Që nga koha më e lashtë udhëtarët detarë, që kur ishin në mes të hapësirës ujore, që të orientohen natës, iu shpresonin yjeve dhe lëvizjes së planetëve. Mirëpo, orientiri më i kërkuar në errësirën terrin e natës gjithnjë ishin sinjalet dritëbardha të ndezura në vendet e larta të bregut të detit. Në të kaluarën njerëzit ndizeshin zjarre të larta, të cilët u ndihmonin lundruesve të evitojnë shkëmbinjtë nënujore dhe cekëtinat bregdetare. Sipas studiuesve sinjale me dritë nga bregu i Detit të Zi jepeshin njerëzit që nga koha e argonautëve. Sot dhjetëra fareve dhe impianteve të tjera sinjalizuese vazhdojnë të orientojnë anijet dhe të gjitha veglat lundruese në akuatorin bullgar. Kjo për arsye, se sisteme moderne CPS nuk disponojnë të gjitha anijet.
Për prototipat më të vjetra të orientirëve modernë detarë në bregdetin bullgar përmendet në një sërë burimesh historike. Ndër ta janë edhe përshkrimet e studiuesit Konstantin Ireçek. Në shekullin XIX historiani dhe udhëtar i njohur çek rikrijoi një legjendë për krijimin e vendbanimit të lashtë Anhiallo, qyteti i sotëm Pomorie,. Ai u ndërtua nga perandoresha bizantine Irina. Ky vendbanim u themelua në vendin e farit të dikurshëm, i cili i përkiste një qyteti të moçëm bregdetar. Për sinjalizimet e para me dritë nga bregu i Detit të Zi dëshmon edhe një monedhë nga shekulli II. Ajo u zbulua në rajonin e vendbanimit Apollonija, Sozopolli i sotëm. Në të shihet një ndërtesë e vogël e rrumbullakët me dy kate. Mbi të janë të rikrijuara disa flaka të zjarrit. Kjo ndërtesë kujton faret e sotme. Gjurma të impianteve të sinjalizimit nga koha më e re zbulohen në një sërë rajonesh të bregdetit bullgar.
Më shumë fare u ndërtuan në mesin e shekullit XIX, kur Bullgaria akoma ishte në kufijtë e perandorisë osmane. Në vitin e largët 1855 kapiteni i flotës franceze Blez Zhan Marius arriti të lidhë me qeverinë turke një marrëveshje për krijimin e një shoqate për ndërtimin dhe shfrytëzimin e fareve në bregun e Detit të Zi. Kështu vitet e mëvonshme në bregdetin bullgar filluan të ndriçojnë faret afër vendbanimeve Shablla dhe Varna, në kepin Emine, në ishujt Shenjtorja Anastatija dhe Shën Ivani dhe në shumë vende të tjera. Pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke, kujdesi për sinjalizimin detar u mor përsipër nga shteti i ri bullgar. Kjo ishte periudha gjatë së cilës në bregdetin bullgar u ndërtuan impiante të reja të navigacionit, më modernet dhe më avangardat për atë kohë. Faret janë ndër atraksionet më interesante, që provokojnë kureshtjen e turistëve. Mirëpo për fat të keq njerëzit nuk dinë shumë për historinë e tyre. Më shumë hollësi sjell Marusja Ljubçeva kryetare e Institutit Bregdetar Bullgar me seli në qytetin Burgas:
“Zakonisht qytetet bregdetare, dhe sidomos aty ku disponojnë porte ka më se një fari. Feneri kryesor i vendbanimit realizon komunikimin më të mirë detar, por krahas tij shpesh ka edhe drita të tjera më të vogla, që shërbejnë si shenje të tjera navigacioni. Ata zakonisht kanë funksione ndihmëse. Çdo far ka parametrat e tij – lartësi, gjerësi e kështu me radhë. Drita e tij përhapet me një gjatësi të caktuar dhe në periudha të rregullta. Edhe ngjyra e dritës ka rëndësi të madhe.”
Fari në kepin Shablla është më i vjetëri, më i larti dhe më interesanti në mbarë bregdetin bullgar. Drita e tij shënon pikën më lindore të Bullgarisë. ai u ndërtua në mesin e shekullit XVIII. Që atëherë e deri më sot ky udhërrëfyes i marinarëve punon pa u ndërprerë për asnjë çast punën e tij. Ai dihet edhe si “Fari i rërës”, sepse mbron anijet nga cekëtinat bregdetare midis kepit Shablla dhe vendbanimit të afërt Tjulenovo. Lartësia e kullës së tij është 32 metra. Drita e saj, që shihet në 17 milja detare në brendësinë ujore jep sinjale orientuese çdo 25 sekonda. Gjatë verës impianti, së bashku me vendbanimin e afërt të peshkatarëve që shtrihet pranë tij, vizitohen nga shumë turistë.
Fari më piktoresk ngrihet në kepin Kaliakra. Ky rajon në sajë të gërmimeve të kështjellës nga koha e antikitetit përbën interes si për bullgarët, ashtu edhe për të huajit. Kjo zonë u shpallë rezervat natyror për shkak të larmisë së madhe të shpendëve, që hasen këtu. Zogjtë bëjnë foletë e tyre në mesë të vrimave shkëmbore. Aty janë edhe fokat e fundit murgj, që hasen në ato gjerësi gjeografike. Aty pranë në mesë të ujërave kristaltë të pastra detare lundrojnë edhe shumë delfinë. Për farin në këtë rajon Marusja Ljubçeva shpjegon:
“Feneri në kepin Kaliakra përbën një pamje të pa përsëritëse dhe të paharrueshme. Aty dallgët detare me forcë përplasin shkëmbinjtë tatëpjeta. Fari ngre shtat mbi një shesh në formë trapezi, që është brenda në det. U ndërtua në vitin 1866. Ekzistojnë të dhëna, se në këtë vend shumë para kësaj ekzistonte një impiant navigacioni. Në vitin 1901 fari u shkatërrua si rezultat i një tërmeti të fuqishëm. Më vonë ai u rindërtua. Vendi dhe fari janë aq piktoresk, se poeti i njohur italian Sallvatore Kvazimodo i kushtoi një vjershë të vet.”
Patjetër duhet të vizitohet edhe ishulli Shenjtorja Anastasija, në afërsi të qytetit Burgas. Aty është fari me dritën më të fortë në mbarë bregdetin bullgar. Ai u ndërtua në vitin 1914 në vendin e fenerit të mëparshëm, që datonte nga shekulli XVII. Në vitin 1924 ishulli, së bashku me manastirin, që ngre shtat në të, u shndërruan në një kamp të përqendrimit. Aty u burgosën afro 40 luftëtarë kundër fashizmit, të cilët arritën të ikin me varka deri te porti ukrainas Odes në bregdetin sovjetik.
Edhe një far tjetër në bregdetin bullgar ndez imagjinatën e udhëtarëve më kureshtar. Ai ngrihet në veri të qytetin Sozopoll në ishullin Shën Ivan. Në këtë ishull gjatë gërmimeve arkeologjike të një tempulli të krishterë u zbuluan lipsanet e Shën Joan Pagëzorit. Vet fari daton nga viti 1911 dhe është nga tipi sonar. Kjo do të thotë, se përveç sinjaleve dritëbardha që shihen në një brendësi detare prej 18 miljesh, fari jep edhe sinjale me zë. Fare të bukura plotë nostalgji zbulohen edhe në jug të qytetit Burgas. Ndër ta janë fenerët e qyteteve bregdetare Primorsko, Carevo dhe Ahtopoll. Edhe ata janë një atraksion interesant turistik dhe një sfond i preferuar për fotografi kujtimi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..