Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kozi Gramadi – mali i shenjtë i odrisëve

Më i madhi prej dy tempujve, të zbuluar në Kozi Gramadi, është i vetmi i këtij lloji në Evropën Juglindore.
Foto: wikimapia.org
Gjatë vitit 2005 arkeologu doktor Ivan Hristov nga muzeu Historik Kombëtar zbuloi një rezidencë të udhëheqësve trakë në majën Kozi Gramadi në Sredna Gora. Gjatë studimeve gradualisht u bë e qartë se ajo është pjesë e një vendbanimi të lashtë me shenjtërore shkëmbore, një kështjellë, rrugë, nekropole dhe zhavorrishte. Përqendrimi i monumenteve të shenjta u bë shkas që piramida shkëmbore Kozi Gramadi të quhet “Mal i shenjtë”. Kompleksi ka lulëzuar shumë gjatë shekullit të katërt para erës së re, kur udhëheqësit e fisit të madh trak – odrisët, kanë ndërtuar atje një rezidencë të vet.

Pse e kanë zgjedhur pikërisht këtë truall të papërshtatshëm për ndërtime?

“Mendoj se shkaku për këtë fshihet në faktin se vetë maja ka qenë një vend i shenjtë për trakët në vazhdim të së paku një mijë viteve – tregon arkeologu doktor Hristov. – Domethënë, ky është një vend i shenjtë në kufijtë e Perandorisë së odrisëve, i cili ka tërhequr shumë besimtarë. Në vetë majën Kozi Gramadi janë ndërtuar dy tempuj, treguan zbulimet. Duhet të kihet parasysh se udhëheqësit në Trakinë e lashtë kanë qenë jo vetëm udhëheqës politikë dhe ushtarakë, por dhe persona kryesorë fetarë, të cilët pikërisht në majën Kozi Gramadi kanë vendosur kontakte me perënditë, duke qenë ndërmjetës midis tyre dhe njerëzve të zakonshëm. Kuptohet, vetë mali gjithashtu fsheh shumë mistere dhe unë jam i bindur se gjatë disa viteve të ardhshme do të ketë dhe zbulime të tjera për këtë vend. Atëherë do të bëhet i qartë funksioni i të gjitha objekteve arkeologjike, të gjetura deri tani. Atëherë do të jemi të qartë dhe për lidhjen midis tyre dhe për rolin e tyre në këtë mal të shenjtë për odrisët. Ndër të tjera, duhet të shënojmë se në krahinën juglindore të Mbretërisë së odrisëve ka akoma një mal të tillë – Hieron Oros, i cili është shënuar në burimet me shkrim. Ai gjendet afër qytetit Tekirdag në Turqinë e sotme. Në rezidencën e vet mbreti Kotis, i cili ka udhëhequr nga viti 385 deri në vitin 359 para erës së re, ka pasur një thesar të vet. Në fakt, dihet se mbretërit e odrisëve kanë pasur disa rezidenca, me të cilat kanë markuar periferinë e mbretërisë së tyre.”

Më i madhi prej dy tempujve, të zbuluar në Kozi Gramadi, është i vetmi i këtij lloji në Evropën Juglindore. Sipas doktor Hristovit ai është tempulli i parë trak mbitokësor në kufijtë e Bullgarisë së sotme – nga gjysma e parë e shekullit të katërt para Krishtit. Dera e tij ka zbukurime joniane. “Këtej e tutje gjithçka është shumë origjinale, edhe sa u përket proporcioneve, edhe sa i përket zbukurimit të blloqeve të ngurta anësore. Një platformë origjinale është ngritur në fundin e tempullit, drejt së cilës çojnë dy shkallare paralele”, shënon arkeologu. Në të ndoshta është ruajtur thesari i udhëheqësit, si dhe atributet e tij.

“Zbulimet më të rëndësishme gjatë kësaj stine janë lidhur me zbulimin e një arkitekture të mrekullueshme: dy mure kështjellash, dy kulla – bastione - elemente të sistemit fortifikues të kompleksit – shënon doktor Ivan Hristov. – Tashmë jemi të qartë se rezidenca është ndërtuar në tri nivele, me mure të drejta dhe paralele. Është interesante se sivjet arritëm të gjejmë akoma fragmente prej një qeramike luksoze greke, e cila është vërtetim i statusit të udhëheqësve. Kemi gjithashtu fragmente të amforave nga Thasosi. Ndoshta ato i kanë përdorur për furnizime ullinjsh grekë, sepse gjetëm në to bërthama. Gjetëm dhe një unazë të hekurt, shumë interesante. Kolegët nga laboratori ynë qendror janë duke punuar që ajo të konservohet dhe të lexohen mbishkrimet dhe figurat mbi të. Ka dhe diçka tjetër shumë kureshtare: Në Kozi Gramadi ndodhen të ashtuquajturat tjegulla të tipit të Korintit, të cilat janë përpunuar jashtëzakonisht mirë, siç duket nën mbikëqyrjen e rreptë të mjeshtërve grekë. Ato janë bërë në një vend jashtëzakonisht të lartë – 1 300 metra mbi nivelin e detit. Në fakt tjegullat na japin arsye për të kërkuar dhe furrat e mjeshtërve të lashtë. Tani për tani nuk kemi gjetur thesare, sende të arta ose të argjendta – sende tipike për nekropolet. Më e rëndësishmja për shkencën në rastin konkret është arkitektura, e cila në disa vende është unikale. Në Kozi Gramadi ka një mur të ruajtur kështjelle deri në tre metra, mbeturina të shumë godinave në brendësinë e kompleksit, shtresa kulturore përsëri rreth tre metra.”

Territori i kompleksit arkitekturor gjendet mbi 61 hektarë. Ka filluar një procedurë e shpalljes së tij monument të kulturës me rëndësi kombëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD