Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rob Wainwright: “Bullgaria është një partner shumë i rëndësishëm regjional i Europolit në luftimin e kriminalitetit të organizuar”

“Vetëm gjatë vitit të fundit Bullgaria dhe Europoli iniciuan së bashku mbi 150 operacione kundër kriminalitetit të organizuar dhe personave kriminalë” – saktësoi Rob Wainwright.
Foto: www.europa.eu
“Bullgaria është një partner shumë i rëndësishëm regjional i Europolit në luftimin e kriminalitetit të organizuar”. Ky ishte vlerësimi kategorik i drejtorit të Shërbimit policor evropian Rob Wainwright pas takimit të tij në Sofje me zëvendëskryeministrin bullgar dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov, me ftesë të të cilit ai vizitoi Bullgarinë. Nga data 1 janar i vitit 2010 Europol është një agjenci pranë Komisionit Evropian, e cila koordinon punën e shërbimeve policore të vendeve anëtare të BE-së kundër kriminalitetit transkufitar dhe terrorizmit. Në takimin me ministrin e brendshëm bullgar Rob Wainwright ka diskutuar hetime rrjedhëse kundër grupeve të organizuara kriminale për trafikim njerëzish dhe narkotikësh, migracion ilegal dhe larje të parave të pista. Sipas fjalëve të tij Bullgaria ka një kontribut të madh në luftimin e kriminalitetit të organizuar në Ballkan dhe në Evropë. Shembulli i fundit nga përpara disa ditësh është operacioni i përbashkët policor me emrin kodues “Ortek”. Gjatë këtij operacioni në territorin e Polonisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë u arrestua një grup i organizuar kriminal me mbi 10 figura kyçe, i cili ka vjedhur me anë të skrining pajisjeve rreth 1 milionë euro nga llogari bankare të shtetasve nga tërë BE-ja.

“Vetëm gjatë vitit të fundit Bullgaria dhe Europoli iniciuan së bashku mbi 150 operacione kundër kriminalitetit të organizuar dhe personave kriminalë – saktësoi Rob Wainwright. – Ky është një aktivitet me 100 për qind më i lartë i shërbimeve bullgare në krahasim me vitin e kaluar. Rezultati është: arrestime të figurave kryesore nga bota e krimit të organizuar, kapje narkotikësh ilegalë dhe grupesh kriminale, të cilat janë marrë me skrining operacione – ilustroi Rob Wainwright. Ai rikujtoi se raporti i fundit i Komisionit Evropian për përparimin e vendit në kuadrin e Mekanizmit për bashkëpunim dhe kontroll vlerëson në mënyrë pozitive vendosmërinë dhe vullnetin e fuqishëm të qeverisë bullgare për të përballuar problemin e kriminalitetit të organizuar, por shënoi se duhen akoma përpjekje kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe reforma në sistemin gjyqësor. – Por unë jam këtu, që të ripohoj kategorikisht se komuniteti policor evropian e përkrah seriozisht Bullgarinë në përpjekjet e vendit kundër krimit të organizuar” – deklaroi shefi i Europolit.

Kriminaliteti i organizuar sot është një problem global. Trafikimi i narkotikëve ose mashtrimet me përmasa të mëdha për shembull, shënoi gjithashtu Rob Wainwright, u përkasin si bullgarëve, ashtu dhe qytetarëve të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë...

“Ne shohim se në Bullgari ka grupe kriminale, në të cilat veprojnë persona me kombësi të ndryshme dhe kjo është normale. Kriminaliteti i organizuar është një problem, i cili u përket të gjitha vendeve në BE – sqaroi ai. – E rëndësishmja është se ka një vullnet të fortë politik, që të kapen grupe të tilla kriminale, të cilat përbëjnë rrezik për shoqëritë tona. Këtu, në Bullgari, kjo tashmë është fakt, në sajë të qeverisë së re. Gjatë vitit të kaluar kryedrejtoria për luftim të kriminalitetit të organizuar në Bullgari ka hetuar mbi 400 grupe kriminale, të cilat kanë qenë dhe akoma janë aktive në vend. Unë i besoj statistikës policore, që na japin nga Bullgaria” – ishte kategorik Rob Wainwright.

Për Radio Bullgarinë Rob Wainwright komentoi gjithashtu vendin dhe rolin e Bullgarisë në regjionin e Ballkanit kundër terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar – theksa kryesorë në veprimtarinë e Europolit.

“Kjo, që Bullgaria po bën aktualisht për modernizimin e shërbimeve të saj, vepron si një model regjional. – është i bindur ai. – Sipas meje caku i ri legjislativ për larjen e parave të pista dhe konfiskimin e pronës së marrë nga veprimtari kriminale, është shumë efektiv dhe mund të shërbejë si model i vendeve të tjera në regjion, kurse ndjekja e rrymave ilegale financiare është një element i rëndësishëm i luftimit të terrorizmit, si dhe i krimit të organizuar.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova bëri thirrje për lehtësimin e pranimit të studentëve nga diaspora

Një takim i zgjeruar i Këshillit të Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë u mbajt më 5 qershor në Burgas, bënë të ditur sot nga këshilli në një njoftim për shtyp. Ndër të pranishmit në takim ishte edhe drejtoresha ekzekutive e Agjencisë..

botuar më 25-06-06 12.04.MD
Xhamia Tombull në Shumen

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin

Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..

botuar më 25-06-06 10.23.PD

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD