Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapja e vendeve “të gjelbra” të punës do të pakësojë numrin e të papunëve në Bullgari

Prioritet i politikës evropiane gjatë disa vjetëve të ardhshme do të jetë kalimi drejt ekonomisë “së gjelbër”, e cila nuk dëmton mjedisin. Ndryshimet e klimës dhe sosja e resurseve të planetit tregojnë domosdoshmërinë e një zhvillimi të qëndrueshëm që garanton prosperitetin e shoqërisë duke ruajtur mjedisin. Krijimi i vendeve “të gjelbra” të punës është mënyrë për kapërcimin e pasojave nga kriza ekonomike dhe papunësia.

Në Bullgari është duke filluar procesi i kalimit drejt një ekonomie ekologjike. Shembull për këtë është ristrukturimi i energjetikës, kështu që në atmosferë të lëshohen më pak gazra karboni, zhvillimi i efikasitetit energjetik dhe i burimeve të ripërtëritshme energjike, inkurajimi i turizmit ekologjik dhe formave të ndryshme të transportimit ekologjik. Mundësi për krijimin e vendeve “të gjelbra” të punës ekzistojnë në fushën e bujqësisë, ekonomisë pyjore, në fushën e energjetikës dhe të teknologjive për kursimin e energjisë. Sipas Ligjit për inkurajimin e punësisë vende “të gjelbra” pune janë ato, të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit.

Në Planin kombëtar për veprim në fushën e punësimit për vitin 2011 është parashikuar që shteti të financojë krijimin e vendeve “të gjelbra” të punës në sfera perspektive ekologjike. Kështu do të kufizohet papunësia. Në vende të tilla do të punojnë njerëz, të cilët janë të papunë prej shumë kohe dhe janë regjistruar në zyrat e punësimit prej më shumë se 6 muajve.

Zina Andreeva, drejtore në Agjencinë e punësimit saktësoi sferat, në të cilat mund të krijohen vende “të gjelbra” pune. “Ato mund të jenë në këta sektorë: industria nxjerrëse dhe përpunuese, prodhimi dhe furnizimi i energjisë elektrike dhe i lëndëve të gazta djegëse. Përveç kësaj – në sektorin e shërbimeve – në furnizimin dhe pastrimin e ujërave, veprime të lidhura me gërmimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve, menaxhimin e mbeturinave, transportimin. Subvencionimi, që do t’i ofrohet punëdhënësit çdo muaj për një vend “të gjelbër” pune është 240 leva ose 120 euro. Shteti do të paguajë gjithashtu pushimet vjetore dhe pushimet për sëmundje. Punëdhënësi është detyruar të paguajë sigurimet e punëmarrësit dhe të ofrojë shpërblime suplementare.”

Që nga 1 janari i këtij viti punëdhënësit mund të kandidojnë për hapjen e vendeve të gjelbra të punës sipas rregullave të miratuara vitin e kaluar nga qeveria. Subvencionimi buxhetor prej 3 mln leva (1,5 mln euro) do të ofrohet për kohën, në të cilën njerëzit kanë punuar, por për një afat jo më të gjatë se 6 muajve. Këtë subvencionim do të mund ta përdorin 2 100 veta. Në se punëdhënësit shfaqin interes është e mundshme që për vitin 2011mjetet financiare në kuadrin e këtij programi të rriten, informuan nga Ministria e punës dhe politikës sociale Pritet se deri në vitin 2020 vendet e “gjelbra” të punës do të jenë rreth 3 milionë. Tani më shumë vende të tilla ka në Gjermani – 250 mijë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD