Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit kronologjik, dokumente origjinale dhe objekte unike, stoli, çmime, uniforma dhe të tjera për historinë bullgare, që ilustrojnë rrugën e jetës së mbretit Boris. “Fotografitë – një dëshmi objektive e kohës, pasqyrojnë jetën private dhe qeverisjen e monarkut, dashurinë e tij për natyrën, shkencën dhe teknologjinë, popullaritetin e tij mes njerëzve”, thekson muzeu.
Mbreti Boris III sundon Bullgarinë në një mjedis konfliktesh akute politike dhe sociale pas dy katastrofave kombëtare. Monarku i kapërcen vështirësitë me të cilat përballet dhe stabilizon shtetin. Ai imponon një politikë të jashtme të arsyeshme dhe të kujdesshme dhe ka merita të padiskutueshme për kthimin e Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë në vjeshtën e vitit 1940, thekson Muzeu Historik Kombëtar. Ekspozita realizohet në partneritet me Agjencinë Shtetërore “Arkivat” dhe Muzeun Politeknik Kombëtar.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..