Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat qeveritare kundër krizës

Tatimi i tërthortë të vlerës së shtuar nuk do të rritet, mirëpo në vend të kësaj administrata do të shkurtohet me 20 për qind – deklaroi kryeministri Bojko Borisov në konferencën e shtypit pas mbledhjes së Këshillit të ministrave.
Foto: Tanja Harizanova
Ministrat bullgarë, shefat e dikastereve dhe zyrtarë nuk do të përdorin më veturat. Ata privohen nga shoferët personalë, automobilat lihen në garazhet dhe do të shfrytëzohen vetëm në rast udhëtimi në provincë. Këtë e deklaroi kryeministri Bojko Borisov në lidhje me masat qeveritare kundër krizës, miratuara javën e kaluar. Ai këshilloi ministrat e vet të shfrytëzojnë metronë.

900 milion leva, ose 450 milion euro, duhet të hyjnë në thesar nëpërmjet shkurtimeve, ekonomive dhe reformave strukturore në sektorët kryesorë të shtetit si shëndetësia, arsimi, sistemi i pensionimit, ushtria dhe administrata. Tatimi i tërthortë të vlerës së shtuar nuk do të rritet. Në vend të kësaj administrata do të shkurtohet me 20 për qind. Në të njëjtën kohë qeveria do të forcojë kontrollin për ndërprerjen e kontrabandës financiare. Kryeministri është me shpresë se deri në fund të këtij viti nga tatimet dhe akcizat në thesar do të hyjnë suplementarisht 500 milion leva, ose 250 milion euro. Ministri i financave Simeon Djankov saktësoi, se Bullgaria tashmë është duke dalë nga kriza. Lidhur me vendimin e qeverisë të ruajë përqindjen e tatimit të vlerës së shtuar ai tha:

“Kjo ishte mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për plotësimin e buxhetit. Mirëpo, ky është hapi më i keq për ekonominë, e cila jep shenje të rimëkëmbjes. Prandaj diskutuam një variant tjetër me tri tema kryesore. E pikërisht vazhdimi i reformave strukturore në fushën e shëndetësisë, arsimit, pensionimit, administratës shtetërore. Pjesa e dytë ka të bëjë me forcimin e fiskut. Ajo shprehet në ekonomizime suplementare nga 20 për qind në administratën shtetërore, gjë që do të sigurojë 900 milion leva. Pjesa e tretë përqendrohet në një politikë aktive ekonomike kryesisht në sferën e infrastrukturës. Kështu do të ruhen dhe do të krijohen vende të punës.”

Kryeministri Bojko Borisov gjithashtu komentoi çështjen për tatimin e tërthortë:

“Vendosëm të mos rritim tatimin e vlerës së shtuar. Më mirë është që të gjitha levat e shtetit të shfrytëzohen dhe të mos merren para nga popullsia. Në Bullgari shihet një paradoks i madh. Që nga fillimi i këtij viti e deri tashti, në kushtet e krizës, kursimet e popullsisë u shtuan me më se 5 miliard leva, ose 2.5 miliard euro. Që të mbledhim maksimalisht paratë e domosdoshme, realizojmë ekonomizime në përmasë 20 për qind në mbarë sektorin deri në vitin 2010 – në ministritë, agjencitë, bashkitë. Kështu vëzhguesit nga jashtë do të jenë të qetë, se Bordi Valutor dhe leva janë të qëndrueshme. Me reformat, që bëjmë në të gjitha ministritë shpresojmë të arrijmë suksesin e domosdoshëm edhe në kohën më të vështirë.”

Me gjithë planet paraprake të qeverisë të aktualizojë buxhetin në mesin e vitit, kabineti vendosi të bëjë këtë hap që tani. Mjete suplementare do të marrin prodhuesit e duhanit, Ministritë e Transportit dhe Zhvillimit Rajonal, Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor. 148 milion leva, ose 74 milion euro, do të sigurohen për ndihmë sociale, ndërsa 10 milion leva, ose 5 milion euro, për programet e zënies. Kryeministri Bojko Borisov theksoi, se mjete suplementare do të caktohen për infrastrukturë dhe ndërtim. Ministri financiar Simeon Djankov komentoi, se shpenzimet suplementare do të krijojnë një deficit serioz, por ai do të jetë në kuadrin e përmasave të lejueshme nga BE-ja nga 3 për qind.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD