Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të krijohen mundësi të reja për punësim alternativ të prodhuesve të duhanit

Në rajonet malore rritja e duhanit oriental është një traditë shekullore.
Foto: BTA
Bullgaria është prodhues tradicional i duhanit dhe në vendin tonë është përqendruar bashkësia më e madhe e prodhuesve të duhanit në BE – 37 mijë veta. Këtu rritet duhani më aromatik oriental, përpunimi i të cilit është vetëm me dorë. Punës së këtyre njerëzve i detyrohet 72 për qind e duhanit oriental të prodhuar në BE. Sipas traditës shumëvjeçare puna e prodhuesve të duhanit stimulohet nga shteti. Mirëpo sivjet ata i morën shpërblimet e veta për herë të fundit. Reforma e filluar në vitin 2004 e sektorit të duhanit në BE imponoi likuidimin progresiv të ndihmave për prodhimin e duhanit në BE nga viti 2006 deri më 2010, sepse këta stimuj janë në kundërshtim me prioritetet shëndetësore të komunitetit. Bullgaria është vendi i fundit dhe i vetëm gjatë vitit 2010, i cili pagoi ndihma shtetërore për duhanin e prodhuar gjatë vitit 2010. Ato kapin shumën 116 milionë leva (58 milionë euro).

Ndërprerja e ndihmave shtetërore shkaktoi trazira ndër prodhuesit e duhanit, të cilët janë banorë të rajoneve malore dhe gjysmëmalore dhe janë kryesisht me origjinë turke. Në këto krahina të varfra rritja e duhanit oriental është një traditë shekullore. Mirëpo trazirat ekonomike dhe sociale gjatë dy dekadave të fundit i privuan njerëzit atje dhe nga mundësitë e tyre të pakta alternative për të nxjerrë bukën e gojës. Tërë popullsia atje filloi të shpresojë vetëm te prodhimi i duhanit. Ndalimi i shpërblimeve shtetërore e vuri nën pikëpyetje mbijetesën e familjeve, të cilat merren vetëm me prodhimin e duhanit, si dhe të ardhmen e prodhimit të duhanit te ne në përgjithësi.

“Vendi ynë do të vazhdojë të prodhojë duhan oriental madje më shumë sesa deri tani, sepse duhani oriental është një mall deficit – siguroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov. – Gjithçka, që do të prodhohet, blihet deri në kilogramin e fundit. Diçka më tepër – kërkimi në botë e tejkalon ofrimin. Çështja është se organizimi i prodhimit në këto rajone duhet të jetë më i ndryshëm. Nuk duhet të vazhdojmë të mendojmë se një familje e madhe mund të mbijetojë vetëm me prodhim duhani. Në të kaluarën jo të largët njerëzit këtu merreshin dhe me veprimtari të tjera, kurse prodhimi i duhanit siguronte mjete suplementare. Pasi mundësitë e tjera për punësim, si minierat dhe objektet infrastrukturore, tashmë nuk ekzistojnë të gjithë njerëzit në këto krahina filluan të merren vetëm me përpunim duhani, por kjo nuk mund të vazhdojë. Njerëzit në moshën aktive duhet të fillojnë të kërkojnë dhe mundësi të tjera për punësim jashtë bujqësisë. Tani startojmë përsëri projektin hidroenergjetik të liqenit artificial “Gorna Arda”, i cili do të hapë vende të reja pune.

Me këmbëngulje të ministrit të bujqësisë, në projektbuxhetin për vitin 2011 është parashikuar një shumë prej 143 milionë levash (72 milionë euro). Këto mjete janë miratuar nga Brukseli si ndihmë shtetërore në përkrahje të reformës në këtë sektor nëpërmjet orientimit të prodhuesve të duhanit në veprimtari të tjera. Subvencionet nuk do të jepen siç ishte deri tani për sasi të prodhuar duhani, por për programe alternative të punësimit në ndihmë të zhvillimit të rajoneve fshatare.

“Për këta njerëz ne parashikojmë lidhjen e kontratave me bashkitë e rajoneve ku prodhohet duhan në kuadrin e programit operativ të Komisionit Evropian, të orientuar ndaj zhvillimit të rajoneve fshatare. Personalisht unë bisedova mbi këtë çështje me komisarin evropian të bujqësisë Daçian Çolosh – tha Mirosllav Najdenov.

Greqia fqinje, në pjesën veriore të së cilës tashmë disa shekuj prodhohet duhan oriental, tashmë e ka përfunduar reformën e saj. Prodhimi i duhanit atje është ulur me 80 për qind, kurse numri i prodhuesve të duhanit ka ulur nga 50 mijë në 15 mijë veta, sipas të dhënave të Bashkimit ndërkombëtar të prodhuesve të duhanit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD