Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkëpunimi midis institucioneve joqeveritare dhe shtetërore në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Bullgari

Disa prej organizatave joqeveritare, të cilat janë angazhuar me problemet e fëmijëve në Bullgari u bashkuan në Rrjetin kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve
Foto: Diana Hristakieva
Shkelja e të drejtave të fëmijëve është një problem, i cili prek edhe Bullgarinë. Me gjithë se me anëtarësimin e vendit tonë në BE ishin ndërmarrë shumë masa lidhur me përmirësimin e politikave ndaj fëmijëve dhe familjes, ende ka shumë punë për t’u përgjigjur standardeve të larta në këtë drejtim. Problemin e njohin si institucionet shtetërore, ashtu dhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve. Në nivelin shtetëror qeveria miratoi një Program kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2010. Aksentët në të janë pakësimi i varfërisë tek fëmijët, sigurimi i të drejtave të barabarta për përgatitjen parashkollore dhe për arsimin shkollor, gjithashtu dhe shëndetësia moderne, mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi, përmirësimi i mënyrës së jetesës së fëmijëve në institucionet sociale dhe lehtësimi i vendosjes së fëmijëve në familjet kujdestare.

Disa prej organizatave joqeveritare, të cilat janë angazhuar me problemet e fëmijëve dhe familjes tek ne, morën vendimin të bashkohen. Aktualisht në Rrjetin kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve janë përfshirë 60 organizata joqeveritare. “Qëllimi kryesor i këtij bashkimi është që të lehtësohet përgatitja e një politike të përbashkët lidhur me problemet e fëmijëve dhe familjes në Bullgari, e cila deri tani ishte shumë e fragmentuar”, shpjegoi drejtori ekzekutiv i Rrjetit kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve Georgi Bogdanov:

“Rrjeti është një formë e re e pjesëmarrjes publike. Arsyeja e ekzistencës së tij është që shpesh herë mungon efikasiteti i bashkëpunimit midis organizatave joqeveritare dhe ky fakt e vështirëson dialogun me institucionet shtetërore. Flitet se organizatat joqeveritare vazhdimisht kërkojnë para, por nuk është ashtu. Ne si organizata joqeveritare shpesh konstatojmë mosveprim dhe burokraci tek administrata shtetërore, por përpiqemi bashkë me të t’i kapërcejmë.”

Cilat janë problemet më serioze, me të cilat ndeshen organizatat joqeveritare të angazhuara me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Bullgari?

“Fëmijët me origjinë rome janë të mospërfillur dhe është e nevojshme shumë punë në këtë drejtim – tha Georgi Bogdanovi. – Grupi tjetër fëmijësh, të drejtat e të cilave gjithashtu shpesh shkelen, janë fëmijët me çrregullime. Sipas neve projektligji për arsimin, i cili aktualisht shqyrtohet, duhet të orientohet në vend të parë ndaj fëmijëve dhe pastaj ndaj sistemit. Problemi tjetër, në të cilin duam të fokusojmë vëmendjen e qeverisë, është mungesa e spitalit të specializuar për fëmijë. E mbështetim Lidhjen e pediatreve në Bullgari, të cilat luftojnë për një spital të tillë. Problemi serioz përbën dhe çështja e imunizimit të fëmijëve. Fakt është se në shekullin XXI nuk kemi sistem efektiv, i cili të sigurojë imunizimin e të gjithë fëmijëve, që kanë lindur në Bullgari. Mungesa e imunizimit shkakton shumë sëmundje infektive, të cilat nga ana e vet mund të bëhen shakë për përhapjen e epidemisë.”

Gjatë vitit 2009 Rrjeti kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve e përgatiti projektin “Kam të drejtë” në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe respektimin e tyre. Projekti fitoi financim nga fondacioni OAK dhe UNICEF-i.

“Këto janë të dyja organizata, të cilat në këtë etapë e mbështetin më aktivisht rrjetin – shtoi Georgi Bogdanovi. – Na përkrahin edhe Ministria e jashtme e Francës dhe programi “Prokopil”, në saj të të cilit Rrjeti kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve bashkëpunon vazhdimisht me rrjete të tilla nga Franca, Rumania dhe Moldavia. Kështu me anën e ndihmës financiare të programit “Prokopil” kemi mundësi të punojmë së bashku me shtete të ndryshme dhe organizata joqeveritare në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Bullgari. Pa dyshim Franca është vendi, i cili ka një politikë sociale mjaftë të zhvilluar lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe familjes. Rumania gjatë 20 viteve të fundit bëri hapa seriozë në këtë drejtim, ndërsa në Bullgari reforma filloi realisht në vitin 2000, kur u krijuan sektorët e parë për mbrojtjen e fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD