Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndikimi i krizës mbi industrinë bullgare të mobilieve

“Ndërtimi u ndërpre, banesa nuk shiten, dhe që këtu nuk kërkohen edhe mobilie” – vuri në dukje Kalin Simeonov, kryetar i Dhomës së Industrisë së Përpunimit të Drurit dhe të Mobilieve.
Foto: Millka Dimitrova
Kriza ushtroi ndikimin e saj mbi të gjitha sektorët e ekonomisë, duke përfshirë edhe industrinë e mobilieve. Tregjet u ngushtuan, firmat ngrinë ose ndërprenë prodhimin e vet. Duke pritur ditë më të mira për prodhimin e vet, firmat e mobilieve, që vazhdojnë të punojnë, iu shpresojnë më tepër eksportit. Afro 4000 firma anëtarësojnë në Dhomën e Industrisë së Përpunimit të Drurit dhe të Mobilieve. Në fund të vitit 2009 në treg punuan aktivisht afro 950 firma, 240 prej të cilave janë në falimentim. Të tjerët e ndërprenë punën dhe çliruan personelin me leje të papaguar përderisa ndërmarrja do të jetë në gjendje të rivendosë prodhimin. Të parë u tërhoqën nga tregu prodhuesit më të vogël të mobilieve. Mbetën vetëm ndërmarrjet më të mëdha, që disponojnë rezerva financiare dhe janë në gjendje, që për një kohë të punojnë në humbje. Ato shlyejnë kreditë bankare ngandonjëherë edhe në llogari të borxheve ndaj furnizuesve të tyre. Që nga fillimi i krizës në prodhimin e mobilieve shihet një rrënje të madhe. Lidhur me këtë kryetari i Dhomës së Industrisë së Përpunimit të Drurit dhe të Mobilieve Kalin Simeonov thekson:

“Problemet më të fundit kanë të bëjnë me mungesën e blerësve për shkak të pamjaftueshmërisë së mjeteve. Ndërtimi u ndërpre, banesa nuk shiten, dhe që këtu nuk kërkohen edhe mobilie. Deri në mesin e vitit të kaluar ndërmarrjet e mobilieve realizuan kontratat e arritura, disa prej të cilave me firma të huaja. Atëherë situata nuk ishte aq e rëndë.”

Bumi i ndërtimit të hoteleve dhe banesave dhe pajisja e tyre para krizës globale financiare dhe ekonomike ishte periudha më e mirë për zhvillimin e industrisë së mobilieve. Atëherë rritja vjetore e prodhimit ishte përafërsisht 8 për qind. Të zënët në sektor ishin 50 mijë veta. Një pjesë prej firmave investuan mjete të konsiderueshme në teknologjitë dhe makineri të reja, gjë që ndihmoi për rritjen e aftësisë së tyre konkurruese. Mirëpo është e vërtetë se pikërisht ato firma sot përjetojnë më rëndë krizën, sepse morën kredi të mëdha nga bankat që të investojnë në teknikën moderne. Si rezultat i mungesës së shitjeve, ato nuk janë në gjendje të shlyejnë kreditë. Fabrikat moderne, që punojnë në mënyrë efektive janë të mbyllura. Sipas ekspertëve, kur ekonomia rikthehet në nivelet para krizës, industria e mobilieve do të nevojitet kohë që të rivendosë vëllimet e prodhimit. Tani përparësi kanë ato firma, që eksportojnë prodhimin. Kërkimi i kufizuar në tregun e brendshëm për shkak të aftësisë së ulur blerëse të popullsisë, nuk u jep shans firmave, që iu shpresojnë vetëm shit-blerjes së brendshme. Mobiliet bullgare prej kohe gjejnë tregje në Britaninë e Madhe, Italinë dhe Gjermaninë. Lidhur me këtë Kalin Simeonovi shpjegon:

© Foto: Millka Dimitrova

Në pritje të blerësve, çmimet ulen pandërprerë

“Pothuajse 90 për qind nga eksporti përbën mobilie prej druri, kryesisht karrige, tavolina, mobilie me tapiceri, që kërkojnë më shumë punë me dorë. Tani për tani kjo është përparësia jonë konkurruese. Atje ku ka më shumë punë me dorë, ne jemi më të mirë dhe prandaj arrijmë të gjejmë tregje jashtë shtetit.”

Edhe industria e mobilieve vuan nga problemi tjetër i ekonomisë bullgare – mungesa e kuadrove të kualifikuara. Në këtë fushë tepër serioz është problemi me arsimin e mesëm profesion në vend, i cili brenda viteve të tranzicionit pothuajse u likuidua. Gjatë kësaj periudhe shkollat profesionale teknike ose teknikumet u zëvendësuan me gjimnazet profesionale. Në to procesi i mësimdhënies ka të bëjë kryesisht me përgatitjen e përgjithshme të nxënësve. Pothuajse 75 për qind nga lëndët mësimore nuk kanë lidhje me specialitetin. Disiplinat profesionale janë në plan të dytë. Si rezultat, ndodh ashtu, që pas mbarimit të një gjimnazi të tillë, të rinjtë që fillojnë të punojnë në ndonjë ndërmarrje të prodhimit të mobilieve nuk njohin makinat e ndryshme të përpunimit të drurit. Dhe në praktikë mezi pas kësaj fillon përgatitja e tyre profesionale. Një pjesë prej firmave bëjnë përpjekje vet të zgjidhin problemin me kuadrot. Ato zgjedhin nxënësit më të mirë nga shkollat profesional dhe organizojnë për ta stazh veror. Kështu ata përgatitin kuadro për firmën e vet. Problemi tjetër serioz për industrinë e mobilieve është lënda drusore. Shpesh firmat nuk respektojnë standardet evropiane dhe materiali që shesin nuk iu përgjigjet parametrave të domosdoshëm. Dhe duke blerë një material pa cilësi, firma paraprakisht paracakton mossuksesin e vet. Firmat e mobilieve vuajnë edhe nga importi i mobilieve kineze. Shpesh herë ky import është i pareglamentuar dhe për të nuk paguhen taksa doganore dhe akcize. Kjo i bënë ato mobilie më të lira. Një shans për dalje nga kriza dhe për rimëkëmbje graduale fituan disa firma bullgare të mobilieve, që u prezantuan në ekspozitën e mobilieve në Gjermani në fillim të këtij viti. Aty ata arritën kontrata për prodhim të mobilieve, gjë që është një premisë për rivendosjen e prodhimit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD