Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërtimi i Centralit Atomik Elektrik “Belene” provokon diskutime të nxehta në Bullgari

Në diskutimin kushtuar realizimit të projektit të Centralit Atomik Elektrik “Belene” morën pjesë ambasadori i Mbretërisë së Spanjës Horhe Fuentes (majtas), eurodeputetja Nadexhda Nejnski, ambasadori i SHBA-së Xhejms Uorlik dhe kryetari i Bashkimit të Forcave Demokratike Martin Dimitrov (djathtas).
Foto: BGNES
Bullgaria nuk kërkon financim rus për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”, por përkrahje evropiane. Këtë e deklaroi zëvendës ministrja e ekonomisë dhe energjetikës Maja Hristova gjatë një diskutimi me temë “Centrali Atomik Elektrik “Belene” dhe siguria energjetike evropiane: dilemat bullgare”. Realizimi i këtij projekti lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë energjetike evropiane, e cila është ndër prioritetet e BE-së. Ndërtimi i Centralit Atomik Elektrik “Belene” aktualisht provokon një nga diskutimet më të nxehta në Bullgari. Prandaj në debatet u prezantuan një rreth të gjerë pikëpamjesh për përmasat strategjike të projektit, për efektivitetin e tij ekonomik dhe për ndikimin e tij gjeopolitik në kontekstin e sigurisë politike të BE-së. Në forum morën pjesë deputetë, diplomatë, ekspertë, ekonomistë. Deputetja evropiane Nadexhda Nejnski, njëra nga organizatorët e forumit, rikujtoi se projekti për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene” ka historikun e tij 29-vjeçar. Lidhur me këtë ajo theksoi:

“Sot qeveria bullgare duhet të gjejë përgjigjen e një sërë pyetjesh. Sa do të kushtojë ndërtimi i Centralit Atomik Elektrik “Belene”? Sa janë mjetet e investuara në të deri tashti? Çfarë qëndrim ka Bullgaria ndaj ofertës së Rusisë për hua për ndërtimin e centralit? A ka tregje për energjinë, që do të prodhohet? Thënë me fjalë të tjera, gjithçka përqendrohet në një problem kryesor – a ka politikë në projektin “Belene”. Që të gjejmë përgjigjen më të saktë, atëherë duhet të kemi të qartë rentabilitetin ekonomik të centralit, sigurinë energjetike dhe përparësitë gjeopolitike.”

Sipas deputetit të Parlamentit Evropian Xhefri van Orden ndaj projektit shfaqet një farë skepticizmi:

“Për sa i përket energjetikës bërthamore të Bullgarisë, Parlamenti Evropian ka në plan të diskutojë propozimin për ndihmë suplementare financiare evropiane për nxjerrjen nga shfrytëzimi i reaktorëve të Centralit Atomik “Kozloduj”. Mbyllja e blloqeve të tret dhe të katërt deri në vitin 2013 do të kushtojë 860 milion euro. Ndërprerja e punës së reaktorëve ishte e domosdoshme dhe kjo u bë shkak për uljen e eksportit të energjisë elektrike nga Bullgaria dhe për rritjen e çmimeve të rrymës elektrike. Vendimi i qeverisë bullgare për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene” duhet t’i nënshtrohet parimit të diversifikimit maksimal. Ndërtimi i gazsjellësit “Nabuko” do të garantojë diversifikacion të burimeve energjetike, sepse do të furnizojë gaz kaspik në Bullgari. Bullgaria ka mundësi të shndërrohet në një qendër energjetike në Ballkan.”

“Sheshi i Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk mund të mbetet në gjendjen e tanishme. Është i domosdoshëm konservimi i tij, gjë që do të kushtojë suplementarisht afro 7.5 milion euro.” Me këtë argument zëvendës presidenti i kompanisë ruse “Atomstrojeksport” Genadij Tepkjan mbrojti realizimin e projektit. Eksperti rus i çështjeve bërthamore dhe këshilltar i projektit Vlladimir Kazançev kujtoi propozimin e Rusisë të lëshojë një hua nga 2 miliard euro për realizimin e projektit, përderisa do të zgjidhet investitori strategjik.

Zëvendës ministrja e ekonomisë dhe energjetikës Maja Hristova paraqiti pozitën qeveritare për domosdoshmërinë e revizionit të mjeteve të shpenzuara deri tashti. Shuma paraprake nga 4 miliard euro është vetëm pjesë e kontratës. Ka harxhime suplementare nga 2-3 miliard euro, por nuk ka llogari të sakta. Lidhur me këtë ministër Hristova shpjegoi:

“Koncepti i qeverisë është, që pa ekzistencën e transparencës dhe vullnetit evropian, pa investime ky projekt nuk do të realizohet. Gjatë bisedimeve me palën ruse kishim propozim për ndihmë financiare. Por aktualisht Bullgaria nuk kërkon financimin rus, ajo insiston për përkrahje evropiane. Bullgaria është pronarja e centralit dhe ajo nuk i ka propozuar palës ruse kuotë për pjesëmarrje.” 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD