Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria e birrës është ndër degët më fitimprurëse të ekonomisë bullgare

Eleksiri prej qelibari – birra, gjithmonë ka qenë preferuar nga bullgarët. Po t’i besohet tezës, se birra ka qenë pija e trakëve të lashtë, të cilët sipas historianëve kane pirë “një pije prej thekre”, atëherë ne, bullgarët mund të krenohemi, se jemi zbuluesit e birrës në Evropë. Sidoqoftë, bullgari i sotëm vazhdon ta çmojë këtë pije, sidomos në vapën e verës. Një birrë e ftohur mirë liron tensionin e grumbulluar gjatë ditës.
Sot në tregun bullgar mund të gjenden pothuaj të gjitha markat botërore të birrës, kurse industria jonë e birrës është ndër degët më fitimprurëse të ekonomisë bullgare. Privatizimi i fabrikave bullgare të birrës nisi në vitin 1997 dhe mbaroi pas disa viteve. Pronarë të shumë prej tyre u bënë firmat më në zë në botë në këtë sferë siç janë Hajneken, Karlsberg, InBev e të tjera. Për 10 vitet e fundit fabrikat e birrës në Bullgari kanë investuar mbi 250 milionë euro për pajisje teknologjike, për marketing, reklamë dhe trajnim të personelit. Sot sipas mendimit të Bashkimit të prodhuesve të birrës, pajisja teknologjike e fabrikave bullgare të birrës është mbi nivelin mesatar evropian. Vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 janë investuar afro 9,5 milionë euro. Këto investime do të ishin akoma më të mëdha, por për shkak të krizës botërore ekonomike uzinat e birrës shkurtuan programet e tyre të investimeve – thotë Vladimir Ivanov, kryetar i Këshillit drejtues të Bashkimit të prodhuesve të birrës në Bullgari dhe shton:
“Investimet në industrinë e birrës do të vazhdojnë dhe desha të theksojë dy shkaqe kryesore për këtë. Në vend të parë është konkurrenca e madhe në tregun bullgar të birrës. Pas modernizimit, tani fabrikat e birrës punojnë me kapacitet afro 60-70%. Kjo do të thotë se ekziston një premisë serioze për konkurrencën e paparë. Prodhuesit e birrës luftojnë për çdo dyqan të vogël, për çdo restorant, për çdo litër birrë. Programi minimum i fabrikave të birrës është të ruajnë kuotën e tyre në treg dhe po të arrijnë të marrin një pjesë prej kuotës së fabrikave të tjera të birrës.”

Shkaku tjetër për investimet intensive është tregu i hapur bullgar, mbasi vendi është anëtar i BE-së – thotë Vladimir Ivanov dhe shpjegon:
“Prodhuesit bullgarë të birrës nuk mund të lënë mënjanë procesin e investimeve, mbasi ne jemi në një treg të lirë 500 milionësh, në të cilin ka prodhues shumë të mëdhenj të birrës. Dhe në çastin kur ata vënë re ndonjë dobësi në prezantimin e produktit, në marketingun ose në reklamën dhe cilësinë e birrës menjëherë do të depërtojnë në vendin tonë.”

Për gjashtë muajit e parë të vitit në tregun bullgar janë shitur 2 milionë e 404 hektolitra birrë. Eksporti është më i vogël – 29 mijë hektolitra. Vihet re dhe një ulje e shitjeve në krahasim me vitin e kaluar. Në qershor që është një prej muajve më të mirë për realizimin e birrës ulja është 10%. Kjo sipas prodhuesve të birrës është për shkak të motit me shi qe e kishim. Ulja nuk është më e madhe në sajë të Kampionatit botëror të futbollit në RAJ. Sot fabrikat bullgare të birrës prodhojnë tetë marka birrë të njohura botërisht, kurse asortimentet e birrës janë afro 85. Më shumë shitet birra e ambalazhuar në shishe prej plastmase, mbasi është më e lirë në krahasim me birrën në kanoçe ose në shishe prej qelqi. Vladimir Ivanovi është i mendimit se:
“Shitjet e birrës janë si një lakmus për gjendjen ekonomike të bullgarit. Tekstualisht bile tronditjet më të vogla në gjendjen e tij ekonomike reflektojnë mbi shitjet e birrës.”
Në mbështetje të tezës së tij zoti Ivanov bën analogji me kohët e shkuara. Në vitin 1997 në kohën e hiperinflacionit në Bullgari, shitjet e birrës në vend ishin ulur 50%.”Na ishin të nevojshme afro 9 vjet për të arritur nivelin e mëparshëm” – thotë ai. 

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD