Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anton Donçev: “Lexuesit për mua janë bashkautorë”

80 vjetori i shkrimtarit qe shkak për takim me të më 13 shtator në Radion Kombëtare Bullgare. Anton Donçev i dhuroi bibliotekës së radios 12 vëllime me krijimet e veta. Në foto: drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Valeri Todorov pranon dhurimin.
Foto: Veneta Pavllova

Më 14 shtator mbushen 80 vjet nga lindja e shkrimtarit të madh bullgar Anton Donçev. Ai është mes autorëve më të njohur të prozës historike. Librat e tij ndriçojnë momentet vendimtare nga e kaluara bullgare, përfshi dhe transportimin e eresit mes shekullor të bogomileve në Evropën Perëndimore. Romani më i njohur dhe i përkthyer jashtë shtetit “Koha ndarëse” tregon për islamizimin me dhunë të bullgarëve në Rodopet gjatë shekullit të 17. “Anton Donçev ka ndjeshmërinë e Omerit për kuptimin e bullgarëve dhe të turqve, ndjenjën e nderit përpara besës së madhe dhe një energji të egër dhe të njërës palë dhe të tjetrës”-shkruan gazeta “Nju Jork Tajms” për librin. Sipas botuesit dhe kritik Ivan Granitski, Anton Donçevi trashëgon një traditë të fortë në letërsinë bullgare, në të cilën beletristi është jo vetëm mjeshtër i fjalës së shkëlqyer, por dhe një farë këshilltari shpirtëror të kohës së vet:

“Anton Donçevi mundohet tu përgjigjet sipas meje dy përgjigjeve shumë të thella, çështjeve më të rëndësishme, lidhur me zhvillimin tonë kombëtar-tha Granitski për Radio Bullgarinë. Se si ngjan ky moment mistik, në të cilin përpara rreth 1 300 vjetëve paraardhësit tanë trakët, protobullgarët dhe sllavët i groposin armët dhe krijojnë shtetin tonë? Ai na ndihmon të shpjegojmë se përmes tendencave të padukshme në zhvillimin tonë historik përse jemi të tillë, ku po shkojmë, cili është fati ynë i ardhshëm. Kuptohet se ka dhe shumë çështje të tjera, por më të rëndësishmet sipas meje janë gjykimet e tij historike dhe filozofike për fatin e popullit bullgar.”

“Autori historik, në qoftë se është i sinqertë, në qoftë se do që të hapë sytë, shikon nëpër çfarë rrugësh kanë lëvizur popujt, udhëkryqet të cilët në kohën e mëparshme i ka parë populli i tij. Dhe nganjëherë me shumë dhimbje, nganjëherë me befasi zbulon se çfarë fatkeqësisht ka ndodhur për shkak të kësaj, se njerëzit nuk i kanë vënë re kthesat, të cilat i presin” - tha Anton Donçevi në një intervistë për Radio Bullgarinë. Dhe akoma:

“Një shkrimtar historik është po kaq i saktë, sesa futurologët, të cilët thonë se çfarë do të ngjajë pas 50, pas 100 vjetëve. Shikoni se sa mendime ka për gjërat të cilat kanë ngjarë në Bullgari përpara 15-20 vjetëve. Përfytyroni se sa janë mendimet për ngjarje, të themi që përpara 1 mijë vjetëve. Për atë kohë dëshmitë, të cilat i kemi për historinë tonë, në 90% nga rastet janë nga burime të huaja. Kërkohet një përpjekje e madhe të ndriçoni, aq sa mundeni këtë freskë të kohës.”

Shkrimtari nuk mundet, sado që të mundohet, të mund të fshehë dashurinë e vet, nganjëherë ndjenjat e veta të kqija ndaj heronjve dhe faqeve të së kaluarës, dhe kështu në fund të fundit u imponon lexuesve vlerësimin e vet, pohon Anton Donçevi. Por me një rëndësi të madhe është:

“Të dojë njerëzit, për të cilët shkruan, për faktin e thjesht se letërsia lind në momentin e leximit të librit. Ai duhet të rikujtojë se, lexuesit janë bashkautorët e tij. Në qoftë se librat e tij nuk lexohen, do të mbeten një grumbull letrash. Duhet të njohë auditorin e vet, që të mund të dijë se cili është shansi që mesazhet e tij të mund të arrijnë deri tek njerëzit.”

80 vjetori i shkrimtarit qe shkak për takimin me të dje në Radion Kombëtare Bullgare. Anton Donçevi i dhuroi bibliotekës së radios 12 vëllime me krijimet e veta, të botuar në shtëpinë botuese “Zaharij Stojanov”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD