Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fenomenet e krizës

Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të duhanit më shumë bullgarë fillojnë të dredhin cigare
Foto: BGNES
Kthesat historike e kanë bërë bullgarin njeri mendjemprehtë. Tani në kushtet e krizës doli që ai posedon një farë talenti në dëshirën e vet të mbijetojë problemet e shumta. Gjatë muajve të krizës në plan të parë dolën raste të provokuara nga varfëria. Dhe ato ndodhi zbuluan tipare të reja të bullgarit. Falimentimi i biznesit, rrogat e papaguara nga punëdhënësit, papunësia, dhe krahas kësaj edhe varfëria, bënë që njerëzit të rimendojnë filozofinë e vet jetike.

BE-ja shpalli vitin 2010 vit i luftës me varfërinë. Sipas Komisionit Evropian një nga çdo gjashtë veta në Evropë për ditë lufton mungesën e mjeteve për jetesë. Afro 80 milion evropianë, gjë që përbën 19 për qind nga qytetarët e BE-së, jetojnë nën pragun e varfërisë. Një nga prioritetet në nivel evropian është rritja ekonomike, zënia e krahut të punës, që këtu edhe sigurimi i të ardhurve më të larta. Në të njëjtën kohë bëhen përpjekje për aktivizimin e mekanizmave socialë për ndihmë të njerëzve në asistencë dhe për mbrojtje nga varfëria. Dhe vendet e punës dhe të ardhurat e mira janë mbrojtja më e sigurt kundër mjerisë.

Sipas Këshillit Ekonomik dhe Social, të varfëritë tek ne përbëjnë një shifër të përhershme – afro 1 milion 200 mijë veta në sfondin e popullsisë 7,5 milionëshe të vendit. Afro 20 për qind nga pensionistët bullgarë gjithashtu jetojnë nën pragun e varfërisë. Sipas ekspertëve të këshillit ekziston edhe problemi “të varfër me punë”, të cilët jo vetëm që janë një kontingjent i rrezikshëm, por formojnë një model i jetesës, afirmuar në mënyrë të qëndrueshme.

Kriza u bë shkak, që shumë njerëz të mbeten pa punë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Zënies gjatë muajit shkurt njerëzit në asistencë në Bullgari ishin 380 000 veta, gjë që përbën 10.6 për qind nga popullsia aktive. Bullgarët në mënyrë drastike kufizuan buxhetet familjare dhe filluan të blejnë vetëm më të domosdoshmen. Shumë prej tyre nuk mund të shlyejnë kreditë bankare, të marra gjatë viteve të vrullit ekonomik. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare kuota e kredive të vonuara dhe të ristrukturuar në fund të muajit shkurt të këtij viti tejkalonte 12 për qind nga të gjitha huat e lëshuara bankare.

Për kufizimin e papunësisë dhe për mbrojtjen e vendeve të punës, qeveria parashikoi 10 milion euro për zënie të subvencionuar. Te ky lloji zënie shpenzimet për rroga dhe sigurime ndahen midis shtetit dhe punëdhënësit. Ato janë programe për zënie të përkohshme në rajonet me papunësi më të madhe. Një hap i mirë në mbrojtjen e të shkurtuarve është vendimi për heqjen e tavanit të papunësisë. Kjo jep mundësi, që shumë njerëz të marrin 60 për qind nga rrogat e tyre, përderisa janë në asistencë, në qoftë se ata siguroheshin mbi përmasën reale të shpërblimit të punës. Kriza u bë edhe një lakmus interesant edhe për sistemet e mbrojtjes sociale, të cilët pikërisht tani zbuluan shumë të meta dhe shpërdorime me mjete. Sipas Institutit Kombëtar të Sigurimit për shkak të rritjes së papunësisë dhe uljes së të ardhurve nga sigurimet, mund të pritet një pamjaftueshmëri të konsiderueshme edhe në vet fondin “Papunësia”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD