Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më thuaj çfarë të bën të qeshësh dhe do t’i them çfarë njeri je

Macja me bisht të prerë është ndër emblemat e kryeqytetit të humorit në Bullgari – Gabrovo
Foto: Rumjana Cvetkova
“Bota ka mbijetuar, sepse ka qeshur” thotë një fjalë e urtë bullgare. Shkencëtarët pohojnë kategorikisht se qeshja është një mjet adaptimi të njeriut me mjedisin dhe tregues për një shëndet të mirë fizik dhe psikik. Humori dhe shakaja nderohen në tërë botën dhe madje u është kushtuar një ditë e posaçme – 1 prilli, e cila në çdo vend dallohet me një kolorit të veçantë. Nuk do të jetë e tepruar po të themi se festa e sotme është ndër më të dashurat në Bullgari. Në këtë ditë tradita tek ne imponon të kapësh të paktën një “krap” ndër të afërmit dhe miqtë me ndonjë shaka të zgjuar.

Me një program zbavitës gjatë tërë ditës me moton “Me macen e Gabrovos kundër krizës” shënon festën kryeqyteti i humorit tek ne – Gabrovo. Mikpritëse është Shtëpia e humorit dhe satirës e Gabrovos – kartëvizita e qytetit. Macja me bisht të prerë gjithashtu është ndër emblemat e qytetit. Një nga historitë zbavitëse rrëfen se njerëzit në Gabrovo i presin bishtat e maceve që të mund të mbyllin më shpejt derën pas tyre dhe të mos ftohet dhoma. Pra, në të kaluarën macja ruante ngrohtësinë e shtëpisë, kurse sot është simboli i efektivitetit energjetik. Të njohur si kursimtarë, banorët e Gabrovos vetë bëjnë shaka për këtë tiparin e tyre:

I ati i thotë Ivanços:
– Ivanço, shko te fqinji për të marrë lopatën e tij, se më duhet.
Ivanço kthehet dhe thotë se fqinji nuk e jep lopatën.
– Lëre, koprrac! Jepmë lopatën tonë atëherë.

Prej kohe politikanët dhe gabimet e tyre janë ndër temat e preferuara që kthehen në anekdota. Ndër personazhet më të dashur ishte udhëheqësi i dikurshëm komunist Todor Zhivkov. Shumë përralla popullore tregojnë për Hitër Petër (Dinak Petër), një personazh i njohur me zgjuarsinë e vet. Çfarë e bën bullgarin të qesh sot?Një nga anekdotat që rrëfehen më shumë janë ato për Ivanço dhe Marijka, për vjehrrën, për biondet, për Çapaj dhe Petka.

“Kemi një humor specifik bullgar dhe një humor karakteristik për regjionet e ndryshme, për shembull për rajonin e Sofjes, për Gabrovon – tregon për Radio Bullgarinë Mihail Veshim, shkrimtar i njohur bullgar dhe kryeredaktor i gazetës satirike “Stërshel” (“Zekth”). – Përveç kësaj si një pjesë e Ballkanit, ne kemi dhe një humor ballkanik, i cili nuk është kaq elegant si ai në Francë ose në Angli. Humori ynë është pak më direkt. Por humori varet dhe nga niveli i intelektit të njeriut. Më thuaj se çfarë të bën të qeshësh dhe do t’i them çfarë njeri je.”

“Dita më e zbrazët është ajo, gjatë së cilës nuk kemi qeshur asnjëherë” – thotë shkrimtari i njohur Çudomir. Prandaj qeshni! Dhe jo vetëm më 1 prill, sepse qeshja e pastron shpirtin.

A ka bullgari një sens humori?

“Nuk mund të flas për bullgarin në përgjithësi, sepse njerëzit janë të ndryshëm – përgjigjet Mihail Veshim. – Disa kanë sens humori, të tjerë – jo. Njerëzit pa sens humori janë për t’i vajtuar. Zoti i ka privuar nga një mënyrë gëzimi. Për fat të keq sensi i humorit nuk mund të transplantohet. Mund të transplantohet një zemër, një veshkë, por jo sensi i humorit. Në të vërtetë i lumtur është ai njeri, i cili përveç sensit të humorit, ka dhe një sens vetëironie. Sa më shumë arrijmë ta shikojmë veten me ironi, aq më simpatikë u dukemi të tjerëve.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD