Viti i kaluar do të mbetet në biografinë e Antonina Bonevës me disa shfaqje emocionuese. Ndër to ishte mundësia të interpretojë në skenën e Teatro Olimpico në Itali. Le të saktësojmë se ky është koncerti i parë i një pianisti bullgar në sallën legjendare.
“Më ftoi Marko Teca, pianist dhe dirigjent – tregoi Antonina Boneva. Ai është i njohur në Bullgari. Disa herë ka dhënë koncerte në Bullgari si solist dhe bashkë me orkestrën e dhomës “Stravinski” të udhëhequr nga ai. Koncerti që dhamë në qytetin Viçenca ishte me rast të hapjes së stinës së 35-të. Interpretuam në Teatro Olimpico që është ndërtuar nga Andrea Maladio – një nga arkitektët më të njohur në tërë botën. Ndërtesa është përfshirë në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s. Në këtë sallë kanë interpretuar Juehudi Menuhin, Msislav Rostropoviç, Daniel Barenbojm. Ndër shfaqjet e tjera që kisha gjatë vitit 2010 mund të përmend programin e dhomës që paraqitëm në Paris bashkë me mexosopranon Olga Gjurkovska. Si edhe koncertin në Konkursin ndërkombëtar në Varnë, të kushtuar Shopenit. Sipas traditës anëtarët e jurisë japin koncert para se të fillojë gara. Në publik janë kandidatët e rinj për çmimet, pedagogët e tyre, kolegët e tjera nga juria. Pra, është një përgjegjësi e madhe të japësh koncert para një auditori të tillë. Isha shumë e lumtur kur pas koncertit mora përshëndetje nga disa pianistë dhe pedagogë të mëdhenj.”
Kështu do të mbajë mend vitin 2010 pianistja Antonina Boneva. Le të shtojmë dhe recensionet në shtypin italian për shfaqjen në Teatro Olimpico. “Me një mjeshtëri teknike absolute, Boneva fitoi ovacionet e nxehta të publikut”, shkroi “Il Giornale di Vicenza”.
Antonina Boneva prej vitesh bashkon koncertet dhe veprimtarinë pedagogjike. Ajo studioi piano në Akademinë Muzikore Kombëtare në klasën e prof. Nikolaj Evrovit. Specializoi në Akademinë Muzikore Mbretërore në Antverpen te prof. Frederik Gevers. Ka dhënë koncerte në Belgjikë, Itali, Francë, Britani të Madhe, Austri dhe shumë vende të tjera.
Antonina Boneva ishte deputete në Kuvendin Popullor, kurse para kësaj – drejtore e Qendrës kombëtare të muzikës dhe valleve pranë Ministrisë së Kulturës. Gjatë kohës, kur ishte në politikë, ajo kufizoi veprimtarinë e saj pedagogjike. Tani përsëri ka dëshirë ta vërë në vendin e parë punën me nxënësit e saj.
Po të doni të dëgjoni interpretime të pianistes Antonina Boneva klikoni AUDIO.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..