Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku natyror Pirin është i rrezikuar të hyjë në listën e objekteve të kërcënuara të trashëgimisë natyrore botërore të UNESKO-s

Me gjithë paralajmërimin e UNESKO-s në ski zonat Bansko zgjerohen terrenet për teleferikë
Foto: Shoqata e Natyrës së Egër “Ballkani”
Kohët e fundit pushimorja malore Bansko, që shtrihet në gjinjtë e malit Pirin të Bullgarisë Jugperëndimore, u njoh kryeqyteti dimëror i mbarë Ballkanit. Dhe kjo është me bazë. Mali aty ngre shtat krenar, ndërsa qyteti i vjetër Bansko me shtëpitë e veta piktoreske nga shekujt XVIII dhe XIX, u ofron miqve komfort dhe joshje. Shpatat e malit janë plotë pista të gjata dhe teleferikë. Më se 200 impiante për dëborë artificiale janë të vendosura në pistat e skive. Hotelet e shumta të porsandërtuara mund të strehojnë dy herë më shumë miq, se sa është popullsia 8-mijëshe e qytetit. Thënë me një fjalë për turistët janë të siguruara të gjitha komoditet e domosdoshme. Dhe nuk është e rastit, se skiatori me famë botërore Mark Zhirardeli pranoi të jetë figura reklame e pushimores. Në fillim të vitit 2011 aty do të zhvillohet gara e kupës botërore të skive disiplina alpine për meshkuj.

Mirëpo, mbrojtësit e natyrës nuk janë të kënaqur nga zhvillimi i këtij qyteti pushimore. Të bashkuar në koalicionin “Që të mbetet natyra e Bullgarisë”, më se 10 vjet ata lajmërojnë për rrezikun, që rrjedh për reduktimin e larmisë biologjike në Parkun kombëtar natyror Pirin nga ndërtimet e shumta, nga prerja e pyjeve shekullore për pista të reja, për impiante të dëborës artificiale e kështu me radhë. Për arsye të natyrës unike, në vitin 1983 parku u përfshi në listën e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të UNESKO-s. Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s për shkak të zgjerimit të zonës së skive në rajonin e qytetit Bankso, Parku Pirin ishte i kërcënuar të regjistrohet si objekt për heqjen nga kjo listë. U miratua një variant kompromisi. Urbanizimi i tepruar i ski zonave afër vendbanimeve Bankso, Dobrinishte dhe Razllog u përjashtuan nga lista. Në vend të tyre u përfshin territore të reja, të cilat në vitin e largët 1983 nuk ishin në zonën e Parkut Kombëtar. U formulua kushti të mos zgjerohen pistat ekzistuese dhe të mos ndërtohen impiante të reja. Në rast të kundërt Parku Pirin do të shpallet objekt i kërcënuar. Për fat të keq, ky kusht u shkel vetëm ditë të numëruara pas vendimit të UNESKO-s. Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave lejoi zgjerimin e dy teleferikëve ekzistues, gjë për të cilën u prenë shumë bredha të bardha, që ekzistonin aty prej shekujsh.
Për ndërtimin e ski pistave në mënyrë të paligjshme u prenë shumë bredha shekullorë

Andrej Kovaçevi, kryetar i Shoqatës së Natyrës së Egër “Ballkani” rikujton fillimin e konfliktit: “Obstruksionet e para të shoqatës datojnë nga viti 2000, kur u lajmërua ideja për zonën e re të skive mbi qytetin Bansko. Ajo ishte planifikuar të ndërtohet thellë në zonën e objektit të mbrojtur të trashëgimisë natyrore të UNESKO-s. Krahas kësaj kjo ide ishte në shkelje të një sërë urdhëresash ligjore. Gjysma e zonës së skive u krijua në mënyrë të paligjshme dhe u ligjësua mezi pasi u ndërtuan pistat e skive dhe teleferikët. Që atëherë e deri më sot dalëngadalë zonat e skive depërtojnë në mal, duke u zgjeruar territoret e veta në dëm të pishnajave shekullore.”

Mbrojtësit e natyrës thonë, se koncesioneri i zonës së skive Bankso, firma “Juzhen”, në praktikë shfrytëzon një sipërfaqe dy herë më të madhe, se sa zona e lejuar. Krahas kësaj ata janë të mendimit, se ski pistat në rajon janë të paligjshme. Lidhur me këtë Andrej Kovaçev thekson: “Të gjitha ski pistat dhe teleferikët e ndërtuara në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2006 janë të paligjshme. Kjo për arsye, se shumë prej tyre më parë u ndërtuan, dhe mezi pas kësaj u morën të gjitha dokumentet e domosdoshme. Në radhë të dytë objektet u krijuan pa vlerësimin e ndikimit të tyre mbi ambientin rrethues. Vetëm impiantet e ndërtuara në vitin 2000 kanë një shkresë me këtë vlerësim. Ndikimi i të gjitha pistave dhe teleferikëve të tjerë mbi natyrën nuk është i verifikuar. Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave vendosi, se nuk ka nevojë të vlerësohet ndikimi i impianteve mbi mjedisin. Mirëpo, kjo është në kundërshtim me legjislacionin evropian. Për ato shkelje sistematike ka mundësi, që ndaj Bullgarisë të hapet një procedurë ndëshkimore nga Komisioni Evropian. Ndër të tjerët tashmë Komisioni Evropian i dërgoi Bullgarisë letrën e parë me paralajmërimet e domosdoshme. Por autoritetet nuk e marrin në konsideratë këtë dokument.”

Për shkak se shteti nuk iu kundërvihet interesave të ngjashme të sipërmarrësve, kundër Bullgarisë tashmë filluan disa procedura ndëshkimore për mungesën e mbrojtjes së natyrës përveç në Parkun Kombëtar Pirin, edhe në Parqet Kombëtare Rilla dhe Centralen Ballkan, në Rodopet Perëndimore, në malin Saranxha, në kepin Kaliakra, në zonën bregdetare Irakli, në parkun Rusenski Llom etj. Bullgaria është në treshen kryesore të vendeve me pasuri më të larmishme biologjike të kontinentit. Dhe kjo nuk është vetëm pasuri kombëtare, kjo është një pasuri i mbarë Evropës dhe i mbarë botës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD