Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ketë ndëshkime për qëndrim të egër ndaj kafshëve

Në Bullgari rastet me qëndrim të egër ndaj kafshëve shpesh herë mbeten pa ndëshkim.
Foto: Darina Grigorova
Bullgari ka një qëndrim pozitiv ndaj kafshëve shtëpiake. Shpesh herë njerëz që kanë një qen në shtëpi, kujdesen dhe për ndonjë kafshë endacake duke i dhënë ushqim ose duke e çuar te veterineri. Si në çdo shoqëri, ka dhe njerëz që e nxjerrin agresionin e grumbulluar, duke ushtruar dhunë mbi qen ose mace të pambrojtje. Në çdo një vend anëtar të BE-së dhuna mbi kafshët është inkriminuar. Në Gjermani sanksioni arrin deri në tre vjet burg. Në Serbi egërsia ndaj kafshëve ndëshkohet me burg deri në një vit, kurse nga muaji shtator atje do të krijohet një zoopolici. Tek ne, fatkeqësisht, rastet me qëndrim të egër ndaj kafshëve shpesh herë mbeten pa ndëshkim.

Sipas Javor Gaçevit nga fondacioni “Katër putra” është kohë që Bullgaria të ndryshojë legjislacionin e vet: “Aktualisht dhuna mbi kafshët trajtohet si një shkelje administrative, si për shembull sanksionohet dhe parkimi i padrejtë. Pikërisht për këtë shkak rastet me dhunë mbi kafshët nuk hetohen dhe nuk ka sanksione. Afro dy vjet pas miratimit të Ligjit për mbrojtje të kafshëve, ka vetëm një gjobë për vrasje në mënyrë shumë të egër, ndërsa ankesat që janë depozituar për forma të ndryshme dhune mbi kafshë janë 50. Sistemi është i tillë se Ligji për mbrojtje të kafshëve ka një karakter dëshiror. Organet kontrolluese të Shërbimit veterinar mjekësor kombëtar nuk kanë autorizimet e nevojshme për ta kryer mirë punën e tyre.”

Sipas Javor Gaçevit ndryshimet eventuale në Kodin Penal duhet të ndryshojnë sistemin e hetimit të rasteve të dhunës mbi kafshët. Veçanërisht pas rastit në fshatin Drjanovo, ku njerëz të panjohur prenë të katër putrat e qenit Mima, shumë organizata joqeveritare këmbëngulën të merren masa urgjente për ndryshim të legjislacionit, të cilat të inkriminojnë dhunën mbi kafshët.

“Për ne është e qartë lidhja midis dhunës mbi kafshët dhe dhunës mbi njerëzit – thotë Javor Gaçev. – Ky është një fakt i njohur. Sipas një studimi të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së nga viti 2001, 88% të njerëzve që kanë ushtruar dhunë në shtëpi, para kësaj e kanë ushtruar mbi kafshë. Shpresoj që deputetët tanë të kuptojnë se duke votuar ndryshimet në ligj, do të mbrojnë shoqërinë nga rastet e ardhshme të dhunës mbi njerëz.”

Por tani vonë Komisioni i drejtësisë pranë Kuvendit Popullor nuk mbështeti inkriminimin e dhunës mbi kafshë. Deputetët gjithashtu do të shprehin opinionin e tyre, kur projektligji do të propozohet për votim.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD
Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD