Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushime në malin e Rodopeve

Vendbanimet në shpatet e malit Rodope ofrojnë një udhëtim në të kaluarën
Foto: Veneta Nikollova
Jo vetëm vera, por edhe pranvera është kohë për pushime ripërtëritëse në gjirinë e natyrës. Një mjedis i tillë është mali i Rodopeve, i cili ndodhet në pjesën jugperëndimore të Bullgarisë. Prej shumë kohe mali tërheq vëmendjen e turistëve. Për të tregohen shumë legjenda. Po ta vizitosh vetëm një herë këtë mal, do ta mbash ndërmend përgjithmonë. Që të njihesh me këtë skaj të mrekullueshëm, duhet ta përshkosh anë e mbanë me “sy të hapur”.

Në vendet më të bukura të malit, të harruara nga Zoti, jeta kalon sikur në fillimin e shekullit XX. Njerëzit atje të mirëpresin me bujari dhe me buzë në gaz. Natyra ka ruajtur bukurinë e vet të virgjër. Gjatë lashtësisë në disa prej këtyre vendeve kanë jetuar trakët. Ka vende, që nuk janë shënuar bile në hartën gjeografike të Bullgarisë. Të bredhësh rrugicave të ngushta me kalldrëm, duke i parakaluar gratë me shami dhe karrocat e tërhequra nga gomarët, të habitesh nga shtëpitë e vjetra të mbuluara me plaka guri ose të ulësh të pish një gotë kafe në dyqanin vendës, ku burrat mblidhen për muhabet – kjo është mënyra, që të njihesh me fytyrën e vërtetë të Rodopeve. Por kudo që të shkosh, do të mbetesh i kënaqur, sepse njerëzit nga mali i Rodopeve janë të njohur me mikpritjen e tyre. Në këto vise të shkëputura nga qytetërimi, vështirë mund të gjesh restorant ose hotel, por nuk ka rrezik ta kalosh natën në rrugë. Gjithmonë do të gjesh ndonjë shtëpi, në të cilën të mbetesh për një natë.
Nëse nuk i do improvizimet dhe preferon komoditetin e hoteleve, atëherë mund të zgjedhësh itineraret e njohura turistike, të cilat do të ta çojnë në hotele të mrekullueshme familjare. Kohën e fundit turizmi në malin e Rodopeve bëhet gjithnjë e më i preferuar. Vendbanime siç janë Smiljan, Arda, Shiroka Lëka, Gela, Solishta etj. zhvillojnë në mënyrë shumë të suksesshme një turizëm ekologjik dhe rural. Tashmë në çdo vend malor mund të marrësh biçikletë me qira dhe të udhëtosh nëpër gjurmët e trakëve. Në qytetin Trigrad dhe rreth Smoljanit ka baza, ku trajnohen kuaj për shëtitje në mal. Kohën e fundit u popullarizuan udhëtimet me fuoristrada nëpër rrugët malore. Nga Qendra e mbrojtës së natyrës në fshatin Maxharovo organizojnë mbikëqyrje të specieve të rralla të shpendëve, që i bëjnë foletë në gropat shkëmbore të malit, kështu që mos i harroni kamerat dhe fotoaparatet. Është interesante që njeriu të vizitojë shpellën e Jagodinos si dhe një shpellë tjetër, që ndodhet aty pranë dhe quhet Shpella e Djallit. Rodopet janë të njohura edhe me burimet e shumta termale, që janë përdorur për kurimin e sëmundjeve të ndryshme qysh nga romakët e lashtë. Këtu ndodhen disa prej qendrave tona më të mira balneare. Hotelet e reja në vendpushimet Velingrad, Devin, Pamporovo dhe Ognjanovo ofrojnë një numër të pasur programesh ripërtëritëse, që u përgjigjen standardeve bashkëkohore. Por ajri i pastër, pamjet e bukura dhe shëtitjet me këmbë nëpër pyjet e malit janë terapia më e sigurt kundër stresit. Në territorin e Rodopeve të Mesme shtrihet një rrjet i dendur shtigjesh të markuara turistike. Kurse në periferinë e fshatit të bukur Hvojna fillon shtegu më i gjatë ekologjik në territorin e Bullgarisë, i cili kalon përmes kufirit me Greqinë dhe arrin deri në Detin Egje. “Itinerari është me gjatësi të përgjithshme 130 km. dhe tregon kuriozitetet më interesante natyrore të malit – tregon Georgi Pamporov – drejtor ekzekutiv i Asociacionit regjional turistik “Rodopi” dhe shton:

“Shtegu kalon nëpër rajone të virgjëra pranë fshatit kufitar Arda dhe mund të arrihet deri në majën më të lartë kufitare Cigansko gradishte. Itinerari kalon nëpër disa territore të mbrojtura me specie unikale bimore. Për shtegun ekologjik mund të gjendet informacion në web – faqen e tij.”
Gjatë viteve të fundit në sajë të mjeteve nga fondet evropiane në Rodope ishin trasuar shumë shtigje ekologjike. Më e popullarizuar ndër to është “Kanioni i ujëvarave” – një varg prej mbi 20 kaskadash ujore jashtëzakonisht të bukura. Deri në to arrihet në sajë të disa shkallëve prej druri dhe parapeteve. Në malin e Rodopeve organizohen gara të paintball-it, itinerare të kuzhinës, shëtitje me varka në shpella, ngjitje shkëmbore, zbritje në humnera të thella. Në vendin më të bukur të Bullgarisë aventurat janë të pafund.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pistat në pushimoret malore Borovec, Bansko dhe Pamporovo janë të mbuluara me borë para sezonit të ri

Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në Bansko,..

botuar më 24-12-03 12.53.MD

Liqenet Çairski janë si një “superhero” për natyrën

Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..

botuar më 24-12-03 7.20.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD