezencë fizike – thekson Aleksandër Borimeçkov.

"Nuk do të ketë mësim online. Duam që gjithçka të zhvillohet këtu, që universiteti të fillojë të jetojë, të ketë studentë dhe të shihet se ky është një institucion arsimor shumë interesant për studentët e ardhshëm. Mësimi zhvillohet në gjuhën bullgare. Gjithashtu, sipas marrëveshjes së nënshkruar – ekzistojnë mundësi edhe për gjuhën rumune dhe atë angleze, por gjuha kryesore do të jetë detyrimisht bullgarishtja. Sidoqoftë, gjuha zyrtare e Republikës së Bullgarisë është bullgarishtja."

Kjo e kthen automatikisht institucionin në një mundësi të përshtatshme për bullgarët etnikë jo vetëm në Moldavi:

"Aktualisht më shumë po regjistrohen nga komuniteti bullgar, por ekziston gjithashtu mundësia që të regjistrohen edhe fëmijë, sepse Bullgaria i njeh ata si pjesë e komunitetit bullgar. Disa prej tyre e zotërojnë gjuhën bullgare, pasi në Gagauzia ka mjaft shkolla ku mësohet gjuha bullgare dhe shumica, ndërmjet gjuhës gagauze dhe asaj bullgare, zgjedhin bullgarishten, për shkak se mund të realizohen në Bullgari, të studiojnë falas sipas Dekretit nr. 103 të Këshillit të Ministrave. Por, nëse këtë vit një institucion arsimor bullgar hapet në Moldavi, besoj se, do të bëhet edhe më tërheqëse për ta të mësojnë gjuhën bullgare. Në universitet presim studentë të ardhshëm nga komuniteti bullgar në Ukrainë, sepse e dimë që atje ka shumë bullgarë – rreth 1 milion" - shpjegon drejtori administrativ i filialit të Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Moldavi.

Dhe kur flasim për përparësitë e institucionit të ri arsimor, pa dyshim më i rëndësishmi është fakti se ai është “i vetmi në territorin e Moldavisë që do të lëshojë diploma evropiane”.

"Asnjë universitet tjetër në Moldavi nuk ka një mundësi të tillë. Kjo diplomë do të lëshohet edhe në gjuhën angleze, çka do të thotë se automatikisht do të njihet në vendet evropiane, si edhe në vetë Moldavinë. Përparësia e dytë është se arsimi është falas për bullgarët dhe gagauzët, pra ata nuk paguajnë asnjë tarifë shtetërore. Dhe e treta – kanë një bursë të garantuar prej 240 levash, të cilën do ta marrin çdo muaj – gjatë vitit të parë do të marrin 100%, ndërsa në vitet në vijim në varësi të suksesit."

Dhe në fund – a mund të përfitojnë nga mundësitë që ofron universiteti në Taraklia bullgarët etnikë nga diasporat e tjera historike – në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Serbi, apo nga komunitetet e reja emigrante në mbarë botën?

“Po ka një mundësi të tillë – thotë Aleksandër Borimeçkov dhe shpjegon hapat për këtë: – Kandidati duhet të regjistrohet në platformën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku dorëzon të gjitha dokumentet që kërkohen për njohjen e përkatësisë etnike bullgare – këto janë certifikatat e lindjes, kartat e identitetit. Më pas, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit i analizon të gjitha këto dokumente. Nëse i lëshohet një dëshmi që ai ka prejardhje bullgare, atëherë mund të regjistrohet në degën e Universitetit të Rusës në Taraklia.”

Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/Universiteti i Taraclisë, tdu-tar.md, Shoqata për Zhvillimin e Komunitetit Bullgar në Moldavi




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë kthehen me 12 çmime

Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine. Vanesa Kalinkova, një nxënëse nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencës dhe Matematikës në..

botuar më 25-07-28 6.06.MD
Fshati Kozarevo, rrethi i Jambolit

Bullgaria po digjet! Ka ndihmë, por bilanci është i rëndë …

Kjo verë bullgare është e trishtueshme .  Nxehtësi me temperatura mbi 40 gradë për ditë të tëra. Dhe nxehtësia, së bashku me pakujdesinë dhe neglizhencën njerëzore, kanë ndezur qindra zjarre në të gjithë vendin tonë. Për javën e dytë,..

botuar më 25-07-28 3.44.MD

Lloje të reja duhani në Bullgari kundër ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike ndikojnë fuqishëm në bujqësinë në Bullgari, përfshirë edhe prodhimin e duhanit. Prandaj kërkohen lloje që janë në gjendje të përballojnë verërat e thata dhe të nxehta. Së fundmi, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010..

botuar më 25-07-27 8.00.PD