Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë të pestë në Evropë në bazë të tolerancës ndaj emigrantëve

Kriza demografike e kontinentit të vjetër, të shkaktuar nga plakja e popullsisë evropiane po thellohet. Kjo çon deri nënkuptimin e rolit të bashkësive emigrante në Bashkimin Evropian dhe krijimin e politikave me të cilat ato të afrohen deri tek mënyra dhe cilësia e jetesës së qytetarëve të Bashkimit Evropian. Shumë shtete evropiane me sukses integrojnë qytetarët të cilët jetojnë në to të vendeve të treta dhe kanë punuar një politikë efektive të emigracionit, si dhe mekanizma perfektë për vlerësim. Sipas Komisionit Evropian integrimi duhet të kuptohet si një proces i dyanshëm, i cili bazohet mbi të drejtat e barabarta dhe detyrimet përkatëse të qytetarëve të cilët jetojnë në mënyrë të ligjshme në vende të treta dhe shoqëria pranuese. Kjo do të thotë respektim të të drejtave të ligjshme në mënyrë të tillë, që emigranti të japë mundësi të marrë pjesë në jetën ekonomike, sociale, kulturore dhe civile të shtetit i cili e ka pranuar. Nga ana tjetër, emigrantët duhet të respektojnë normat fondamentale dhe vlerat e shtetit i cili i ka pranuar dhe të marrë pjesë në procesin e integrimit, pa hequr dorë nga identiteti i vet. Politika të suksesshme në këtë drejtim zhvillojnë shtete si Gjermania, Spanja Italia, Austria, vendet skandinave. E para - Gjermania është me një përvojë më të madhe dhe shumë të mirë në drejtimin e rrymave emigruese. Ekzistojnë mekanizma dhe indikatorë, të cilët studiojnë të gjithë cilësinë e jetës së emigrantit, përfshi dhe komfortin e tij psikologjik, të krahasuar me komfortin e popullsisë gjermane si një grup kontrolli.

Sa i përket Bullgarisë ajo bën hapa të vogla në këtë fushë. Mezi prej 1-2 vjetëve filloi të flitet për politika të cilat janë të lidhura me integrimin e emigrantëve në vend. Që nga viti 2007 ekziston dhe një plan kombëtar për integrimin në vend. Por sipas ekspertëve tek ne akoma realisht nuk ka një politikë të plotë dhe të organizuar sistematikisht dhe mekanizma të cilat të tregojnë efikasitetin sa u përket qytetarëve të vendeve të treta. E vërteta është se në Bullgari numri i emigrantëve është mjaft më i vogël sesa në shtete të tjera evropiane. Por ka dhe fusha shumë të bardha, përfshi dhe statistikën kombëtare, sa i përket komuniteteve të emigracionit tek ne.

“Mjerisht informacioni për emigrantët, në përgjithësi për migracionin e jashtëm është mjaft i pakët në statistikën kombëtare - thotë Stefka Bllazheva, shefe sektori. “Statistika e migracionit dhe e mundësive të barabarta” në Institutin Kombëtar të Statistikave. Shkaku i parë është mënyra në bazë të së cilës regjistrohen të huajt të cilët vijnë në vend. Kjo bëhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila përgjigjet për shërbimin administrativ të të huajve në përshtatje me Ligjin për të huajt në Bullgari. Vetëm një pjesë prej tyre pas kësaj kanë një regjistrim civil, këta janë të huajt të cilët marrin leje për një jetesë të përhershme në vend.

Si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, në bazë të reglamentit 862 Bullgaria është e detyruar tu ofrojë organeve përkatëse evropiane të dhëna për emigrantët në të. Sipas numërimit të fundit kombëtar gjatë vitit 2001 janë regjistruar 25 600 veta. Të gjithë të cilët studiojnë problemet e komuniteteve të emigrantëve në Bullgari, janë të vështirësuar me gjetjen e informacionit për ta. Shpesh ata janë të detyruar të kthehen drejt përfaqësuesve të veçantë të komuniteteve të tilla, mbi të cilët mbështeten për informatë, në vend të asaj munguese. Ekip ekspertësh ndaj Programit sociologjik të Qendrës për studimin e demokracisë përfundoi projekti i lidhur me ndërtimin e sistemit prej treguesve për vërejtjen e integrimit të qytetarëve të shteteve të treta tek ne. Studimi tregoi se bullgarët janë në vendin e 5 në Evropë për nga toleranca dhe qëllimet e mira ndaj këtyre komuniteteve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD