Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia “win-win” e kryetares së Bashkisë së Sofjes

Foto: BGNES
Kryetarja e Bashkisë e Sofjes Jordanka Fandëkova përgjithësoi rezultatet e vitit të parë qëkur ekipi i saj fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale. Gjatë të dymbëdhjetë muajve të fundit të drejtimit të Bashkisë së Sofjes përpjekjet e ekipit “Fandëkova” çuan në absorbimin e mbi 100 milionë eurove nga fondet evropiane. Bashkia arriti të mbledhë dhe mbi 25 milionë euro detyrime të vjetra nga biznesi dhe qytetarët. “Aktualisht në Sofje punohet mbi 60 projekte me para evropiane”, tha Jordanka Fandëkova dhe rikujtoi se gjatë vitit 2010 normimi i kredisë i kryeqytetit u rrit përsëri, kurse Sofja mori njohjen “Qyteti më i mirë për biznes”.

Dhe pikërisht tani, në kohën e krizës ekonomike, pasojat e së cilës ende ndihen në Bullgari, kryetarja e Bashkisë e Sofjes guxon të bëjë diçka që pak qeverisës bëjnë në kohë të vështira. Ndër prioritetet e politikës së saj të ardhshme Fandëkova premtoi të mos rritë tatimet e kryeqytetasve, megjithëse në autorizimet e administratës bashkiake është ta bëjë. Në autorizimet e saj është gjithashtu të caktojë taksat për shfrytëzim të hapësirave bashkiake për tregti nga tregtarët e vegjël, si edhe taksat për parkim në kushtet e krizës së rëndë infrastrukturore në kryeqytet. Në praktikë kjo do të thotë se gjatë vitit 2011 banorët e Sofjes nuk do të paguajnë tatime më të larta mbi ndërtesat dhe taksa më të larta për mbeturinat shtëpiake. “Rritje të tatimeve vitin e ardhshëm nuk do të ketë, shërbimet e transportit urban ruajnë çmimet e tyre të deritanishme”, theksoi Fandëkova. Do të ketë dhe masa të reja për mbrojtje të sigurisë personale të qytetarëve dhe të pronës së tyre. Këto masa do të garantohen me krijimin e policisë bashkiake – një hap që shtyhej për shkaqe të ndryshme shumë kohë.

Projektet ambicioze të Bashkisë së Sofjes gjatë vitit të ardhshëm do të kushtojnë shumë para – rreth 600 milionë euro. Por për sigurimin e tyre bashkia nuk do të shtrëngojë qytetarët. Sepse pasi Sofja u shpall “Qyteti më i mirë për biznes”, duhet të presim se biznesi i mirë është ai që gjeneron të ardhura të mira jo vetëm për vetveten, por edhe për bashkësinë, në të cilën funksionon. Ai krijon më shumë vende pune, me kushte më të mira të punës, pagim më të mirë, më shumë angazhime sociale, bën dhe investime të reja. “Win-win” siç quhet në gjuhën e biznesit – fitojnë të dyja palët.

Për zbatimin e programit ambicioz të Bashkisë së Sofjes kontribut do të kenë dhe 50 milionë euro mjete evropiane. Shpresa e kryeqytetasve është se një pjesë e këtyre mjeteve mund të investohen në riparimin e udhëkryqeve, nënkalimeve, kopshteve të fëmijëve, shkollave dhe në projekte të ngjashme që nuk mbushin direkt xhepin e banorëve të qytetit, por i kursejnë kohë, nerva dhe para. Kjo do të thotë cilësi më të lartë të jetesës dhe punës në kryeqytetin bullgar. Për harxhimin e arsyeshëm të parave të tatimpaguesve duhet t’i besojmë damës elegante, kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, e cila ndoshta e kupton se vitin tjetër duhet të bëjë garë në zgjedhjet e rregullta lokale. Atëherë do ta pyesin për çdo qindarkë të harxhuar.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Vladimir Sëbev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD